Posts

Showing posts from 2020

NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020

Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’! Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore. Kjo veprimtari antiligjore njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme. Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm këtë f

A PO BËHEMI BASHKËPUNËTOR NË KRIMET NDAJ FËMIJËVE TANË? Liberale, 16. 07. 2020

  Pas tërmetit të nëndorit të vitit të kaluar shoqëria shqiptare po përjeton një përshtjellim të fortë mendor. Ajo gjendet nën stresin më të madh që është gjendur ndonjëherë, edhe për atë që po ndodh me sulmin nga koronaviruasi që po pushton botën. Si tërmetet edhe viruset nuk janë një situatë e re për shoqëritë njerëzore, dhe ajo që e bën të pakrahasueshme me të kaluarën nuk është vetëm fakti se ato sulmuan sëbashku. Është e kuptueshme se situata do të ishte shumë më e lehtë nëse do të sulmoheshim vetëm nga koronavirusi sikurse pjesa tjetër e botës, apo vetëm nga tërmeti, por nuk është ky shkaku real i kësaj shkundje të thellë mendore. Tmerri lidhet me dy faktorë, të tjerë, shumë të rëndësishëm lokal dhe kulturor. Së pari na u dha prova se Shteti, që ne i kemi dhënë kaq shumë besim e nënshtrim, është një kasolle kashte që nuk ka asnjë vlerë në kohën kur qytetari ka më shumë nevojë për të; dhe së dyti se besimi dhe nënshtrimi që i kemi rezervuar Shtetit gjithë këto vite na ka bërë të

A DO TË VIJ NJË DITË KUR AMERIKANËT TA NJOHIN TË VËRTETËN NGA RADIO TIRANA? Liberale, 06. 07. 2020

Prej vitesh nuk e ndiqja faqen e Zërit të Amerikës në facebook. Në fakt unë mbetem ndjekës formal i saj, por kisha vite që nuk i lexoja statuset e tyre me vëmendjen e dikurshme, dhe akoma më pak komentet që bënin njerëzit e tjerë në ato raportime e opinione. Hoqa dorë kur bezdisja nga komentet servile të ndjekësve të saj e tejkaloi masën e nevojës time për t’u njohur me qëndrimet e këtij institucini shumë të rëndësishëm për publikun shqiptar. Pa më të voglin dyshim, mënyra sesi radio ‘Zëri i Amerikës’ e pozicionon veten kundrejt ngjarjeve politike në Shqipëri, ka qenë grafia më e vlefshme për opininin publik në këto tre dekadat e fundit. Bile, për një grup shqiptarësh, të cilët nuk ishin të paktë, raportimet dhe opinionet e VOA përbënin të vetmen shpresë për ti mbijetuar komunizmit edhe përpara se ky të binte 30 vite më parë. Në atë kohë unë mendoja se ishin vetëm të ‘rriturit’ e familjes time, por në fund të vitit 1990-të kuptova sa të shumtë ishin ata që dëgjonin 'Zërin e të Vë

PD DUHET TË HAPET NDAJ POLITIKËS JO NDAJ POLITIKANËVE. Liberale, 29. 06. 2020

Kushdo që ka ndjekur median ditët e fundit është njohur me faktin se Partia Demokratike ka ndërmarrë dy veprime të rëndësishme politike. Së pari, ka vendosur që listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, në masën 80%, ti hartojë baza e antarësisë së partisë; dhe së dyti, të ftojë të rikthehen ‘figurat politike që janë larguar në vitet e fundit’ prej saj. Nëse vëzhgohen të dyja bashkë, këto veprime shkojnë në të njëjtin drejtim, në drejtimin e hapjes së Partisë për të përfshirë edhe kategori qytetarësh dhe ish politikanësh që nuk ishin të përfshira deri në këtë moment në proçeset vendimarrëse. Por nëse vëzhgohen të ndara duken shumë të ndryshme. Proçesi i parë tenton të përfshijë mendimin e njerëzve të zakonshëm dhe të panjohur, që në vet të parë nuk krijojnë asnjë ndjeshmëri publike; ndërsa proçesi i dytë shokon përshkak të valencës publike që kanë këta individë, dhe të lë në shoqërinë e disa pyetjeve për përgjigje.        Pyetja e parë është disi naive dhe ka lidhj

PANDEMIA E VËRTETË ËSHTË EKONOMIA E KONSUMIT! Liberale, 22. 06. 2020

Statistikat aktuale në lidhje me koranavirusin po vërtetojnë atë që kemi thënë dhe e kemi përsëritur, mbyllja e popullsisë në një karantinë kaq fanatike e të dhunshme nuk do të shërbente për asgjë. Për tre muaj me radhë ne ndenjëm para televizorit dhe ndoqëm humbjet e jashtëzakonshme në jetë njerëzore në vendet e tjera, ndërsa vet pësuam humbje minimale. Pa dyshim ky bilanc pozitiv i përballjes së një shoqërie të prapambetur me një sulm global kishte si kontributor kryesor karantinimin, por nuk ishte e vetmja pasojë e tij. Sepse në thelb, ne bëm të vetmen gjë që dijmë të bëjmë mirë, u shtirëm ‘sikur luftuam’ kur në fakt bëmë vetëm sehir. Bëm ‘sikur’ luftuam, bëm ‘sikur’ morrëm “pagën e luftës”, bëm edhe ‘sikur’ i bëmë opozitë qeverisë, por në fakt ne vetëm shtymë kohën kur do të përballeshim me “armikun”. Si rezultat i kësaj, të sëmurët dhe jetët e humbura të marsit, prillit dhe majit do ti kemi në qershor dhe në vijim. Nëse do të ndiqnim një linjë më liberale ndaj karantinimit, do të

ADMINISTRATA VELIAJ SHKATËRRUESE E SHQIPËRISË URBANE! Liberale, 08. 06. 2020

Lexuar këtë titull, shumë njerëz do të mendojnë se shkrimi i përket ndonjë fanatiku anti-rilindje që sa herë gjen mundësi anatemon punën e njerëzve më të rëndësishëm të saj në qeverisje. Dhe ka kuptim, përderisa kryebashkiaku i një qyteti, qoftë ai edhe kryeqyteti i vendit nuk mund të ketë faji për problematikat dhe disbalancat e urbane të qyteteve të tjera të vendit. Për qytetet e tjera të vendit e kanë fajin kryebashkiakët e tyre, ose në rastin më ekstrem e ka fajin qeveria qëndrore, por kurrësesi nuk mund ta ketë kryeshkiaku i një qytetit tjetër. Mirëpo, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një fanatizëm, por me një opinion që mund të argumentohet. Erjon Veliaj nuk është thjeshtë kryebashkiaku i kryeqytetit dhe qytetit më të madh në vend. Në territorin që administrata e tij qeveris përfshihen 50% të numrit të qyteteve të vendit. Që do të thotë se për çdo dy qytete që ka Shqipëria, një prej tyre është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë të pas Reformës administrativo-territoriale,

POLICIA POLITIKE NË KRYE TË ‘LUFTËS SË KLASAVE’! Liberale, 01. 06. 2020

Termat ‘qeverisje policore’ dhe ‘polici e militarizuar’ i kemi përdorur për herë parë në kohën kur Rilindja ishte në kulmin e “reformës” së shembjes së ndërtesave që nuk i pëlqenin. Termi ‘qeverisje policore’, i referohej përdorimit të policisë nga qeverisja edhe në ushtrimin e disa funksione qeverisëse për të cilat nuk është fare e nevojshme, sikurse është kontrolli ndërtimor i territorit. Kurse termi ‘polici e militarizuar’ lidhej me një profil të ri ushtarak që po i jepte vetes policia në atë kohë ndërsa po shfaqej në publik me armë dhe pajisje luftarake edhe kur shkonte të “luftonte” me ndonjë grua me fëmijë që rezistonte në mbrojtje të banesës që do të shembej. Me diferenca të lehta përgjatë viteve të rilindjes, ky do të ishte prezantimi dhe sjellja e Policisë së Shtetit, derisa Drejtori i Përgjithshëm të na prezantonte edhe një karakteristikë tjetër të saj. Ai, në një komunikim me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deklaroi se trajtimi jo dhe aq ‘sipas manualit policor’ të një

NORMALE PËR NJË REGJIM OLIGARKIK! Liberale, 25, 05, 2020

Duket se shembja e teatrit nuk do të kaloj aq lehtë sa ndërhyrja në Parkun e Liqenit për zhvillimin e një këndi lojrash për fëmijë apo riformatimi i Sheshit Skënderbej nga një nyje e rëndësishme e lëvizjes motorike në një shesh këmbësorë për qytetarë por pa qytetarë në të. Falë një grup qytetarësh të jashtëzakonshëm, shembja e Teatrit Kombëtar nuk do ketë as fatin e Stadiumit Kombëtar, i cili nga një hallkë e zinxhirit të ‘Asamblit Monument Kulture’ u kthye në një ‘Transformer’ të vetmuar prej hekuri dhe xhami. Për krimin e shembjes së e tij po kërkohet të gjenden dhe dënohen fajtorë, dhe ata janë Kryeministri i vendit dhe Kryebashkiaku i Tiranës. Këtë e kanë kuptuar shumë qartë edhe dy fajtorët kryesorë të kësaj tragjedije të pakthyeshme për kulturën shqiptare, të cilët po përdorin të njëjtën makineri të manipulimit publik për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike ku gjenden. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryebashkiaku i Tiranës po flet për shembjen e tij si ‘një vendim të

RILINDJEN APO LIRITË, CILËN DO TË MARRI ME VETE TEATRI? Liberale, 18.05. 2020 (Thellë e më thellë në fashizëm)

Ashtu sikurse dihej se do ndodhte, rilindja e shembi përtokë godinën e Teatrit Kombëtar. Se Teatrin, sikurse çdo godinë në të gjitha kohërat dhe në çdo cep të botës, nuk e rëzuan ekskavatorët apo makineritë e tjera të ndërtimit. Atë nuk e rëzoi as vetëm Prijësi ynë i Plotfuqishëm, megjithëse atij dhe kundështarëve të tij ju pëlqen që popull ta mendoj kështu! Teatrin e rëzoi rilindja socialiste si një botkuptim shoqëror mbi politikën dhe qeverisjen. Atë e shembën të gjithë nga pak: ata që e kundështuan rilindjen socialiste, por jo sa duhet për ta ndaluar; ata që e kundështuan, por që në fakt e forcuan pëshkak të mënyrës së gabuar të kundështimit; ata që nuk e kundështuan se mendonin që qeverisja e saj nuk ndikonte në jetën e tyre; ata që nuk e kundështuan sepse mbronin vendin e punës; ata që e mbështetën se nuk e kuptuan; ata që e mbështetën përshkak tifozërie partiake; ata që e mbështetën se ndanin plaçkën e grabitur bashkë me të; ata që e mbështetën se ishin pjesë të saj; zyrtarët q

TA BËJMË FSHATIN SI QYTETI?! Liberale, 11. 05. 2020

Pak ditë më parë më mori në telefon një gazetare për një intervistë në lidhje me urbanizimin e Tiranës dhe projektin e Veliaj për të urbanizuar territoret rurale të saj. Ndjesi shumë të ndryshme më erdhën me këtë telefonatë. U kënaqa shumë nga fakti se edhe në këto kohë të vështira, që Kryeministri i quan ‘kohë lufte’ porse mua më duken më shumë si ‘lojë lufte’, ka gazetarë që interesohen për çështjet urban. Por edhe u çudita nga kontradita e diskursit propogandistik, që Kryeministrin e kishte cuar të luftonte, ndërsa Kryebashkiakun të urbanizonte. Përveç këtyre, edhe u shqetësova nga aspiratat e administratës lokale të Tiranës për ta ‘bërë fshatin si qyteti’. ‘Ta bëjmë fshatin si qyteti’ ka qenë një parudhë në regjim komunist, pas viteve 1960-të. Kohë kur politikat socialiste e kishin dëmtuar rëndë edhe atë pak ekonomi dhe prodhim kombëtar që kishim trashëguar. Politikat kolektivizuese në bujqësi e kishin varfëruar fshatarin në një pikë të krahasueshme me mesjetën, kurse politikat e

PSE KAQ E EGËR KJO LUFTË E PRIJËSIT TONË! Liberale, 04. 05. 2020

Tashmë është evidente për këdo se shtrëngimet që shpalli Prijësi i shqiptarëve të shekullit të 21-të për popullin e tij, ishin më të rreptat në planet. Ndoshta ja kalonin vetëm ato të Kinës, por kjo nuk është ndonjë çudi për askënd që njeh mënyrën sesi organizohet dhe funksionon marrdhënia e shoqërisë dhe shtetit në atë vend të largët aziatik, i cili ka qënë vëllai ynë i madh për ca vite në shekullin e kaluar. Çudia është se, për aq pak sa dijmë, ja kaluam edhe Koresë së Veriut, e cila karantinoi vetëm Liderin Suprem por jo masën e popullsisë. Ne kemi folur për aspekte të ndryshme të “luftës” së Prijësit tonë, por asnjëherë për çështjen më të rëndësishme: pse kishte nevojë për një egërsi të tillë lufta e Prijësit tonë? Ndoshta sot është rasti ta bëjmë këtë pyetje. Ka shumë arsye kjo luftë e rreptë e Prijësit tonë. Ato të gjitha janë racionale, pavarësisht në referencë e përfitim të kujt. Së pari është sistemi ynë shëndetsor, i cili, pa shkuar në ato klishetë se ‘është më i keqi në

TRADHËTARËT JANË ATA! Liberale, 28. 04. 2020

Duket se marrëzia ka marrë rrugët në këtë katundin tonë globalist. Prijësi ka shpikur një super argument për të mbrojtur ndryshimet e thella antidemokratike që po i bën legjislacionit shqiptar. Ai po na thotë se këto ndryshime ‘nuk janë për popullin, por për ligjëshkelësit’! Që do të thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen fare se çfarë ligjesh bën qeveria, sepse ligjet nuk janë për ta! Dhe ky “argument” duhet të jetë shterues për gjithëkënd nga shoqëria, që e njeh veten si pjesë të popullit dhe jo si ligjëshkelës. ‘Unë nuk jam ligjshkelës, pse duhet të kem frikë nga ligji që po bën qeveria?!’ Kështu është, apo jo! Qytetari nuk ka pse të ketë frikë nga ligji, përderisa nuk e shkel atë. Nga ana tjetër pse duhet të shqetësohemi për ligjëshkelësit, ata e kanë vendin në burg! Në fakt, ky është arsyetimi më qesharak që kam dëgjuar ndonjëherë, sepse kur ligji nuk ka filluar të aplikohet nuk ekziston asnjë diferencë midis popullit dhe ligjëshkelësit. Të dyja këto grupe përputhen, seps

TË QESHËSH APO TË QASH NË KOHËN E ÇIFTËZIMIT TË RILINDJES ME KORONËN! Liberale, 20. 04. 2020

Image
Personalisht po e shijoj shumë këtë gallatën e luftës së Prijësit tonë me shqiptarët, nën preteksin e virusit korona. Është qesharake të shohësh një burrë në një moshë të caktuar, që del në televizor çdo ditë me një pamje vizionari dhe gjithë patos lëshon broçkulla infantile. Më shumë se qesharak  janë zyrtarët e shtetit, nga polici te ministrat, të cilëve ju duhet edhe ti përsërisin këto anekdoda sikur po thonë gjërat më të mënçura në botë, por edhe të detyrojnë qytetarët, me forcën e pushtetit që ju ka dhënë Prijësi, ti zbatojnë ato në jetën e përditshme. Akoma më qesharak janë njerëzit që e trajtojnë seriozisht këtë amorfitet qeverisjeje, që vetquhet Rilindje. Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë, i drejtuar tashmë plotësisht nga Prijësi, miratoi disa shtesa në Kodin Penal. Sipas këtyre shtesave, disa nga ata që dënoheshin me gjoba për ‘mos marrje leje’ për të dalë nga shtëpia, tashmë do të dënohen me burg. Ndërkohë, vet Prijësi lajmëroi se ata që janë dënuar me gjoba apo dëni

ME KË ËSHTË NË LUFTË PRIRËSI JONË? Liberale, 12. 04. 2020

Image
Karantinë është kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të sëmurë, kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të shëndetshëm është tirani! Dy lajme kemi këto ditët nga Prijësi ynë, i pari na njeh me zemërmirësinë e tij, kurse i dyti na prezanton forcën e tij të re. Me pak fjalë, Prijësi ynë shpirt mirë ka vendosur ta ngushtojë kohën e shtetrrethimit, por dhe të përforcojë ‘dhunën legjitime’ që mund të ushtrojë ndaj nesh, përderisa ne nuk e duam jetën tonë aq sa e do ai fitoren e luftës së tij. Sepse Prijësi ynë është në luftë, sikurse e shpalli ai vet, e përsërit shpura e tij, dhe e reklamon e gjithë media klasike dhe moderne e vendit. Luftë, e cila mund të fitohet vetëm nëse zbatohen disa rregulla të thjeshta, por edhe të rënda, veçanërisht ai që kërkon distancim individual ndaj shoqërisë. Mirëpo, Prijësi ynë nuk mund t’ia besoj ruajtjen e kësaj distance përgjegjshmërisë tonë individuale. Kështu që ka vendosur të na mbylli në shtëpitë tona, duke na lënë një fashë të shkurtër or