Posts

Showing posts from December, 2016

PLANI VDIQ, RROFTË PLANI! Mapo, 26. 12. 2016

Image
Tirana post diktaturë edhe pas 26 vjetësh në ribërje urbane nuk ka një Plan Territorial. Na e premtoi z. Rama Kryeministri i sotëm, z. Basha Kryeministri i së ardhmes së afërt, z. Veliaj Kryeministri i së ardhmes së largët, por askush nuk ja doli. Paradoksisht Tirana ka pasur Plan që nga vitet 1920 dhe deri në vitin 2010. Më sakt, deri në shkurt të vitit 2010, kohë kur për arsye të pleqërisë vdiq Plani i Tiranës socialiste i vitit 1990. Fiks 20 vjet pasi lindi. Me një fjalë, Tirana e demokracisë ka pasur formalisht vetëm një Plan, dhe ky ishte Plani i Tiranës socialiste. Sigurisht që koncepti Plan ka evoluar që nga vitet ‘20 e deri më sot. Ai nuk ka më të njëjtin kuptim si nga forma e as nga përmbajtja. Por, megjithëse nuk jemi duke folur për të njëjtën gjë, duhet pranuar paaftësia jonë e sotme për të bërë një gjë që 90 vjet më parë arritëm ta bënim. Pranuar këtë impotencë tonën, mund të kalojmë te një dimension tjetër i konceptit Plan që ka evoluar bashkë me evoluimin e organizimit s

KATËR HIPERDËMET E QEVERISË RAMA! Mapo, 20. 12. 2016

Image
Për të qënë politikisht korrekt, që të përzgjedhësh dëmet më evidente të një qeverie duhet që analizën ta bësh ditët e fundit të mandatit të saj, në mënyrë që të përfshish gjithë kohën që kjo qeveri ushtron pushtetin. Pra që në fillim duhet të pranojmë kufizimet e shkrimit. Mirëpo, kam dy argumenta që e asnjëansojnë këtë efekt. Së pari argumentin teorik. Shkencat politike kanë një aksiomë gjerësisht të pranuar, sipas të cilës një rotacion demokratik nuk varet vetëm nga mënyra e dorëzimit të pushtetit nga humbësit te fituesit por edhe nga mënyra sesi fituesit sillen me administratën që gjejnë. Sepse me të njëjtën mënyrë që ata sillen me administratën e vjetër, do të sillet administrata e re me popullin. Kështu që, në vlerësimin tim, qeveria Rama e ka mbyllur qeverisjen që javën e parë të saj. Argumenti i dytë është praktik. Dëmet janë të tilla, saqë jo muajt që i kanë ngel kësaj qeverie, por edhe disa qeveri pas saj vështirë ti rikuperojnë dot. Prandaj, pa u zgjatur vijojmë me dëmin e

‘DOING BUSINESS’ DHE SHAKAJA E LEJEVE ELEKTRONIKE! Mapo, 09. 12. 2016

Image
Më së fundi një lajm i mirë për Shqipërinë e bisnesit. Raporti ‘Doing Business 2017’ i Bankës Botërore e rendit në vend të 58 në rankimin që ky raport i bën 190 vendeve të botës. Ekspertiza e Bankës Botërore merr në shqyrtim dhe vlerëson 10 tregues, të cilët lidhen me kostot e proceseve rregullatore dhe me kuadrin ligjor e institucional me të cilat ndeshet një bisnes përgjatë aktivitetit të tij. Ky raport është shumë i rëndësishëm sepse shumë investitorë ndërkombëtar orientohen në vendimarrjet për shtrirje të aktiviteteve të tyre ekonomike në vende të reja, pikërisht nga këta tregues. Dhe vecanërisht për një vend si Shqipëria, që strategjikisht e kërkon prosperitetin ekonomik te investimet e huaja, kjo renditje është një gjë shumë pozitive. Për më tepër, kur vlerësimet e fundit nuk kanë qenë pozitive, për të kulmuar me vitin 2016 ku Shqipëria pësoi një rënie prej 35 vendesh dhe u pozicionua në vend të 97-t nga vendi 62-t ku ishte një vit më parë. Raporti që botohet në disa gjuhë të bo