KONCENTRIMI NA DOBËSON EDHE PËRBALL KORONAVIRUSIT! Liberale, 06. 04. 2020
Koronavirusi vijon të preki jetët tona, jo vetëm
nëpërmjet atyre që dijmë për të, por më shumë nëpërmjet atyre që nuk njohim
akoma. Shumë pyetje na mundojnë këto kohë: nga, sa do të zgjasi kjo gjendje e
padurueshme (?); deri, te çfarë impakti do të ketë ai në të ardhmen (?), që
domosdoshmërisht do të jetë ndryshe. Ajo që më shqetëson më shumë është e
ardhmja, sepse vetëm atë kemi në dorë sot. Të sotmen e kishim në dorë vite më
parë, dhe duket se kemi dështuar me sukses të plotë, përderisa shumëkush ndihet
i frikësuar në këtë realitet. Dhe, këtu nuk e kam fjalën vetëm për realitetin e
krijuar nga koronavirusi, por edhe për realitetin përpara tij.
Nëse vëzhgon me vëmendje, dëshira për kolektivizëm
dhe nostalgjia për komunizmin po
shfaqet gjerësisht këto ditët! Njerëz që nuk ja kanë idenë realitetit të përgjithshëm dhe të koronavirusit në
veçanti, po kërkojnë të zhdukin kapitalizmin dhe individualizmin, meqë ata e paskan
fajin për gjithçka të keqe që po ndodh. Por edhe njerëz të lexuar, si Noam Chomsky,
prezantojnë të njëjtin mendim se, demokracia liberale është fajtorja e mungesës
së pajisjeve mjeksore në këtë situatë.
Sigurisht që kanë të
drejtë, nëse do të ishim një shoqëri e izoluar nga bota si 30 vjet më parë,
patjetër që nuk do kishim impaktin e sotëm. Nuk do kishim pacient zero, dhe në
këtë kuptim nuk do kishte shpërndarje në shkallë të gjerë. Edhe nëse do
infektohej ndonjë nga Blloku, të vetmit që mund të shëtisnin nëpër botën
kapitaliste, nuk do ishte ndonjë rrezik i madh se për ta gjithmon ka spitale. Nëse
e dëshirojmë këtë ‘siguri’ jemi në rrugën e duhur prej shtatë vjetësh,
koncentrimi i pushtetit politik po shkon në të njëjtin drejtim. Ndërsa ka, të
paktën 23 vjet që askush nuk është investuar politikisht të ndërtonte një
realitet shoqëror, i cili të na tregonte se kapitalizmi dhe individualizmi
funksionon më mirë se koncentrizmi dhe kolektivizmi. Është kështu për çdo
aspekt jetësor, por edhe për impaktet që kemi sot dhe do të kemi në të ardhmen
nga koronavirusi.
Koncentrimi i
pushtetit politik përgjatë tranzicionit solli modelin ekonomik shqiptar të
konsumit, i cili mbështet vetëm në tre komponentë. Së pari, bisneset oligarkike
që punojnë përgjithësisht të financuara nga buxheti publik, dhe përthithin ato pak
fincanca publike që duhet të shkonin për përballimin e kësaj situate. Së dyti,
bisneset e shitjeve me pakicë dhe shërbimeve që po mbyllen përditë e më shumë, sepse
klientela po zvogëlohet nga varfëria apo po koncentrohet te bisneset e mëdha. Së
treti, ‘call-center’ dhe ‘fasoneritë’, të cilat avantazhet konkuruese i
vendosin te pagesat shumë të ulta të punonjësve dhe koncetrimi i tyre në
njësinë e sipërfaqes. Janë këto sektorët që formësojnë një ekonomi të
koncentruar të konsumit, ku konsumatorët janë gjithmon e më të varfër dhe nuk
mund të përballojnë dot as dy muaj kostot e jetesës me kursimet e tyre.
Koncentrimi i
pushtetit politik përgjatë tranzicionit solli edhe modelin territorial shqiptar
të koncentrim-braktisjes së territorit nga popullsia, i cili formësohet nga
vetëm nga dy komponentë. Së pari, qytete të mbipopulluara, me densitete të
larta banimi në njësinë e sipërfaqes, si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani,
Shkodra dhe Korça; të cilat na rrisin vulnerabilitetin ndaj koronavirusit,
sepse prodhojnë hapsira të ngushta mikrosociale për individin. Është e
kuptueshme, sa më shumë njerëz në njësinë e sipërfaqes, aq më pak njësi të
sipërfaqes në përdorim të një individi. Së dyti, qendra banimi të
nënpopulluara, me densitete të ulta banimi në njësinë e sipërfaqes, sikurse
shumica dërrmuese e fshatrave, qytezave dhe qyteteve të vogla të vendit; të
cilat, gjithashtu, na rrisin vulnerabilitetin ndaj koronavirusit. Në mungesë të
banorëve, është e kuptueshme që mungojnë edhe kapacitet e ekspertizës dhe
infrastrukturës shëndetësore.
Koncentrimi i
pushtetit politik përgjatë tranzicionit prodhoi edhe autoritarizmin e sotëm të
Kryeministrit, i cili ‘po lufton i vetëm kundër popullit të tij injorant, që
nuk kupton rëndësinë e karantinës’. Prandaj, është i detyruar të koncentrojë
orarin e ‘liri-daljes’ së ‘tradhtarëve’ që po e pengojnë atë të fitoj luftën e
tretë botërore, njësoj si e pengonin tradhtarët e kaluar, Prijësin e kaluar, të fitonte luftën me imperalizmin dhe
social-imperalizmin botëror. Mirëpo edhe ky lloj koncetrimi na rrit
vulnerabilitetin, sepse rrit densitetin e individëve në njësinë e kohës nëpër
dyqane. Në të kundërt, ajo që na duhet është zgjerimi i kohës kur njerëzit mund
të dalin të bëjnë blerje, mundësisht 24/7. Kjo do ulte numrin e njerëzve në
njësinë e kohës nëpër dyqane, sepse ata që dalin për të blerë do të dalin
gjithësesi, çështja është të mos dalin në të njëjtën kohë.
Shikoni çfarë po ndodh
sot, sektori shtetëror ju bën testin vetëm atyre që përzgjedh vet, kurse
sektori privat kujtdo që dëshiron, të paktën për aq kohë sa i lejoi shteti i
plofuqishëm. Sektori shtetëror po harxhon miliona euro dhe prap nuk kemi
pajisje mjeksore, kurse disa djem e vajza të shkëlqyera, vetëm me aftësi
individuale dhe me kosto të përballueshme për buxhetin e tyre po prodhojnë
maska apo mjete të tjera, aq të domosdoshme në këtë moment të vështirë. Prandaj,
ajo që duhet të kuptojmë është e thjeshtë, asgjë e mirë nuk vjen nga koncetrimi
dhe etatizmi, kolektivizmi e autoritarizmi që ai prodhon. Dekoncentrimi dhe
liria e përgjegjshmëria inviduale është përgjigjja, për të fituar mbi
koronavirusin dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndryshme.
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310