Posts

Showing posts from June, 2022

Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë! Liberale, 03. 06. 2022

  Marrdhënia midis lirisë së individit dhe pushtetit të qeverisë është një nga karakteristikat më dalluese të evoluimit njerëzor. Që në antikitet kjo marrdhënie prezantohej si një konflikt mes nënshtetasve dhe sunduesit. Nënshtetasit pranonin sundimin, në këmbim të mbrojtjes që sunduesi u siguronte, me kushtin që sunduesi të mos e përdorte këtë pushtet kundër vet atyre. Përderisa sundimtarët kishin forcën për të mbrojtur nënshtetasit e tyre, ata mund ta përdornin këtë forcë edhe kundër lirive të nënshtetasve të tyre. Më tej, erdhi një kohë kur njerëzit do ta kundështonin faktin që qeveritarët e tyre të ishin një pushtet i pavarur, dhe shpesh herë i kundërt me interesat e tyre. Këtu nisi dinamika e kalimit të qeverisjes nga sundimi i një mbreti të përhershëm- pushtet i cili ishte edhe i trashëgueshëm- në një qeverisje të përkohshme. Elita e shtetit do të ishin njerëz që e merrnin me koncension ushtrimin e pushtetit, dhe të revokueshëm nga detyra. Përzgjedhja e pushtetarëve zëvëndësoi