Posts

Showing posts from August, 2020

NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020

Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’! Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore. Kjo veprimtari antiligjore njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme. Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm këtë f

A PO BËHEMI BASHKËPUNËTOR NË KRIMET NDAJ FËMIJËVE TANË? Liberale, 16. 07. 2020

  Pas tërmetit të nëndorit të vitit të kaluar shoqëria shqiptare po përjeton një përshtjellim të fortë mendor. Ajo gjendet nën stresin më të madh që është gjendur ndonjëherë, edhe për atë që po ndodh me sulmin nga koronaviruasi që po pushton botën. Si tërmetet edhe viruset nuk janë një situatë e re për shoqëritë njerëzore, dhe ajo që e bën të pakrahasueshme me të kaluarën nuk është vetëm fakti se ato sulmuan sëbashku. Është e kuptueshme se situata do të ishte shumë më e lehtë nëse do të sulmoheshim vetëm nga koronavirusi sikurse pjesa tjetër e botës, apo vetëm nga tërmeti, por nuk është ky shkaku real i kësaj shkundje të thellë mendore. Tmerri lidhet me dy faktorë, të tjerë, shumë të rëndësishëm lokal dhe kulturor. Së pari na u dha prova se Shteti, që ne i kemi dhënë kaq shumë besim e nënshtrim, është një kasolle kashte që nuk ka asnjë vlerë në kohën kur qytetari ka më shumë nevojë për të; dhe së dyti se besimi dhe nënshtrimi që i kemi rezervuar Shtetit gjithë këto vite na ka bërë të