Posts

Showing posts from September, 2019

TËRMETET DHE URBANISTIKA. Liberale, 28. 09. 2019

Image
Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi të shtunën e fundit kur qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe disa qyteteve të tjera u sulmuan në formën dhe përmasën që nuk e kishin përjetuar kurrë. Një tërmet i fuqishëm, hyri në jetët e tyre për pak sekonda, për të mbetur aty për një kohë të gjatë. Tërmetet janë një dukuri natyrore, që pa më të voglin dyshim askush nuk mund ti parashikoj kur dhe ku do të ndonin. As shoqëritë që i janë dorëzuar shkencës prej 500 vjetësh nuk e kanë privilegjin që të paralajmërohen. Për këtë nuk ka asnjë diskutim, dhe unë besoj se edhe për shumë kohë, e ndoshta asnjëherë, humanët nuk do ta paranjohin rrezikun që po ju afrohet prej tyre. Në këtë kuptim, ne shqiptarët nuk duhet të ndihemi sikur jemi “prapa bote”! Ne jemi thjeshtë të keqqeverisur, dhe kjo mund të konstatohet kudo ku individi varet nga qeverisja. Për të mbetur të tërmeti; ne mund ta konstatojmë faktin në mënyrën sesi institucionet shtetërore kryejnë detyrat e tyre në fazën post-tërmet. Një fazë s

A GABOI ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT PËR ‘KONTRATËN’ ME Z. BASHA? Liberale, 02. 09. 2019

Image
E majta dhe e djathta politike ndryshojnë në shumëcka, por një nga diferencat më të spikatura është mënyra sesi secila prej tyre synon të përmirësoj kulturalisht shoqërinë. Të djathtët mendojnë se mënyra më e mirë, pothuajse gjithmonë, është nëpërmjet përmirësimeve morale te individid. Sipas tyre, përmirësimi i shoqërisë ndodh atherë kur cdo individ lufton me dobësitë dhe të metat e veta personale, kështu që fokusohen te familja dhe arsimi. Nga ana tjetër, të majtët mendojnë se një shoqëri bëhet më e mirë duke luftuar me mangësitë morale të shoqërisë si një e tërrë, kështu që i koncentrojnë përpjekjet luftuar seksizmin; racizmin, intolerancën, homofobinë, të folurën e urrejtjes dhe shumë të këqia të tjera që të majtët mendojnë se kanë prekur shoqëritë. Për të mos folur për z. Rama - i cili qeveris prej 6 vjetësh (pa përfshirë 15 të tjera ministër e kryebashkiak) me premtimin se do bëj “Shtet” - le të marrim një shembull nga Shtetet e Bashkuara. Disa ditë përpara zgjedhjeve 2008,