Posts

Showing posts from April, 2020

TRADHËTARËT JANË ATA! Liberale, 28. 04. 2020

Duket se marrëzia ka marrë rrugët në këtë katundin tonë globalist. Prijësi ka shpikur një super argument për të mbrojtur ndryshimet e thella antidemokratike që po i bën legjislacionit shqiptar. Ai po na thotë se këto ndryshime ‘nuk janë për popullin, por për ligjëshkelësit’! Që do të thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen fare se çfarë ligjesh bën qeveria, sepse ligjet nuk janë për ta! Dhe ky “argument” duhet të jetë shterues për gjithëkënd nga shoqëria, që e njeh veten si pjesë të popullit dhe jo si ligjëshkelës. ‘Unë nuk jam ligjshkelës, pse duhet të kem frikë nga ligji që po bën qeveria?!’ Kështu është, apo jo! Qytetari nuk ka pse të ketë frikë nga ligji, përderisa nuk e shkel atë. Nga ana tjetër pse duhet të shqetësohemi për ligjëshkelësit, ata e kanë vendin në burg! Në fakt, ky është arsyetimi më qesharak që kam dëgjuar ndonjëherë, sepse kur ligji nuk ka filluar të aplikohet nuk ekziston asnjë diferencë midis popullit dhe ligjëshkelësit. Të dyja këto grupe përputhen, seps

TË QESHËSH APO TË QASH NË KOHËN E ÇIFTËZIMIT TË RILINDJES ME KORONËN! Liberale, 20. 04. 2020

Image
Personalisht po e shijoj shumë këtë gallatën e luftës së Prijësit tonë me shqiptarët, nën preteksin e virusit korona. Është qesharake të shohësh një burrë në një moshë të caktuar, që del në televizor çdo ditë me një pamje vizionari dhe gjithë patos lëshon broçkulla infantile. Më shumë se qesharak  janë zyrtarët e shtetit, nga polici te ministrat, të cilëve ju duhet edhe ti përsërisin këto anekdoda sikur po thonë gjërat më të mënçura në botë, por edhe të detyrojnë qytetarët, me forcën e pushtetit që ju ka dhënë Prijësi, ti zbatojnë ato në jetën e përditshme. Akoma më qesharak janë njerëzit që e trajtojnë seriozisht këtë amorfitet qeverisjeje, që vetquhet Rilindje. Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë, i drejtuar tashmë plotësisht nga Prijësi, miratoi disa shtesa në Kodin Penal. Sipas këtyre shtesave, disa nga ata që dënoheshin me gjoba për ‘mos marrje leje’ për të dalë nga shtëpia, tashmë do të dënohen me burg. Ndërkohë, vet Prijësi lajmëroi se ata që janë dënuar me gjoba apo dëni

ME KË ËSHTË NË LUFTË PRIRËSI JONË? Liberale, 12. 04. 2020

Image
Karantinë është kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të sëmurë, kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të shëndetshëm është tirani! Dy lajme kemi këto ditët nga Prijësi ynë, i pari na njeh me zemërmirësinë e tij, kurse i dyti na prezanton forcën e tij të re. Me pak fjalë, Prijësi ynë shpirt mirë ka vendosur ta ngushtojë kohën e shtetrrethimit, por dhe të përforcojë ‘dhunën legjitime’ që mund të ushtrojë ndaj nesh, përderisa ne nuk e duam jetën tonë aq sa e do ai fitoren e luftës së tij. Sepse Prijësi ynë është në luftë, sikurse e shpalli ai vet, e përsërit shpura e tij, dhe e reklamon e gjithë media klasike dhe moderne e vendit. Luftë, e cila mund të fitohet vetëm nëse zbatohen disa rregulla të thjeshta, por edhe të rënda, veçanërisht ai që kërkon distancim individual ndaj shoqërisë. Mirëpo, Prijësi ynë nuk mund t’ia besoj ruajtjen e kësaj distance përgjegjshmërisë tonë individuale. Kështu që ka vendosur të na mbylli në shtëpitë tona, duke na lënë një fashë të shkurtër or

KONCENTRIMI NA DOBËSON EDHE PËRBALL KORONAVIRUSIT! Liberale, 06. 04. 2020

Image
Koronavirusi vijon të preki jetët tona, jo vetëm nëpërmjet atyre që dijmë për të, por më shumë nëpërmjet atyre që nuk njohim akoma. Shumë pyetje na mundojnë këto kohë: nga, sa do të zgjasi kjo gjendje e padurueshme (?); deri, te çfarë impakti do të ketë ai në të ardhmen (?), që domosdoshmërisht do të jetë ndryshe. Ajo që më shqetëson më shumë është e ardhmja, sepse vetëm atë kemi në dorë sot. Të sotmen e kishim në dorë vite më parë, dhe duket se kemi dështuar me sukses të plotë, përderisa shumëkush ndihet i frikësuar në këtë realitet. Dhe, këtu nuk e kam fjalën vetëm për realitetin e krijuar nga koronavirusi, por edhe për realitetin përpara tij. Nëse vëzhgon me vëmendje, dëshira për kolektivizëm dhe nostalgjia për k omunizmin po shfaqet gjerësisht këto ditët! Njerëz që nuk ja kanë idenë realitetit  të përgjithshëm dhe të koronavirusit në veçanti, po kërkojnë të zhdukin kapitalizmin dhe individualizmin, meqë ata e paskan fajin për gjithçka të keqe që po ndodh. Por edhe njerëz të