TA BËJMË FSHATIN SI QYTETI?! Liberale, 11. 05. 2020

Pak ditë më parë më mori në telefon një gazetare për një intervistë në lidhje me urbanizimin e Tiranës dhe projektin e Veliaj për të urbanizuar territoret rurale të saj. Ndjesi shumë të ndryshme më erdhën me këtë telefonatë. U kënaqa shumë nga fakti se edhe në këto kohë të vështira, që Kryeministri i quan ‘kohë lufte’ porse mua më duken më shumë si ‘lojë lufte’, ka gazetarë që interesohen për çështjet urban. Por edhe u çudita nga kontradita e diskursit propogandistik, që Kryeministrin e kishte cuar të luftonte, ndërsa Kryebashkiakun të urbanizonte. Përveç këtyre, edhe u shqetësova nga aspiratat e administratës lokale të Tiranës për ta ‘bërë fshatin si qyteti’.

‘Ta bëjmë fshatin si qyteti’ ka qenë një parudhë në regjim komunist, pas viteve 1960-të. Kohë kur politikat socialiste e kishin dëmtuar rëndë edhe atë pak ekonomi dhe prodhim kombëtar që kishim trashëguar. Politikat kolektivizuese në bujqësi e kishin varfëruar fshatarin në një pikë të krahasueshme me mesjetën, kurse politikat e industrializimit të vendit, kostot e të cilave i përballonte fshati, e kishin kthyer atë në një skllav në mjerim të plotë. Ndihmat masive nga jashtë kishin shteruar, si pasojë e “tradhtisë” që vëllezërit sovjetik dhe më vonë vëllezërit kinez i bënë marksizëm-leninizmës. Kështu propoganda komuniste shpiku parudhën ‘ta bëjmë fshatin si qyteti’, së pari për të justifikuar uljen e ritmeve të urbanzimit të qytetit dhe së dyti si një injeksion qetësues për fshatarësinë të cilëve ju premtonte ti ‘bënte qytetarë’ pa i sjell në qytet.  

Në një skenar të ngjashëm jemi edhe sot, por me ndryshimi që nuk është fshatarësi që prodhon ushqime për të mbajtur gjithë popullsinë, por remitancat që financojnë blerjen e produkteve të importit. Janë paratë që vijnë përsëri nga jashtë që ushqejnë popullsinë, tashmë jo nga një vëlla i madh ideologjik por nga qindra-mijë vëllezër të një gjaku. Njësoj si atherë edhe tani, nuk kemi prodhime industriale që mund ti shkëmbejmë në tregjet ndërkombëtare për të ndryshuar bilancin e tregtisë së jashtme, dhe si rezultat gjendjen e ekonomisë kombëtare. Njësoj si atherë edhe tani, me detyrim apo propogandë, politika na shet ato produkte industriale që prodhon vet. Dikur metrazhe Berati apo të konfeksione Korçe, sot apartamente dhe dyqane në territoret e Tiranës.  

Sigurisht që fshati mund të bëhet si qyteti. Shumëçka është e mundur të realizohet në fushën e bërjes dhe ribërjes urbane, nëse ekziston vullneti politik, të cilin kryebashkiaku Veliaj e paska shpallur se e ka. Në fakt, këtë kemi bërë prej 30 vjetësh. Kemi ‘bërë fshatin qytet’, kur kemi rritur nivelin e urbanizimit nga 34% në 1989 kur është bërë matja e fundit e regjimit komunist, në 58% në 2011 kur është bërë matja e fundit  e tranzicionit, dhe rreth 65% sot sipas perceptimit tim subjektiv që duhet pranuar përderisa nuk kemi matje zyrtare. Shifër kjo që është akoma më e lartë për Tiranën, që është kampion në densifikimin e popullsisë dhe intensifikimin e ndërtesave.

Mirëpo, çështja e vërtetë nuk është a mund të rritet më shumë niveli i urbanizimit në Tiranë, megjithëse edhe kjo nuk është e lehtë. Shqetësimi i vërtetë që duhet të ketë administrata lokale e Tiranës, duhet të jetë si ta pengojnë urbanizimin dhe densifikimin e mëtejshëm të Tiranës.

Sepse, nga pikëpamja e zhvillimit territorial dhe urban, dhe veçanërisht nga implikimet që ka urbanizimi dhe modeli territorial i vendit në sektorët e tjerë të zhvillimit shoqëror dhe kombëtar, urbanizimi dhe densifikimi i mëtejshëm do të ishte një tradhti e madhe ndaj Shqipërisë dhe një katastrofë për Tiranën. Mund të sillja argumente nga shumë sektorë të zhvillimit shoqëror dhe kombëtar, por do të fokusohem vetëm te sektori i ekonomisë bujqësore, që në fakt bën edhe diferencën midis fshatit dhe qytetit në dimensionin ekonomik. Ndërsa, diferenca tjetër i përket dimensionit territorial dhe ka lidhje me densitetin e banorëve dhe intesitetin e ndërtesave.

Sot qytetarët e Tiranës furnizohen me prodhime bujqësore që vijnë nga importi apo nga rajone të largëta të vendit. Kjo sjell që çmimet e produkteve bujqësore në tavolinat e konsumatorit të jenë 2-3 herë më të larta se çmimet në ferma. Në të kundërt të propogandës etatiste e antikapitaliste që thotë se diferencat e çmimeve janë pasojë e mos ndërhyrjes që shtetit apo të pangopshmërisë së tregtarëve, ato vijnë si pasojë e rritjes së distancës midis konsumatorit dhe prodhuesit. Kostot e transportit në distanca të largëta dhe kalimi i produkteve në disa duar tregtare bëjnë diferencën e çmimit. Sepse dëmtimi i dimension territorial të diferencës midis fshatit dhe qytetit përshkak të urbanzimit të fshatrave, ka konseguecë edhe humbjen e diferencës në dimensionin ekomomik.

Fshatrat rreth Tiranës, ato që kryebashkiaku Veliaj synon ti urbanizoj më tej, kanë hequr dorë nga aktiviteti bujqësor. Ato nuk e punojnë më tokën dhe nuk prodhojnë më produkte bujqësore për tre arsye kryesore. Së pari, sepse toka bujqësore është urbanizuar në një masë të tillë kritike saqë nuk lejon më zhvillimin e bujqësisë. Së dyti, edhe sepse kultivimi i bujqësisë nuk është më një synim i logjikshëm për të realizuar fitime, sepse rendimenti ekonomik nga bujqësia është shumë më i ulët se ai që vjen nga urbanizimi. Dhe së treti, edhe përshkak të premtimeve të kryebashkiakut Veliaj për urbanizim të mëtejshëm të fshatrave të tyre, apo pengimi me polici i atyre pak produkteve bujqësore që bujqërit e Tiranës synojnë të shesin në trotuaret e qytetit.  

 


                                                                                             

 


Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017