Posts

Showing posts from September, 2021

Z. Berisha nuk u vra në sferën politike, por u vetëvra në sferën partiake! Liberale, 16. 09. 2021

  Ka një ‘case study’ (rast studimor) në shkencat juridike sipas të cilit një i ri amerikan konsiderohet si bashkëpuntor në vrasjen e tij. Rasti tregon për një adoleshent, i cili gjendej në një situatë shumë të rëndë familjare, përshkak të një marrdhënie shumë të keqe të prindërve të tij. Këta (prindërit) i mbyllnin debatet e forta në çift me një ritual shumë të frikshëm i cili përsëritej çdo herë. Bashkëshorti merrte shotganin, ja drejtonte bashkëshortes dhe shtinte mbi të pasi kishte ndryshuar target në momentin e fundit. Duke qenë se shotgani ishte gjithmon pa predha, asgjë nuk ndodhte me shëndetin e prindërve, ndërsa do të rezultonte fatale për adoleshentin. I mbingarkuar psiqikisht adoleshenti vendos një predhë në shotganin e të jatit, me sigurinë se sherrnajet do të mbylleshin një herë e mirë. Kur i jati u kthye në shtëpi, ai u ngjit në terracën e pallatit në pritje të asaj që do të ndodhte. Ndërsa përgjonte prindërit këmba i rëshket dhe bie drejt vdekjes së sigurtë, sikur fati