Posts

Showing posts from August, 2016

STREHIMI SOCIAL SI TENDER NDËRTIMI. Mapo, 13. 08. 2016

Image
Strehimi social është aktiviteti i vetëm qeverisës që pasqyron plotësisht sistemin politico-ekonomik që kemi ndërtuar në këto 25 vjet. Një sorrogatë e “tregut të lirë dhe demokracisë” ndërtuar nga mentaliteti përgjithësues bolshevik i shoqërisë. Shumë aktivitete shoqërore e qeverisëse janë pjella të denja të këtij sistemi mostër, por në dinamikën e udhëtimit shoqëror 25 vjecar kanë evoluar edhe praktikat e tyre. Në të kundërt, strehimi social këmbëngul në një qasje statike që vendoset midis ‘etazmit monopolist’ dhe ‘tregut të lirë me frymëzim maksimalizimin spekulativ të fitimit’. Skaje këto, shumë larg qasjeve që një shoqëri e lirë dhe humane duhet të ketë për një aktivitet shoqëror që gëlltit miliona nga taksat e shqiptarëve pa prodhuar asnjë të mirë shoqërore. Për të vlerësuar këtë, do vëzhgojmë procesin në dy komponentët bazik të tij. Do ta nisim me dy e aspektet e komponentit të përzgjedhjes së familjeve përfituese të ndihmës së shtetit për tu strehuar. Kjo është faza më e rënd