Posts

Showing posts from January, 2016

PARKU APO PARKIMI RINIA? Mapo, 25. 01. 2016

Image
Ekzaktësisht 11 vjet më parë mu dha mundësia të materializoja, në një projekt zhvillimor publik, një nga tezat e mia. Ishin muaj e para të qeverisë Berisha, e cila vinte pas një rotacioni politik që zëvendësonte një qeverisje socialiste me një tjetër demokrate. Ky ishte konteksi në të cilin Instituti i Studimeve e Projektimeve Urbane - institucioni ku unë punoja prej disa vjetësh dhe do të punoja edhe disa vite të tjerë - mori detyrën për hartimin e studimit ‘parku i zonës së banimit në aeroportin e vjetër të Tiranës’. Detyra ishte tematike dhe në këtë kuptim i takonte sektorit të ‘hapsirave dhe territoreve të gjelbërta’ dhe mua - si drejtues i tij - ta hartonim atë projekt urban. Entuziazmi i profesionistit u shua kur vështirësitë teknike, të cilave ju dhamë përgjigje teknike, u zëvendësuan me një vështirësi që edhe teknika më bashkëkohore nuk i jep dot zgjidhje. Diskursi luftarak ndërpartiak por duke dëmtuar përfitimet urbane që japin idetë e zgjuara, të qëndrueshme dhe gjithëpërfsh

SHAKAJA E ‘DËGJESAVE PUBLIKE’! Mapo, 21. 01. 2016

Image
Viti 2015 u mbyll me një sihariq të madh në fushën e zhvillimit të planifikuar të territorit kombëtar. Qeverisja qëndrore, për herë të parë në 30 muaj ndërmori një inisiativë të dimensionit kombëtar të zhvillimit territorial. Ajo ka startuar - sikurse deklaron - hartimin e tre planeve kombëtare të territorit. Pasi u sorollat ca kohë me projekte të fragmentarizuara lagjesh e blloqesh banimi në disa qytete shqiptare, mësë fundi u kujtua që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të hartuar politika, plane, programe dhe projekte mbi cështjet kombëtare të territorit. ‘Më mirë vonë se kurrë’ thotë populli, kështu që të shpresojmë se duke bërë sikur po merret me punët e saj, qeveria qëndrore të lejojë njësitë e qeverisjes vendore të kryejnë funksionet e tyre qeverisëse. Edhe kaq do ishte një fitore e madhe, në kuptim të demokracisë vendore por edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të qëndrave urbane. Po kush janë këto tre plane kombëtare? Nëse i ndjek me shumë vëmendje, diskursin misterioz të Mi

RECELI I FTOIT DHE KONKURSET NDËRKOMBËTARE TË PROJEKTIMIT URBAN! Mapo, 05. 01. 2016

Image
Diku nga fundi i viteve ’90-të, pasi kishim ngopur urinë për mallra importi, ne shqiptarët kthyem sytë nga prodhimet ushqimore vendase. Na kishte marrë malli për aranxhatën, sallamin dhe të tjera prodhime shqiptare të para viteve ’90-të! Kërkonim të njëjtën shije si vite më parë dhe nuk e kuptonim, se ashtu të mbingopur nga volumi i konsumit gjithfarësoj produktesh ndërkombëtare, nuk mund të gjenim shije të përjetuara në kohë urije. Mundoheshin mjeshtërit e asaj kohe të përdornin të njëjtit përbërës, të njëjtat receta e të njëjtat procedura përpunimi – por jo- nuk ja dilnin dot të na kënaqnin. Një synim i pamundur, përsa problemi nuk qëndronte te produkti por te konsumatori. Kishim ndryshuar ne! Garës së shijes, që nuk mund ta fitonte askush, ju atashua edhe gara për koston. Për të ishte më e lehtë të garoje sepse ishte më objektiv. Mjeshtërit u larguan nga tavolina e garës, në të cilën triumfuan ata që kënaqnin vetmashtrimin tonë të cmimit më të ulët për të njëjtin produkt. Kështu n