Posts

Showing posts from January, 2020

DEMOKRACIA SHQIPTARE NUK ËSHTË DEFORMUAR NGA SISTEMIN ZGJEDHOR! Liberale, 20. 01. 2020

Image
Tema e madhe e kodit zgjedhor dhe e sistemit zgjedhor ka marrë dominimin e debatin publik mbi demokracinë, kohët e fundit. Ndërsa para dy dekadash na mjaftonte të largoheshin nga politika Nano dhe Berisha, dhe shoqëria shqiptare do arrinte lumturinë; sot, duket, se do na mjaftonte ndryshimi i sistemit zgjedhor. Pas kësaj, ne shqiptarët duhet të fusim lugën në brez dhe të ecim përpara të lumtur drejt integrimit në BE. Mbështetësit e tezës se e gjithë situata politike, ekonomike dhe shoqërore zgjidhet nga ky ndryshim, ndahen në tre grupe kryesore. Grupi i parë përbëhet nga “opozita e re”, të cilët kanë nevojë për një tezë të madhe për tu justifikuar. Pa hyrë në vlerësim e vendimit të partive opozitare për të dalë nga Kuvendi, mund të thuhet se ai ishte në përputhje me vullnetin e votuesve të tyre. Kështu që, atyre që e shkelën këtë vendim ju duhet një justifikim për të sotmen por edhe për të nesërmen e tyre në politikë dhe tema e madhe e ‘ndryshimit të sistemit’ është mënyra që kan

RILINDJA SOCIALISTE DHE TRANZICIONI I KTHYER MBRAPSHT! Liberale, 13. 01. 2020

Image
Megjithëse nuk kam qenë asnjëherë plotësisht i saktë, unë e kam emërtuar gjithmon udhëtimin e shoqërisë shqiptare të 30 viteve të fundit, me emrin tranzicion. Dhe kur them tranzicion, kam pasur parasysh kalimin nga një regjim autoritarist njëpartiak të ekonomisë së planifikimit të centralizuar, sikurse ishte Shqipëria e para vitit 1990-të, drejt një sistemi demokratik liberal të konsoliduar dhe ekonomisë së tregut të lirë. Ndoshta do të isha më i saktë nëse e konsideroja, sikurse shpesh në raportet ndërkombëtare, demokraci e brishtë apo hibride; porse asnjëherë nuk e kam ndjerë veten si një qytetar të një vendi demokratik, qoftë ajo edhe e ‘brishtë’ apo ‘hibride’. Në fakt, ka pasur një arsye më racionale se ato që sjellin ndjesitë subjektive, dhe ajo ka qenë mundësia teorike e ndërprerjes së tranzicionit në kahun nga autoritarizmi politik e ekonomia e centralizuar drejt demokracisë liberale dhe të ekonomisë së tregut të lirë. Skenar ky që teoritë e demokracisë nuk e përjashtojnë,

ASGJË NDRYSHE NUK MUND TË PRITEJ NGA RILINDJA! Liberale, 06. 01. 2020

Image
Një nga shumllojshëria e kurtheve të kastës politike në Shqipërinë e tranzicionit, ndaj masave të votuese, është relativizimi i pamatshëm i cështjeve qeverisëse, përfshirë skandalet. E thënë thjeshtë, nëse një skandal ndodh në fillim qeverisja tenton ta mohoj se ka ndodhur, më tej fillon ta pranoj me përmasë të përshkallëzuar (pak e nga pak), dhe në fund, kur nuk mund të fshihet më as ekzistenca dhe as madhësia e skandalit, kalon në “argumentin” se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe opozitës kur ishte në pushtet. Medemek, masa votuese nuk duhet të shqetësohet për skandalin, i cili kthehet në normalitet, përderisa ai i ndodh të gjithë partive kur janë në pushtet. Kjo skemë mashtrimi publik funksionon mbështetur mbi dy kolona. Së pari është pritshmëria e publikut, i cili në nivelin e lartë të indoktrinimit partiak ku gjendet, priret të besoj “të vërtetën” e partisë së tij pavarësisht sesa kjo përputhet me të vërtetën faktike. Dhe së dyti, meqë ato shfaqen në kohë të ndryshme, është pam