NORMALE PËR NJË REGJIM OLIGARKIK! Liberale, 25, 05, 2020


Duket se shembja e teatrit nuk do të kaloj aq lehtë sa ndërhyrja në Parkun e Liqenit për zhvillimin e një këndi lojrash për fëmijë apo riformatimi i Sheshit Skënderbej nga një nyje e rëndësishme e lëvizjes motorike në një shesh këmbësorë për qytetarë por pa qytetarë në të. Falë një grup qytetarësh të jashtëzakonshëm, shembja e Teatrit Kombëtar nuk do ketë as fatin e Stadiumit Kombëtar, i cili nga një hallkë e zinxhirit të ‘Asamblit Monument Kulture’ u kthye në një ‘Transformer’ të vetmuar prej hekuri dhe xhami. Për krimin e shembjes së e tij po kërkohet të gjenden dhe dënohen fajtorë, dhe ata janë Kryeministri i vendit dhe Kryebashkiaku i Tiranës.

Këtë e kanë kuptuar shumë qartë edhe dy fajtorët kryesorë të kësaj tragjedije të pakthyeshme për kulturën shqiptare, të cilët po përdorin të njëjtën makineri të manipulimit publik për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike ku gjenden. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryebashkiaku i Tiranës po flet për shembjen e tij si ‘një vendim të vështirë’, kurse Kryebashkiaku i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë po flet ‘për rimarrjen e projektit original në një vend tjetër’!

Nuk njoh shprehje më të dukshme të hipokrizisë njerëzore. Pasi e vranë duke e qëlluar me gurë fyerjesh e mallkimesh prej dy vjetësh, duke e konsideruar si një ‘bordello’ ku argaliseshin ushtarët italianë, tani po thonë se do ta ngjallin në një vend tjetër. Nuk kanë faj, për aktivitet rekreativ, kulturor dhe sportiv, sikurse do të thotë ‘dopo-lavoro’, këta njohin vetëm atë që bëhet nëpër bordello. Mirëpo, Malena nuk ngjallet dot më, dhe këta duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që bënë. Jo vetëm për Teatrin, por edhe për Stadiumin, dhe çdo krim mjedisor, urban, dhe të drejtash zhvillimi të pronësive publike dhe private që i sollën Tiranës. Në të kundërt, asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë Shqipërinë tonë të kapur keq për fyti nga oligarkia fashiste e rilindjes.

Nga ky justifikim i Babait të popullit dhe Birit të tij të preferuar, nuk dallohet vetëm frika që po ndjejnë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, por kuptohet edhe arsyeja e vërtetë për të cilën e shkatërruan atë bixhuteri të arkitekturës shqiptare. Fakti që pasi e prishën do ta ndërtojnë në një vend tjetër, do të thotë se nuk kishin ndonjë merak me godinën porse ju duhej vetëm trualli mbi të cilin ishte ndërtuar. Pra, sikurse e kemi thënë ne, por edhe qindra e mijëra të tjerë, ndërtesa u prish jo sepse Shqipërisë i duhej një godinë e re për institucionin e Teatrit Kombëtar, porse kjo godinë i pengonte të bënin të vetmen gjë që dijnë të bëjnë si punë. Nëse si aktivitet ‘pas pune’ njohin atë aktivitet që bëhet në bordello, si aktivitet ‘pune’ njohin vetëm ndërtimin e kullave.

Kaq injorantë janë. Megjithëse kanë pushtuar dhe po mbajnë nën zgjedhë 28 748 km2 të sipërfaqes së Shqipërisë, me një pafundësi burimesh natyrore dhe territoriale, me të cilat mund të krijosh sipërmarrje pafund dhe në një pafundësi sektorësh, këta janë të aftë vetëm të ndërtojnë kulla në 4 km2 të qendrës së Tiranës. Ndërtojnë pallate e kulla në Tiranë; falimentojnë çdo sipërmarrje tjetër private kudo në Shqipëri nëpërmjet burokarcisë, korrupsionit dhe barrës fiskale; dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që gjenden në mjerim nëpër qytetet e tjera, të vijnë në Tiranë e të kthehen në skllevër të kredive të marra për të paguar shtëpitë në pallatet e kullat e këtyre dhe të paguajnë për ushqime importi që shesin ca miq të këtyre, derisa ta kuptojnë se e vetmja rrugë për ti paguar këto kredi dhe këto ushqime për familjet e tyre mbetet migracioni.

Në fakt, që në trullin në fqinjësinë e Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla, nuk ka nevojë më të nënkuptohet, sepse tashmë kemi deklarata të drejtpërdrejta. Zhvilluesi Fusha me një siguri absolute deklaron se ‘në pjesën time patjetër që do të ndërtoj’, kurse kryebashkiaku i Tiranës ndërsa pyetet nëse do të ndërtohen kulla në truallin pas atij të Teatrit shpall se ‘askush nuk ka të drejtë ti thotë kryetarit të bashkisë mos zhvillo pronat e bashkisë’. Të qartë dhe të sigurtë të dy.

Dhe kanë të drejtë të dy, sepse në një regjim oligarkik, sikurse është Shqipëria e vitit 2020, kështu ndodh. Kur pushtetarët japin dakortësinë, sikurse duket se ja kanë dhënë zhvilluesit Fusha, nuk ekziston asgjë që të të ndalë. Sikurse askush nuk mund ti ndaloj pushtetarët të bëjnë çfarë të duan me pronën publike. Në oligarki këtë nuk e luan as topi. Do të ndryshonte puna po të ishim në demokracinë liberale të sundimit të ligjit. Sepse në demokracinë liberale ku sundon ligji, se çfarë do të ndërtohet dhe ku do të ndërtohet e thotë planifikimi territorial dhe projektimi urban, të cilat vërtet i bën bashkia, por në proçese demokratike dhe gjithëpërfshirëse të palëve të interesuara dhe të prekura nga zhvillimi. Dhe nëse palët e interesuara dhe të prekura janë të përfshira atherë jo kushdo që ka një pronë dhe miq pushtetarë mund ta zhvilloj ashtu si do ai vet.

Në demokracinë liberale, të gjithë qytetarët janë të barabartë, dhe e tillë është edhe e drejta për të zhvilluar pronat. Në një sistem të tillë, nuk do mundej që zhvilluesi Fusha në pronën e tij të ndërtonte kulla, kurse 80% të pronarëve të tjerë të Tiranës ti zinte poshtë çatia e shtëpisë prej qelpiçi sepse nuk marrin dot një leje për ta rikonstruktuar, e jo më për ta zhvilluar me volume të shtuara. Dhe kjo ishte për një pronar të një prone private, se një administratori si kryebashkiaku, çdo qytetar mund ti thotë çfarë duhet të bëj dhe nuk duhet të bëj me pronën publike, dhe përveç kësaj, ka edhe një kaskadë detyrimesh proçeduriale për prokurime apo veprime të tjera me të.  

 


Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017