Posts

Showing posts from February, 2022

Çfarë shoqëria shqiptare duhet patjetër të dij për legalizimet! Liberale, 14. 02. 2022

  I isha betuar vetes të mos shkruaja më për legalizimet. Pas një dekade që e trajtoj këtë fenomen, isha i bindur që nuk kisha çfarë të thosha më, për proçesin politik e qeverisës ‘me moralin e piramidave ekonomike’. Sepse kështu është trajtuar përballja qeverisëse me këtë fenomen urban që ka shoqëruar, dhe vazhdon ta bëjë edhe sot, të gjithë tranzicionin shqiptar. Skema Ponzi (Ponzi Scheme), apo sikurse njihet në Shqipëri me emrin ‘piramidat’, ka në thelb një pamoralitet të madh. Njerëzit që dorëzojnë paratë të parët- në skemën ekonomike pa asnjë logjikë ekonomike- shërbehen me ‘këste’ dhe ‘përqindje’ të larta mujore që vijnë nga njerëzit që dorëzojnë paratë të fundit. Ky është mekanizmi, për aq sa zgjat, i ‘piramidave’! Kur ky mekanizëm nuk funksionon më - sepse gjithmon ai falimenton një ditë kur paratë, e njerëzve që dorëzojnë të fundit, nuk mjaftojnë për njerëzit që kanë dorëzuar të parët- skema bie dhe të gjithë vrasin mendjen si ka ndodhur gjithë kjo hata “e çuditshme”! Përg

Z. Berisha duhet t’ju kthej borxhin demokratëve. Liberale, 27.09. 2021

Përtej debatit publik nëse z. Berisha u vra apo u vetëvra (politikisht) nga z. Basha mbetet edhe një e vërtetë e madhe, ai jo vetëm fizikisht por edhe politikisht nuk ka “ndëruar jetë”! Takimet me demokratë në tre nga qytetet kryesore të vendit, që ai i quan ‘Foltore’, po dëshmojnë se kuotat e tij politike qëndrojnë shumë më lartë se ato të z. Basha dhe ndoshta edhe se ato të z. Rama. Rreth tij nuk janë mbledhur vetëm demokratët e zhgënjyer në shtatorin e këtij viti, kur ai ‘mori një thikë pas shpine’ nga njeriu që kishte promovuar vet. Foltoret janë të mbushura me të larguar nga PD (si antarë apo votues) të zhgënjyer përgjatë kohës në qeverisje dhe opozitë të saj. Na pëlqen apo jo (mua jo), koha po tregon se vetëm z. Berisha zotëron aftësinë politike për të bashkuar copat e shkëputura ndër vite të partisë. Çudia është se, këtë, ai po e bën për herë të dytë. Nëse në 2005 ai arriti të grumbullojë elitën e larguar pa ndonjë ndikim të madh në bazë dhe elektorat, këtë herë po ri-tërheq b