Posts

Showing posts from November, 2015

KËMBËSOREN ‘SKËNDERBEJ’ E VRAU KRYEBASHKIAKU RAMA! Mapo, 11. 11. 2015

Image
Pas një periudhe disa mujore të propogandës artistike, kryebashkiaku Veliaj i është kthyer një prej temave më të partitizuara të fundmandatit të fundit të z. Rama. Jemi duke folur për ‘projektin belg’ të kthimit të sheshit ‘Skënderbej’ në një shesh këmbësor. Projekti, në të folurin e përditshëm, morri këtë emër për shkak të origjinës belge të studios 51N4E që punoi për hartimin e projekt idesë së këtij zhvillimi ku z. Rama kishte varur shpresën për një mandat të katërt si kryebashkiak. Fatkeqësisht, jo sepse besonte te vota e qytetarëve të impresionuar nga një hata e tillë urbane, porse besonte te aftësitë e tij të pashoqe për të triumfuar e ngadhnjyer në konflikte që publikut i shiteshin si politike. Mirëpo, qeverisja qëndrore Berisha nuk ra në këtë grackë dhe nuk e pengoi Kryebashkiakun e Tiranës në ekzibicionin e tij. Cka ishte një gjë e mirë në dimensionin e realpolitikës (në lidhje me aspiratat integruese Europiane të shqiptarëve) sepse i ashtuquajturi ‘stabiliteti politik’ i mun