Posts

Showing posts from August, 2019

PSE VENDIMARRJE SI AJO PËR SHKATËRRIMIN E TEATRIT KOMBËTAR NUK MUND TË NDODHIN NË PARIS?! Liberale, 06. 08. 2019

Image
Të martën e kaluar isha i ftuar në emisionin Tempora të Sonila Mecos, që transmetohet në Ora Neës. Përfshirja e gjerë teknike nëpërmjet pjesmarrjes së artistëve, sociologëve, arkitektëve, urbanistëve, juristëve, ekonomistëve dhe politilogëve e kthyen emisionin në një forum të vërtetë multidisiplinor, nga ata që i trajtojnë shterueshëm pikëpyetjet e një debati bazik publik, sikurse është ky për prishjen e godinës historike të Teatrit. Refuzimi i përfaqësuesve të autoriteteve qeverisëse për të pjesmarr në këtë debat, jo vetëm që nuk ja uli vlerat, por vërtetoi se diskursi pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë themel logjik, moral apo teknik.       Nëse duhet ti gjejmë patjetër një ‘cen’ atij emisioni, atherë ajo ishte kufizimi që sjell koha televizive. Televizioni ka kohët e veta, emisionet që ai prodhon nuk mund të përfundojnë atherë kur është shteruar cështja në trajtim; por në të kundërt, cështja në trajtim duhet të laborohet sa më gjerë brenda kohës televiz