Posts

Showing posts from April, 2019

QYTETET NUK U DËMTUAN NGA PRONËSIA PRIVATE, POR NGA QEVERIA E MADHE! Liberale, 29. 04. 2019

Image
(qeveri e madhe vs. qeveri e vogël) Një nga shkaqet, sipas majtistëve që mbrojnë tezën se ‘ qytetet në tranzicion u shkatërruan për mungesë të shtetit’,   ishte pronësia private mbi tokën urbane. Pra, nëse toka urbane nuk do ishte kthyer pronarit legjitim por do mbetej në pronësi të shtetit, atherë do ruhej fizionomia e qytetit ashtu sic e kishim trashëguar nga sistemi socialist. Në pamje të parë, kjo tezë bën kuptim. Nëse, njësive të formuara urbane nuk do i shtoheshin godina të reja, në shumë aspekte urbanistike, si raporti i sipërfaqes së ndërtuar me ato të hapura e të gjelbëruara, densiteti i banorëve në territor dhe intensiteti i ndërtimit; por edhe në aspekte mjedisore, estetike, vizuale, të ajrosjes, të djellëzimit; qyteti do ishte shumë më mirë i jetueshëm sipas këtij skenari. Mirëpo, a do mund të konsideroj tranzicion nga një regjim socialist ku pronësia është tërrësisht shtetërore, në një sistem të ekonomisë së tregut të lire; nëse shteti do të vijonte të ruante

QYTETET SHQIPTARE I SHKATËROI SHTETI I MADH! Liberale, 22. 04. 2019

Image
(qeveria e madhe vs. qeveri e vogël) Thelbi i ndryshimit midis të majtës dhe të djathës është vlera që secila prej tyre i jep   njeriut! Për të djathtët njeriu është synimi i gjithckaje, kurse për të majtët thelbi është shoqëria. Nga këtu nis edhe diferenca midis tyre, e cila derivon te vlerësimi i secilës për madhësinë dhe rolin e qeverisë.  Të majtët besojnë se shteti duhet të ketë kontroll të plotë mbi edukimin e cdo fëmije, kujdesin shëndetsor, bile edhe mbi sesi sipërmarësit duhet të drejtojnë bisneset e tyre. Me pak fjalë, për të majtët nuk duhet të ketë forcë tjetër që të konkuroj me qeverinë. Kurse të djathtët besojnë se roli i qeverisë duhet të limitohet në kufinjtë e nevojës së përbashkët, sic janë; mbrojtja nga armiqtë e jashtëm; mbrojtja nga djemtë e këqinj të vendit; mbrojtja e zbatimit të kontratave; dhe si kufiri i fundit për të ndihmuar qytetarët në nevojë të cilët nuk kanë arritur dot të sigurojnë ndihmë nga: familja e tyre, të afërmit; komuniteti, rrethi shoqëror

ANIJA QË LARGON SHQIPTARËT E SOTËM E KA EMRIN DURASANË! Liberale, 11. 04. 2019

Image
Përditë e më shumë, në media, po flitet për fenomenin shqiptar bashkëkohor të largimit masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Gjë e mirë kjo, sepse pranimi se je prekur prej një sëmundje, është hapi i parë dhe i domosdoshëm që të shërohesh; por edhe gjë e keqe, sepse të kujtohesh për shëndetin vetëm pasi e ke humbur, është një sjellje sa e vjetëruar aq edhe kushtueshme. Për shëndetin duhet të kujdesemi në vazhdimësi. Investimin në shëndet duhet ta bëjmë me moton ‘ta ruajmë atë, dhe jo ta rifitojmë’! Për këtë synim bota e qytetëruar ka zhvilluar teori dhe praktika, një pjesë e të cilave kanë mbërritur edhe në këtë ishullin e prapambetur në të cilin ne jetojmë; djeta të ushqimit të shëndetshëm, aktivitete fizike dhe alternime të tyre, po e konservojnë shëndetin e individit modern duke minimizuar prekjen e tij prej sëmundjeve. E njëjta logjikë vlen edhe për shëndetin e territorit, për higjenën e mjedisit jetësor e urban dhe konservimin e natyrës. Në fakt kjo logjikë vlen për cdo aktivite