Posts

Showing posts from May, 2018

STREHIM SOCIAL ME NJË LIGJ QË PËRJASHTON TË VARFËRIT! Mapo, 25. 05. 2018

Image
Nëse synon të vlerësosh paraprakisht një ligj duhet të lexosh ‘Relacionin’ që e shoqëron këtë draftligj. Ai është një dokument që duhet të shpjegojë teknikisht nevojën e shoqërisë, qëndrimin politik që e ushqen, rrugët për të arritur ato synime që përmbushin nevojën shoqërore dhe kostot financiare për ta zbatuar këtë ligj. Në cdo rast, ‘Relacioni’ shkruhet teknikisht. Ligji mund të jetë i majtë apo i djathtë, në raport me qëndrimin politik mbi të cilin është hartuar, por kurrësesi relacioni! Kjo është arsyeja pse një administratë përbëhet nga segmente të diferencuara politike dhe teknike. Por le të pranojmë se, sikurse shumëcka të deformuar në këtë vendin tonë, edhe administrata teknike mund të jetë e politizuar. Mirëpo në asnjë rast nuk duhet të tolerojmë që, ‘administrata teknike e politizuar’ të jetë edhe demagogjike! Sepse të tillë e perceptova administratën e Rilindjes Urbane, ndërsa fillova të lexoj relacionin e ligjit ‘Për Strehimin Social’! Që në paragrafin e parë të këti

HALLI MË I MADH I TIRANËS URBANE QË NUK PO JA QAN NJERI! Mapo, 18. 05. 2018

Image
Ajo që nuk po kuptojnë elitat drejtuese të partive, vecanërisht elitat e partive opozitare meqë ato janë të interesuara për rrotacion, është fakti se shoqëria shqiptare ka evoluuar shumë përgjatë këtyre 25 vjetëve. Kjo është arsyeja bazike që partitë shqiptare këmbëngulin ta mbajnë diskursin dhe veprimin politik në të njëjtat lojra gjuhësore, konjuktura termash apo kuptimesh, skema apo strategji veprimi, sikurse 25 vjet më parë. Ato vazhdojnë të mbështeten te strategjia ‘ne duhet të votohemi sepse pala tjetër është shumë e keqe’, pa e kuptuar se po e limitojnë komunikimin publik vetëm me votuesit që kanë trashëguar, ndërkohë që elektorati shqiptar i përket tashmë një spektri më të diversifikuar. Ai nuk është më dy polar, ku të dyja gjysmat votojnë kundër partisë armike, por është kolorifikuar edhe me një pol të tretë që rritet gjithmonë e më shumë, dhe që voton partinë që i jep argumenta ‘cfarë dhe si do të ndryshoj në vend, nëse ajo merr drejtimin’. Sigurisht, ky shkrim modest,

DËMET E NJË LIGJI PËR STREHIMIN SOCIAL! Mapo, 11. 05. 2018

Image
Draftligji i ri ‘Për strehimin social’ e përmbylli rrugëtimin e tij në kanalet dhe filtrat e Kuvendit dhe u kthye të enjten e kaluar në ligj. Dhuratë kjo, që mazhoranca socialiste morri nga qeverisja rilindase, dhe që mund ta përdori si një argument politik në komunikimet e ‘bashkëqeverisjes me qytetarët’ për arritjet e tipit ‘si asnjëherë në 25 vjet’ të qeverisjes së saj. Kaq është e gjitha, sepse ky ligj nuk ka asnjë vlerë tjetër praktike. Në të kundërt, si cdo ligj tjetër që është më mirë të mos jetë sesa është, ai realisht i zvogëlon shancet që një familje në nevojë të arrijë ndihmën e shtetit për strehim. Dhe këtë e bën në dy mënyra: së pari duke zëvendësuar paratë publike të shpenzuara për këtë synim me fjalë e fjali boshe e demagogjike dispozitash ligjore; dhe së dyti duke përfshirë e prioritizuar në përfitim grupe e komunitete që mund të kenë njëmijë e një nevoja të tjera për tu ndjerë integruar në shoqëri, por jo për të arritur një strehim të përballueshëm për ta.   Për