Posts

Showing posts from August, 2026

Skanimi i fundit: në kërkim të pronës publike që i ka shpëtuar kullëzimit! Syri.net, 19. 08. 2026

Në ditën e 80-të të një proteste që ka marrë përmasat e një kundërshtimi mbarëpopullor, makineria qeverisëse vazhdon të punojë me qetësinë e një zyre noteriale. Jashtë kërkohet largimi i qeverisë; brenda vulosen shkresat. Kriza e legjitimitetit nuk është më një hall i opozitës. Ajo është bërë problem i marrëdhënies së qeverisë me shoqërinë shqiptare si një e tërë dhe, gjithnjë e më dukshëm, i besueshmërisë së saj përballë partnerëve ndërkombëtarë. Por makineria nuk shqetësohet nga gjëra të tilla sentimentale. Ajo vazhdon të prodhojë akte, të skanojë territorin, të inventarizojë prona dhe të përgatisë tjetërsimin e tyre. Dhe tani rrezja e skanerit është kthyer edhe një herë. Këtë herë mbi godinat e vjetra të shtetit. Një udhëzim i ri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit kërkon identifikimin e pasurive shtetërore mbi 70-vjeçare ose që mund të kenë vlera historike, arkitektonike, artistike, arkeologjike apo etnografike. Për secilën duhen mbledhur koordinatat, parcela, si...

Kur reforma territoriale ha demokracinë lokale! Syri.net, 11. 08. 2026

Në Shqipëri kemi zbuluar një mënyrë të re për të luftuar burokracinë: nuk heqim burokratët, heqim të zgjedhurit. Është një shpikje institucionale që meriton patentë. Mazhoranca socialiste po përgatitet të reduktojë numrin e bashkive nga 61 në 46 dhe na shpjegon se qytetarët nuk duhet të shqetësohen: shërbimet do të vazhdojnë, njësitë administrative do të mbeten, strukturat në territor do të jenë aty. Zyra administrative do të funksionojë, nëpunësi do të jetë pas sportelit dhe qytetari, teorikisht, do të marrë shërbimin. Vetëm një gjë e vogël do të mungojë: pushteti që ai zgjedh me votë. Dhe pikërisht kjo “gjë e vogël” quhet demokraci lokale. Në pesëmbëdhjetë territore që sot janë bashki, qytetarët nuk do të zgjedhin më kryetarin dhe këshillin e tyre bashkiak. Nuk do të kenë më parlamentin e tyre lokal. Vendimmarrja politike do të zhvendoset në një qendër tjetër, ndërsa në territor do të mbetet administrimi. Pra, burokracia mbetet, vota ikën . Është një lloj kirurgjie institucionale k...

Dy harta, dy Shqipëri: 46 bashki për Ramën apo 100 bashki për qytetarin? Syri.net, 04. 08. 2026

  Sa herë qeveria shqiptare nuk dëshiron të flasë për shtetin dhe pushtetin, nxjerr hartën mbi tavolinë. Merr lapsin, fshin disa kufij, bashkon disa ngjyra dhe e quan këtë modernizim të shtetit. Sikur një bashki të bëhej më e aftë vetëm sepse është vizatuar më e madhe. Sikur qytetarit t’i vinte shërbimi më pranë, sa më larg t’i çohej institucioni. Në dukje, debati i sotëm është mes dy numrave: 46 bashki të propozuara nga PS-ja dhe 100 bashki të propozuara nga PD-ja . Por numrat janë vetëm hija e debatit. Përplasja e vërtetë është ndërmjet dy mënyrave për ta lexuar reformën e vitit 2014 dhe dy ideve të kundërta për marrdhënien mes shtetit, territorit dhe qytetarit. PS-ja e sheh reformën e vitit 2014 si sukses që ka nevojë për disa riparime. Sipas saj, kalimi nga 373 njësi vendore në 61 bashki ishte drejtimi i duhur; ndërkohë popullsia është pakësuar, vendbanimet kanë ndryshuar dhe kostumi administrativ duhet ngushtuar sërish. Nga 61 në 46 bashki: një hartë më e vogël për një Shq...

Kush me algoritëm sundon, nga algoritmi rrëzohet! Syri.net, 28. 07. 2026

Ka një ironi të ftohtë në panikun e fundit të Edi Ramës ndaj algoritmit. Për më shumë se një dekadë, ai e ndërtoi pushtetin jo vetëm mbi vota, administratë, patronazh, klientelë dhe kapje institucionale, por mbi diçka edhe më të thellë: kontrollin e perceptimit publik. Ai kuptoi më herët se kundërshtarët e tij se, në një shoqëri të lodhur nga tranzicioni dhe të dobësuar institucionalisht, realiteti politik nuk prodhohet vetëm nga ajo që ndodh, por nga mënyra si ajo shfaqet. Rama nuk qeverisi thjesht me vendime. Ai qeverisi me pamje. Me regji. Me skenografi. Me video. Me batuta. Me përqeshje të kundërshtarit. Me kthimin e çdo kantieri në spektakël, të çdo fasade në “rilindje”, të çdo kritike në prapambetje, të çdo proteste në manipulim dhe të çdo kundërshtari në armik të zhvillimit. Ky ishte algoritmi politik i Ramës shumë përpara se algoritmi digjital të bëhej temë e fjalimeve të tij ndërkombëtare: prodho imazh, kontrollo skenën, shpërndaj emocion, zhurmo debatin, diskredito kritik...