Posts

Showing posts from 2026

Kur reforma territoriale ha demokracinë lokale! Syri.net, 11. 08. 2026

Në Shqipëri kemi zbuluar një mënyrë të re për të luftuar burokracinë: nuk heqim burokratët, heqim të zgjedhurit. Është një shpikje institucionale që meriton patentë. Mazhoranca socialiste po përgatitet të reduktojë numrin e bashkive nga 61 në 46 dhe na shpjegon se qytetarët nuk duhet të shqetësohen: shërbimet do të vazhdojnë, njësitë administrative do të mbeten, strukturat në territor do të jenë aty. Zyra administrative do të funksionojë, nëpunësi do të jetë pas sportelit dhe qytetari, teorikisht, do të marrë shërbimin. Vetëm një gjë e vogël do të mungojë: pushteti që ai zgjedh me votë. Dhe pikërisht kjo “gjë e vogël” quhet demokraci lokale. Në pesëmbëdhjetë territore që sot janë bashki, qytetarët nuk do të zgjedhin më kryetarin dhe këshillin e tyre bashkiak. Nuk do të kenë më parlamentin e tyre lokal. Vendimmarrja politike do të zhvendoset në një qendër tjetër, ndërsa në territor do të mbetet administrimi. Pra, burokracia mbetet, vota ikën . Është një lloj kirurgjie institucionale k...

Dy harta, dy Shqipëri: 46 bashki për Ramën apo 100 bashki për qytetarin? Syri.net, 04. 08. 2026

  Sa herë qeveria shqiptare nuk dëshiron të flasë për shtetin dhe pushtetin, nxjerr hartën mbi tavolinë. Merr lapsin, fshin disa kufij, bashkon disa ngjyra dhe e quan këtë modernizim të shtetit. Sikur një bashki të bëhej më e aftë vetëm sepse është vizatuar më e madhe. Sikur qytetarit t’i vinte shërbimi më pranë, sa më larg t’i çohej institucioni. Në dukje, debati i sotëm është mes dy numrave: 46 bashki të propozuara nga PS-ja dhe 100 bashki të propozuara nga PD-ja . Por numrat janë vetëm hija e debatit. Përplasja e vërtetë është ndërmjet dy mënyrave për ta lexuar reformën e vitit 2014 dhe dy ideve të kundërta për marrdhënien mes shtetit, territorit dhe qytetarit. PS-ja e sheh reformën e vitit 2014 si sukses që ka nevojë për disa riparime. Sipas saj, kalimi nga 373 njësi vendore në 61 bashki ishte drejtimi i duhur; ndërkohë popullsia është pakësuar, vendbanimet kanë ndryshuar dhe kostumi administrativ duhet ngushtuar sërish. Nga 61 në 46 bashki: një hartë më e vogël për një Shq...

Kush me algoritëm sundon, nga algoritmi rrëzohet! Syri.net, 28. 07. 2026

Ka një ironi të ftohtë në panikun e fundit të Edi Ramës ndaj algoritmit. Për më shumë se një dekadë, ai e ndërtoi pushtetin jo vetëm mbi vota, administratë, patronazh, klientelë dhe kapje institucionale, por mbi diçka edhe më të thellë: kontrollin e perceptimit publik. Ai kuptoi më herët se kundërshtarët e tij se, në një shoqëri të lodhur nga tranzicioni dhe të dobësuar institucionalisht, realiteti politik nuk prodhohet vetëm nga ajo që ndodh, por nga mënyra si ajo shfaqet. Rama nuk qeverisi thjesht me vendime. Ai qeverisi me pamje. Me regji. Me skenografi. Me video. Me batuta. Me përqeshje të kundërshtarit. Me kthimin e çdo kantieri në spektakël, të çdo fasade në “rilindje”, të çdo kritike në prapambetje, të çdo proteste në manipulim dhe të çdo kundërshtari në armik të zhvillimit. Ky ishte algoritmi politik i Ramës shumë përpara se algoritmi digjital të bëhej temë e fjalimeve të tij ndërkombëtare: prodho imazh, kontrollo skenën, shpërndaj emocion, zhurmo debatin, diskredito kritik...

Zvërnec–Narta: jo një debat për resortin; por për kapitalin natyror të Shqipërisë. Mapo, 22. 06. 2026

  Ky shkrim është pjesë e një serie prej tre artikujsh kushtuar debatit mbi Zvërnec–Nartën. Artikujt trajtojnë respektivisht dimensionin e qeverisjes territoriale, dimensionin ekonomik dhe dimensionin mjedisor të çështjes. Teza e përbashkët është se debati nuk kufizohet te një resort turistik, por prek mënyrën se si Shqipëria qeveris, zhvillon dhe administron territorin e saj.   Debati për Zvërnec–Nartën është paraqitur shpesh si përplasje mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit. Nga njëra anë flitet për investim të madh, turizëm elitar, vende pune dhe rritje të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë. Nga ana tjetër ngrihen shqetësime për lagunën, shpendët, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura. Por ky debat varfërohet nëse mbetet te formula e vjetër “zhvillim apo mjedis”. Pyetja më serioze është tjetër: a po e trajton Shqipëria natyrën si kapital kombëtar, apo si dekor që mund të konsumohet për fitim afatshkurtër? Në thelb, rasti Zvërnec–Nartë është debat për kapi...

Zvërnec–Narta: jo një debat për resortin; por për modelin ekonomik të zhvillimit territorial. Mapo, 10. 06. 2026

  Ky shkrim është pjesë e një triptiku mbi debatin e Zvërnec–Nartës. Qëllimi nuk është të gjykohet një projekt i vetëm, por të shqyrtohen tre pyetje thelbësore që ai ka nxjerrë në pah: kush vendos mbi zhvillimin e territorit, çfarë modeli ekonomik po ndjek Shqipëria dhe si mbrohet kapitali i saj natyror. Secili prej këtyre dimensioneve trajtohet veçmas, por të tre së bashku formojnë një debat të vetëm mbi të ardhmen e zhvillimit territorial në vend.   Debati për Zvërnec–Nartën është paraqitur kryesisht si përplasje midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit. Njëra palë thotë se Shqipëria ka nevojë për investime, turizëm cilësor dhe vende pune. Pala tjetër paralajmëron për dëme mjedisore, humbje biodiversiteti dhe transformim të pakthyeshëm të një prej zonave më të ndjeshme të bregdetit shqiptar. Të dyja qasjet kanë të vërtetën e tyre, por asnjëra nuk shkon deri në fund të problemit. Pyetja reale në këtë debat që ka përfshirë në protestë gjithë shoqërinë shqiptarë ...

Zvërnec–Narta: jo një debat për resortin; por për të drejtën politike të shoqërisë mbi zhvillimin e territorit. Mapo, 03. 06. 2026

  Ky shkrim është pjesë e një triptiku mbi debatin e Zvërnec–Nartës. Qëllimi nuk është të gjykohet një projekt i vetëm, por të shqyrtohen tre pyetje thelbësore që ai ka nxjerrë në pah: kush vendos mbi zhvillimin e territorit, çfarë modeli ekonomik po ndjek Shqipëria dhe si mbrohet kapitali i saj natyror. Secili prej këtyre dimensioneve trajtohet veçmas, por të tre së bashku formojnë një debat të vetëm mbi të ardhmen e zhvillimit territorial në vend.   Prej ditësh, tashmë, vëmendja publike është përqendruar te protesta kundër projektit turistik në zonën e Zvërnecit dhe Nartës. Për një sy të pastërvitur, kemi të bëjmë me një konflikt të zakonshëm, nga ata që kemi parë shumë në dekadën e fundit. Nga njëra anë qeveria që premton një investim i madh që shoqërohet me zhvillim ekonomik, vende pune dhe rritje të turizmit, dhe, nga ana tjetër banorë, aktivistë dhe qytetarë që shprehin shqetësime për mjedisin, pronën dhe të ardhmen e territorit. Përtej shikimit të parë, sa më shumë ...