PIRAMIDA SI NJE OBJEKT ARKITEKTONIK DHE SI SIMBOLIKE E PERJETESIMIT TE SKLLAVERISE. Koha Jone, 24 .11.2010

Piramida ne kohen kur u ndertua, e analizuar si veper arkitekturore, paraqiste vlera. Ne analizen time, vleresoj tre aspekte te cilat se bashku percaktonin vlerat e saj. Ne vend te pare do te vleresoja formen e saj moderne. Te mesuar me formate kubike, forma piramidale e me levizshmeri volumetrike e saj do t'i jepte shume pike ketij objekti. Muret e pjerreta qe bashkoheshin drejt qiellit i jepnin godines karakterin mistik te objekteve te kultit. Te izoluar edhe ne njohjet tona nuk e dinim se arkitektura boterore objekte me forma te tilla i njihte shekuj me pare. Ne kendveshtrimin e sotem, forma ndryshe e piramides se atehershme sot duket si naivitet studentor. Nje aspekt tjeter qe ne ate kohe beri pershtypje ishte nje-volumi i brendshem madheshtor i saj. Te mesuar me objekte te vogla e me volume minimale, ajo hapesire na dukej joreale si te vinte nga tjeter bote. Ne fakt, kete detyre kishte marre ekipi projektues, te na magjepste. Godina te tilla, si cdo ndertese tjeter kulti, kete funksion kane. Por, ne kendveshtrimin e sotem te arkitektures moderne, hapesira te tilla nuk impresionojne askend. Shume hotele, aeroporte, godina sherbimesh e biznesi e perdorin kete "truk" arkitektonik per te terhequr e mbajtur brenda sa me shume njerez, pra sa me shume klient. Nje aspekt tjeter, qe per kohen kur u ndertua, paraqiste vlera ishte veshja e saj me material cilesor dhe siperfaqet pafund te xhamta. Te mesuar me objekte me fasada te paperpunuara apo te pandricuara dhe te padiellezuara sigurisht piramida do na dukej e bukur. Gjendja sot e objektit nga kjo pikepamje nuk le me as per te deshiruar. Ne kete kuptim, theksoj se, piramida nuk ka asnje vlere per t'u konservuar si objekt arkitekturor me vete. Piramida nuk perfaqeson ndonje rryme arkitektonike shqiptare. Nga c'thashe me siper dhe ne njohje te cdo shqiptari nuk ekziston nje stil arkitekturor shqiptar ne baze te te cilit te ishte ndertuar piramida. Ne kete kuptim, piramiden nuk mund ta identifikojme si element perfaqesues se nje rryme arkitekturore qe ka ekzistuar, eshte ne humbje dhe u dashka ruajtur. E vleresuar si element i nje ansambli arkitekturor, te stilit arkitekturor "neoklasik", te njohur me emrin "Ansambli i Godinave Ministrore" lehtesisht mund te dallohet qe piramida vecohet e vetmuar. Kjo godine nuk ka lidhjen me te vogel me kete ansambel ne asnje aspekt, as konceptimin volumor apo te fasadave, elementeve formuese te saj dhe as ne materialet ndertimore te perdorura. Ne kete kuptim, ky objekt nuk eshte as pjese e nje ansambli objektesh te cilat duhen ruajtur per vlerat arkitekturore te tyre.
Per sa i perket simbolikes, piramida simbolizon funksionin qe ka kryer. Funksionin e nje cadre te betonte dhe te xhamte per perjetesimin e kryepadrinos. Piramida eshte monument i mirefillte i perjetesimit te mafies-diktature. Nuk eshte e rastit edhe zgjedhja nepotike e grupit te punes per hartimin e projektit te shtepise se perjetshmerise. Grupi familjaro-projektues, kishte nje detyre te qarte per te unifikuar perjetesimin e pamoralit te skllaverise me simbolin e shqiptareve, shqiponjen. Por, arkitektura eshte nje art-shkence hyjnore dhe ne kete rast beri magjine e radhes. E menduar te materializonte shqiponjen me volumin e saj, per sa i perket formes, u veteshnderrua ne tempullin e pabesimit total, te qenieve qe besojne vetem te kulti absolut-personal, te piramides pagane. Ky eshte simboli qe duhet te shkaterrojme dhe kete simbol duhet ta zevendesojme me simbolin e fjales se lire, me simbolin e mendimit te lire. Kete duhet te bejme, te zevendesojme monumentin-objekt te skllaverise, nenshtrimit e memecerise se mendimit me monumentin-objekt te debatit te perfaqesuar politik. Piramida eshte godina e institucionit te vazhdimesise se shpelarjes se trurit, e injektimit te ideve fikse e tabu. Prandaj, te behemi njerez te moralshem, me se paku te lire per te vepruar, jo te shtrenguar apo nen trysnine e presionit te ideve-tabu te stampuara ne mendjen tone nga institucionet e atehershme apo te sotme te propagandes, por sipas vullnetit tone te lire, duke ndjekur ate rruge qe i kemi caktuar vetes, rrugen drejt lirive pafund te subjektivizmit personal te organizuar si nje komunitet i lire dhe qe beson

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017