DËMI I QEVERISË SË MADHE NËPËRMJET LEJEDHËNIES NDËRTIMORE! Liberale, 14. 05. 2019

Në fakt, ka dicka që
rritjet me zmadhimin e qeverisë, dhe ai është korrupsioni! Sa më e madhe të
jetë qeveria, aq më shumë pushtet dhe para’ publike kanë qeveritarët. Dhe sa më
shumë pushtet për vendimarrje e para’ publike kanë në duar qeveritarët, aq më e
madhe është mundësia ta shpërdorojnë atë pushtet dhe ato para’, edhe nëse ata
do ishin ëngjëj të zbritur nga qielli! Në mbrojtje të tezës se ‘ishte shteti i
madh, burokracia shtrënguse dhe e korruptuar, që sollën këtë realitet të
papranueshëm në qytetet tona’, në këtë shkrim të shkurtër të opinionit do sjell
një argument të ri, që ka lidhje me procesin e marrjes së një leje ndërtimi në
bashkitë e vendit.

Përvec dëmeve ekonomike
që do ishte më mirë ti dëshmonte një ekonomist, ky standart tregon edhe se nuk ishte
mungesa e rregullave apo lehtësia e pajisjes me një leje ndërtimi që solli
bumin shkatërimtar të ndërtimit që dëmtoi qytetet tona. Është shumë e qartë për
këdo që i beson shifrave dhe pranon arsyetimin mbi logjikën e thjeshtë, se nuk
ka qënë mungesa e qeverisë. Plotësisht në të kundërt, ishte dhe mbetet
burokracia sfilitëse dhe kostot e mëdha
financiare në procesin e pajisjes me një leje ndërtimi, që prodhuan vendimarrje
korruptive. Dhe ishte vendimarrja korruptive - si karakteristikë e qeverisë së
madhe e të centyralizuar socialiste - që e prodhuan këtë realitet të
papranueshëm dhe plotësisht të pajetueshëm në qytetet tona.
Një qeveri e limituar
libertariane nuk do ti kishte njohur vetes kaq shumë shpërdorime të parave
publike në rroga e shpenzime të tjera burokratësh, me këtë kosto të madhe në
dimensionin territorial dhe urban të vendit. Ajo do e kthente lejen e ndërtimit
në një procedurë të thjeshtë administrative, ku autoriteti i ngarkuar nga ligji
me këtë detyrë, brenda një kohe minimale, tju kthente përgjigje kërkuesve nëse
kërkesa e tyre për zhvillimin e pronësisë miratohej, miratohej me kushte apo
nuk miratohej fare. Një veprim shumë i thjeshtë, ky, nëse kërkesa qytetare
vlerësohej vetëm në raport me projektet urbane dhe planifikimet territoriale të
miratuara më parë.
Mirëpo që kjo të
funksiononte, për së pari do na duheshin Planet, për të cilat kemi folur herë të
tjera, dhe nuk i kemi megjithëse i kemi paguar nga dy a tre herë. Dhe për të
ardhur në thelb, qeveria e madhe nuk ka interes ti bëj këto plane, sepse atherë
do ishte shumë e qartë për cdo qytetar, pronar, apo sipërmarrës se cfarë
ndërtohet në pronën e tyre. Nëse kjo do ishte e qartë për këdo, atherë ku do
qëndronte forca e zyrtarit të qeverisë? Cfarë ndihme, në shkëmbim të zarfit me
para’, do ofronin zyrtarët e qeverisë? E njëjta situatë edhe me lejet e
ndërtimit, nëse atyre ju bie vlera sa një procedurë e thjeshtë administrative,
në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë bie edhe fuqia e zyrtarit apo
politikanit i cili ka pushtetin e mbinatyrshëm të të japi një leje ndërtimi.
Comments
Post a Comment