A GABOI ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT PËR ‘KONTRATËN’ ME Z. BASHA? Liberale, 02. 09. 2019
E majta dhe e djathta
politike ndryshojnë në shumëcka, por një nga diferencat më të spikatura është
mënyra sesi secila prej tyre synon të përmirësoj kulturalisht shoqërinë. Të
djathtët mendojnë se mënyra më e mirë, pothuajse gjithmonë, është nëpërmjet
përmirësimeve morale te individid. Sipas tyre, përmirësimi i shoqërisë ndodh
atherë kur cdo individ lufton me dobësitë dhe të metat e veta personale, kështu
që fokusohen te familja dhe arsimi. Nga ana tjetër, të majtët mendojnë se një
shoqëri bëhet më e mirë duke luftuar me mangësitë morale të shoqërisë si një e
tërrë, kështu që i koncentrojnë përpjekjet luftuar seksizmin; racizmin, intolerancën,
homofobinë, të folurën e urrejtjes dhe shumë të këqia të tjera që të majtët mendojnë
se kanë prekur shoqëritë.
Për të mos folur për z.
Rama - i cili qeveris prej 6 vjetësh (pa përfshirë 15 të tjera ministër e
kryebashkiak) me premtimin se do bëj “Shtet” - le të marrim një shembull nga Shtetet
e Bashkuara. Disa ditë përpara zgjedhjeve 2008, Presidenti Obama ju drejtuar popullit
me fjalët: ‘jemi vetëm 5 ditë larg nga
transformimi fondamental i USA’. Të gjithë jemi dëshmimtar se z. Obama e filloi
dhe e përmbylli atë mandat, filloi dhe përmbylli edhe një tjetër, por asgjë
fondamentale nuk ndryshoi në kulturën, demokracinë apo në ekonominë amerikane!
Kështu janë kudo të
majtët (varësisht nga masa), kurse të djathtët mendojnë se përpjekjet për të
transformuar thelbësisht cdo shoqëri që nuk është thelbësisht e keqe, vetëm mund
ta përkeqësojnë atë. Ata besojnë se shoqëritë demokratike (përfshirë demokraci
hibride), vetëm mund të përmirësohen dhe jo të transformohen, apo akoma më keq
të transformohen fondamentarisht.
Mirëpo edhe sipas të djathtëve, kur kemi të
bëjmë me organizime të tilla shoqërore si monizmi apo oligarkia (fashizmi,
socializmi), e të tjera tirani si këto, individi duhet të përfshihet në beteja
me forca të jashtëme nga vetja, me forcat që përfaqësojnë tiraninë.
Në këtë konteks të
gjerë teorik, duket sikur protesta në mbrojtje të godinës historike të Teatrit
Kombëtar, që tashmë po merr vlera historike në vetvete, është një aktivitet
politik i frymëzuar nga qasje të djathta politike. Ajo në praktikë prezantohet
në konservim të trashëgimnisë kulturore dhe vecanërisht në mbrojtje të
demokracisë (hibride) të vendit nga një sulm i dhunshëm oligarkik që po i ndodh
në vitet e fundit. Në këtë kuptim, parë nga një perspektivë e gjerë shikimi,
Aleanca në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar bëri veprimin e duhur, kur
nënshkroi një marrveshje me drejtuesin e Partisë Demokratike - që
vetprezantohet si e qëndrës së djathtë - z. Basha.
Mirëpo, ka një konteks më të ngushtë dhe më specific
(për rastin) nga i cili duhet ta konsiderojmë këtë marrveshje, dhe ky konteks
ndërtohet nga dy aspekte. I pari mbetet teorik, dhe na thotë se e majta nuk është
një pikë fikse në horrizont por një spektër i gjërë qëndrimesh të grupuara politike.
Pra, rilindja Rama jo vetëm nuk mund të paralelizohet me qeverisjen e majtë
Obama, por as me qeverisjet pararendëse socialiste (Nano, Meta dhe Majko). Administrata
Obama, jo se jo, por as këto administrata socialiste shqiptare nuk guxuan të
ndërmerrnin një projekt të tillë, që duhet pranuar se ishte konceptuar që në
atë kohë. Tezë kjo që na thotë se teorikisht, në protestë janë përfshirë edhe
individë apo grupe me qasje të majta politike, të cilët nuk e gjejnë veten të
përfaqësuar nga qasja oligarkike e qeverisë. Gjë që vërtetohet edhe në
praktikë, nga diskursi në mbrojte të truallit publik që i kalohet në pronësi
një sipërmarrësi privat, në kuptim të kësaj afere, dhe anti-fitim që ky
sipërmarrës privat potencialisht do realizojë nga kjo aferë. Pa hyrë në vlerësimin
sa qëndrojnë këto argumente, qasja frymëzuese mbetet e majtë.
Parë në këtë prizëm - që duhet pranuar se si më i
ngushtë, më specific dhe i konstatuar empirikisht duhet të jetë edhe më afër të
vërtetës - kontrata e nënshkruar nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit me z.
Basha, lë jashtë të majtët që nuk përfaqësohen nga Rilindja por që nuk mund ta
gjejnë dot veten nën një kontratë me të djathtën. Aq më tepër, kur vet
marrveshja presupozohet të implementohet në kohën hipotetike kur z. Basha të
jetë Kryeministri i vendit, cka të majtët e konsiderojnë një humbje të madhe.
Mirëpo nëse ka një dimension të rëndësishëm të kësaj proteste, përvec shtrirjes
shumë të gjatë në kohë, ai është masiviteti i pjesëmarrjes. Nëse ky masivitet
dëmtohet, në mënyrë të pashmangshëm dëmtohet e gjithë protesta. Sidoqoftë, këtu
jemi në termat e parashikimit, nëse masiviteti do të ulet apo jo, kjo mbetet
për tu matur në vijim.
Comments
Post a Comment