Posts

Showing posts from October, 2017

KUSH FITON NGA NDËRTIMI I ‘KULLAVE TË TIRANËS’?! Mapo, 27. 10. 2017

Image
Pavarësisht argumenteve të deformuara të bashkisë Tiranë, argumenteve të oponentëve të saj dhe logjikës minimale që na drejton në moslejimin e ndërtimit të kullave të Tiranës, ato do të ndërtohen. Do të ndërtohen sepse kështu ka vendosur grushti i njerëzve që kanë monopolin e vendimarrjes për cështjet e rëndësisë bazike në Shqipëri. Dhe nuk kanë vendosur sot, sikurse po na e paraqesin, porse që në hapat e parë të procesit të hartimit të atij dëngu me tabakë të mëdhenj letre, që nuk e di pse e quajnë Plan Territorial të Përgjithshëm. Ajo që na mbetet, pas kësaj, është të opinionojmë mbi ‘kush do të fitoj’ nga lejimi i ndërtimit të këtyre kullave në qendër të qytetit. E para e sigurtë është se, nuk fiton Atdheu! Ky multiprojekt, së bashku me gjithë valën ndërtimore të projektit Durranasan ku bën pjesë, ka për produkt koncentrimin e qytetarëve shqiptarë në Tiranë. Si rrjedhim logjik territoret periferike të Atdheut do të braktisen. Në kuptim të patriotizmit, kjo do të thotë lëshim

‘KULLAT E TIRANËS’ SI EVOLUIM I VALËS SË TRETË TË SPEKULLIMIT NË TREGUN E PASURIVE TË PALUAJTSHME. Mapo, 18. 10. 2017

Image
Fjala gradacelë është një neologjizëm e përshtatur nga gjuha angleze, ndërsa sinonimi i saj qiellgërvishës është përkthyer fjalë për fjalë nga fjala ‘skyscraper’.  Në kuptimin e teknikës ndërtimore ajo është thjeshtë një tipologji e ndërtesës, e cila ka marrë ekspansion në kohët moderne. Fillesat e saj i ka pasur në Chikagon e 150 viteve më parë kur arkitektët i dhanë formë këtij stili të ri ndërtimor që lindi nga nevoja njerëzore. Jemi duke folur për Chikagon e shekullit të 19-të, kohë kur ai u sulmua nga ‘Zjarri i Madh’i vitit 1871. I cili rrafshoi dhjetëra kilometra katror të shtrirjes së qytetit dhe la më shumë se 100 mijë të pastrehë. Nevoja, që nëpërmjet kontributeve të arkitektëve në planifikimin urban, stadartet e zonimit dhe këtij stili ndërtimor, e bënë Chikagon një nga pesë qytetet më të mëdha të botës. Në pjesën tjetër të botës, gradacelat u lartësuan paralelisht me nevojat për banesa si pasojë e imigracionit të revolucionit industrial. E bëra këtë hyrje për të parasht

ARGUMENTET E DEFORMUARA TË BASHKISË PËR ‘KULLAT E TIRANËS’. Mapo, 11. 10. 2017

Image
Ka një arsye logjike pse nuk jam shprehur për kullat në qendër të Tiranës. Përfshirja në një debat të tillë të fragmentarizuar do të dëmtonte një nga tezat e mia më të rëndësishme. Tezën se, asnjë zhvillim parcial nuk mund të vlerësohet nëse nuk vjen nga një set hirearik planifikimesh. Thënë thjesht, për të vlerësuar nëse ndërtimi i kullave duhet lejuar apo jo, duhet të kemi së pari një Plan të Përgjithshëm të Tiranës dhe në zbatim e zbërthim të tij studime pjesore për të gjitha njësitë strukturore urbane ku përfshihen edhe trojet e këtyre ndërtesave që kërkohen të ndërtohen. Në këtë kuptim, opinion im jashtë konjukturës së ‘domosdoshmërisë së planifikimit’ do legjitimonte cdo opinion tjetër. Mirëpo, këto ditë u gjenda në vështirësi për ti qëndruar këtij parimi bazik sepse bashkia Tiranë shprehu publikisht argumentet e saj ‘pse kullat janë një e mirë publike për Tiranën urbane’! Argumente të cilat kam vendosur të replikojë në këtë shkrim modest opinioni. Argumenti i parë, i autori

CFARË DUHET TË KUPTOJ ADMINISTRATA E SOTME LOKALE! Mapo, 04. 10. 2017

Image
(Me referencë të vecantë Tiranën urbane) ‘ Dëshironi qese?’ , ishte pyetja shumë e cuditshme që ma bëri kashierja e një hipermarketi në Tiranë, ndërsa midis meje e saj qëndronte një mal me ushqime për tu transportuar. ‘Po’ - ju përgjigja me gjysëm zëri, sepse përgjigjen me zë të plotë nuk e meritonte ajo por drejtuesit e bashkisë Tiranë. Ata që “po na e bëjnë Tiranën si Parisi”, por që nuk kuptojnë se praktikat e mira perëndimore kanë vlerë kur implementohen vetëm pasi futen nën ‘lëkurën’ shqiptare. Kjo sepse, është e vërtetë që në disa qytete perëndimore qeset plastike janë me pagesë dhe kjo ka ndikimin e vet në nivelin e ndotjes mjedisore, porse kjo praktikë nuk ka asnjë ndikim në rastin shqiptar.   Në ndryshim të kulturës perëndimore ku për mbetjet përdoret ambalazh i dedikuar, në Shqipëri qeset e blerjeve përdoren edhe për largimin e mbetjeve familjare në vendgrumbullimin e tyre. Është ky ndryshim i vogël që bën diferencën e madhe të impaktit mjedisor të të njëjtës prakti