Posts

Showing posts from May, 2019

POZICIONIMI I KEQ I QEVERISË SË MADHE NDAJ PROCESIT TË LEGALIZIMEVE! Liberale, 24. 05. 2019

Image
(qeveri e madhe vs. qeveri e limituar) Procesi i legalizimeve të ndërtesave informale është një nga proceset më të rëndësishme urbane me të cilat përballen qytetet shqiptare në 20 vitet e fundit. Për këtë reformë qeveritë Shqiptare kanë importuar modelin ‘De Soto’, të cilin e quajmë kështu në respekt të autorit të saj. De Soto është një ekonomist Peruan, autori i ‘Misteri i kapitalit’ dhe ‘Rruga tjetër”, që trajtoi cështjen e vendbanimeve informale në Peru dhe prodhoi një set idesh për këtë cështje. Institucionet ndërkombëtare të Konsesusit të Ëashingtonit, si Banka Botërore dhe FMN, i shpërndanë këto ide në shumë vënde të botës, nga Amerika Latine deri në Europën Lindore, përfshirë Shqipërinë.  De Soto argumentonte se në botë gjenden 9.3 trilion $ në kapitale të vdekura, sepse ato nuk janë të formalizuara. Sipas tij nëse këto kapitale legalizoheshin atherë ato mund të njihen nga tregu dhe poseiduesit e tyre mund të kreditoheshin për bisnes duke i përdorur këto si kolateral.

DËMI I QEVERISË SË MADHE NËPËRMJET LEJEDHËNIES NDËRTIMORE! Liberale, 14. 05. 2019

Image
Debati më bazik midis të majtës dhe të djathtës, nga ku origjinalizon gjithcka politike, është debati mbi madhësinë dhe rolin e qeverisë. Të majtët i frigohen sipërmarrjes private dhe duan ta fusin atë në kontrollin e qeverisë, kurse të djathtët i frigohen qeverisë së madhe dhe synojnë minimizimin e fushëveprimtarisë së saj. Nuk do thosha ndonjë gjë të re, nëse do pranoja që unë i frigohem qeverisë së madhe. Sepse, unë mendoj se sa më e madhe të jetë qeveria, aq më pak bëjnë njerëzit për të afërmit dhe bashkëqytetarët e tyre. Pse të ndihmosh dikë në nevojë, kur qeveria paguhet për ta bërë në vendin tënd! Dhe kjo shkatërron karakterin moral të shoqërisë, sepse kujdesi për të tjerët është një nga vlerat më bazike të moralit individual në shoqëri. Një gjë tjetër që zvanitet nën një qeveri të madhe, akoma më e rëndësishme për mua, është liria. Është e kuptueshme: sa më e madhe qeveria aq më shumë legjislacion, dhe sa më shumë legjislacion aq më pak liri individuale. Për të mos u zgja

ISHTE QEVERIA E MADHE QË PENGOI HARTIMIN E PLANEVE TERRITORIALE DHE URBANE! Liberale, 06. 05. 2019

Image
(qeveri e madhe vs. qeveri e limituar) Qytetet e mëdha shqiptare calojnë fort në elementin fizik të tyre, dhe kjo është lehtësisht e dallueshme për të gjithë. Përtej bindjeve politike shumica dërmuese e shqiptarëve e pranojnë këtë fakt lehtësisht të konstatueshëm në përditshmëri. Ata jetojnë gjithmonë e më keq përshkak të qëndrave të tyre urbane, dhe kjo nuk është një gjë e lokalizuar, e përkohëshme apo e rastësishme. Për këtë pasojë të papranueshme, ka, jo vetëm shkaktar politik, por edhe arsye teknike. Mirëpo, nëse nuk e solli pronësia private mbi tokën urbane, cfarë e solli këtë shpërfytyrim të qyteteve shqiptare në tranzicion? Përgjigjet teknike do ishin të shumta, por në këtë shkrim të shkurtër të opinionit, do të fokusohemi te planifikimi territorial dhe urban. Ishte zhvillimi i pa-paraprirë nga planifikimi i mëparshëm që prodhoi këtë dëmtim të dimensionit urban dhe territorial të Shqipërisë në tranzicion. Qeverisjet (qëndrore dhe vendore) nuk arritën të sigurojnë produ