ME KË ËSHTË NË LUFTË PRIRËSI JONË? Liberale, 12. 04. 2020


Karantinë është kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të sëmurë, kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të shëndetshëm është tirani!

Dy lajme kemi këto ditët nga Prijësi ynë, i pari na njeh me zemërmirësinë e tij, kurse i dyti na prezanton forcën e tij të re. Me pak fjalë, Prijësi ynë shpirt mirë ka vendosur ta ngushtojë kohën e shtetrrethimit, por dhe të përforcojë ‘dhunën legjitime’ që mund të ushtrojë ndaj nesh, përderisa ne nuk e duam jetën tonë aq sa e do ai fitoren e luftës së tij. Sepse Prijësi ynë është në luftë, sikurse e shpalli ai vet, e përsërit shpura e tij, dhe e reklamon e gjithë media klasike dhe moderne e vendit. Luftë, e cila mund të fitohet vetëm nëse zbatohen disa rregulla të thjeshta, por edhe të rënda, veçanërisht ai që kërkon distancim individual ndaj shoqërisë.

Mirëpo, Prijësi ynë nuk mund t’ia besoj ruajtjen e kësaj distance përgjegjshmërisë tonë individuale. Kështu që ka vendosur të na mbylli në shtëpitë tona, duke na lënë një fashë të shkurtër orare për dalë për blerje kundrejt detyrimit të marrjes së lejes, në të kundërt  do të na gjobiti. Mbi këtë konteks na erdhën edhe dy lajmet e fundit, të cilat, vlerësuar sipas kuptimit të Prijësit dhe shpurës së tij, shkojnë në kundështim me njëra tjetrën. Sepse nga njëra anë na zgjeron rrezikun për tu prekur nga virusi, kurse nga ana tjetër e zvogëlon atë! Pa hyrë në analiza të thella, përderisa Prijësi thotë se fasha orare për të dalë duhet të jetë sa më e shkurtër, atherë zgjatja e saj mbetet shtim rreziku nga koronavirusit. Dhe përderisa thotë se shtimi i dënimit -edhe me burg- për ata që nuk marrin leje do ta uli rrezikun, atherë shtimi i dënimit sjell zvogëlim rreziku për tu prekur prej tij. Mirëpo, kjo kontraditë ka diçka që nuk shkon brenda saj. 
Në shoqëritë e demokracive liberale është e rëndësishme përzgjedhja e masave qeverisëse për tu përballur me një problematikë shoqërore, kurse në shoqëritë totalitare mendohet se qëllimi justifikon mjetin. Prandaj, në këtë luftën e Prijësit tonë, nuk ka rëndësi fare se çfarë masash përdoren, mjafton të arrihet qëllimi i Prijësit. Dhe këtu prezantohet shqetësimi që lind ndaj ‘dhunës legjitime’ të qeverisë: a kanë shoqëria shqiptare dhe Prijësi i saj të njëjtin qëllim?
Të besosh se mjeti është i justifikueshëm në çdo rast, atherë ka rrezik që qëllimi i Prijësit të mos jetë i njëjtë me qëllimin tonë. Qëllimi përfundimtar i tij i bie të jetë përdorimi i këtyre masave shtrënguese në vetvete. Thënë thjeshtë, shoqëria beson se qëllimi final i luftës është triumfi i saj mbi kundër koronavirusit, kurse Prijësi synon forcimin e pushtetit të tij qeverisës! Nuk mund ta themi me siguri shkencore këtë, por nuk na mungojnë shembuj të praktikave qeverisëse, disa nga të cilat mund ti shohim për ti dhënë një përgjigje të supozuar.
Shoqëria kishte problem gjëndjen urbane të qyteteve, dhe kujtonte se fajin për këtë e kishin ndërtimet paleje, kështu që i pëlqeu ‘lufta’ e Prijësit kundër ndërtimin informal. Mirëpo doli që Prijësi nuk kishte qëllim përmirësimin e gjendjes së qyteteve, por futjen në burg të atyre që ndërtonin informalisht, sepse rezultati i vetëm i kësaj lufte të Prijësit ishte futja në burg e ca njerëzve, por jo përmirësimi i situatës urbane të qyteteve.
Shoqërisë shqiptare i mbushën mendjen se fajin për gjendjen e mjeruar mjedisore dhe urbane të qyteteve e kishin drejtuesit lokal, dhe asaj i përqeu ‘lufta’ e Prijësit kundër kryekomunarëve dhe kryebashkiakëve të korruptuar, që jepnin leje ndërtimi me shumicë, që harxhonin paratë publike për rroga të administratës, dhe të tjera si këto. Mirëpo, doli se qëllimi përfundimtar i Prijësit ishte e kontrolli i plotë mbi pushtetin vendor dhe jo mirë administrimi lokal, përderisa administrimi lokal u përkeqësua më tej kurse Prijësi drejton Pushtetin Vendor nëpërmjet 61 drejtorëve të tij.    

Shoqëria kishte problem furnizimin me energji elektrike dhe besonte se këtë situatë e sillnin mospagesat e energjisë elektrike, kështu që i pëlqeu ‘lufta’ e Prijësit ndaj atyre që nuk paguanin konsumin. Mirëpo doli se qëllimi final i Prijësit ishte futja në burg e atyre që nuk e paguanin, dhe jo rregullimi i sistemit të furnizimit me energji, përderisa produkti i vetëm i kësaj lufte ishte futja në burg të ca mjeranëve që nuk e paguanin, por jo përmirësimi i treguesve të sistemit.  
Shumë ‘luftëra’ të tjera të Prijësit tonë mund të përmendnim, por nuk ja vlen se të gjitha janë njësoj. Asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar si problem i zgjidhur i shoqërisë, por si koncentrim i mëtejshëm i pushtetit të Prijësit tonë. Prandaj, e kam një përgjigje për pyetjen e ngritur në titullin e këtij shkrimi. Prijësi ynë është në luftë me popullin e vet, me të drejtat dhe liritë e shoqërisë. Ka qenë kështu prej shtatë vjetësh, dhe mbetet akoma edhe sot. Thelbi asaj që duhet të kuptojmë ne, gjendet te ato vargjet që u bënë popullore për ca kohë, por më tej duket se i harruam, ‘mora pushkën dola malit, të luftoja për Atdhe, ku e dija unë i mjeri, se armiku ishim ne’.

Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017