Posts

Showing posts from June, 2016

VRAGA NË FYTYRËN E PARKUT TË LIQENIT QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. Mapo, 30. 06. 2016

Image
Ashtu sikurse na premtoi z. Veliaj, këndi i lojrave te Parku i Liqenit përfundoi së ndërtuari dhe në 1 qershor u hap për publikun. Në kuptimin teorik, termi ‘u ndërtua’ duket i përdorur gabimisht sepse këndet e lojrave për fëmijë, sikurse shumë infrastruktura të tjera me karakter rekreativ apo edukativ, nuk ‘ndërtohen’ por ‘zhvillohen’. Diferenca midis dy fjalëve, që në fakt shprehin koncepte shumë të kundërta, përbën edhe thelbin përcaktues të kësaj ndërhyrje brutale në një hapsirë natyrore. Të zhvillosh, në konteksin e një infrastrukture të tillë, do të thotë të modifikosh vendosjen në hapsirën tre dimensionale materialet ekzistuese natyrore në mënyrë që të krijohen modele të reja nëpërmjet të cilave fëmijët të kryejnë aktivitete rekreative, sportive dhe edukative. Kurse të ndërtosh, në konteksin e praktikave të ndërtimtarisë shqiptare të 25 viteve të fundit, është të nënshtrosh elementët natyrorë nga volume materialesh vullgare dhe rigjide. Sikurse në këtë rast ishte i pavendi, po

PËR TË BËRË CFARË, PO E PAGUAJMË Z. BOERI? Mapo, 03. 06. 2016

Image
Të paktën për një gjë kryeministri Rama dhe pasuesit e devotshëm të tij kanë të drejtë! Ajo që po i ndodh Shqipërisë territoriale dhe urbane këto tre vite të qeverisjes së tij, nuk i ndodhur në 25 vjet. Unë do shkoja më tej dhe do e shtrija në kohë këtë shprehje. Nuk do gaboja po të thosha se dëme të tilla nuk i kanë ardhur Shqipërisë qëkur ajo është krijuar si shtet i pavarur në 1912. Ne kemi folur dhe do flasim në vazhdim mbi dëmet në dimensionin territorial dhe urban të qeverisë socialiste të ‘Rilindjes Urbane’, porse nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe një fakt tjetër të pamohueshëm. Shumëcka nga kjo që po pëson sot territori i Atdheut e ka themelin te ajo që nuk bëri dot apo bëri keq qeveria e kaluar. Ishin interesat speciale dhe paaftësia e administratës të asaj qeverisjeje, për të ndërtuar një sistem rregullator modern, që mundësuan realitet e sotme. Janë të njëjtat interesa dhe të njëjtat mendësi, dje në pushtet e sot në opozitë (që në fakt është një formë tjetër pushteti), q