Posts

Showing posts from 2018

DËMSHPËRBLIMI I BANORËVE TË ZONËS SË ASTIRIT NUK ËSHTË NJË CËSHTJE E STREHIMIT SOCIAL! Mapo, 18. 12. 2018

Image
Megjithëse protesta e studentëve ja zbehu rëndësinë, protesta e banorëve të grabitur nga shteti në zonën e Astirit mbetet vizive në opinionin publik. Për këtë duhet ti njohim një meritë të vecantë edhe opozitës, e cila nuk lejoi që aksioma shqiptare ‘cudia më e madhe tre ditë zgjat’ ta degdiste në humnerën e askundit këtë përpjekje për drejtësi. Kryetari i opozitës, z. Basha, cdo mbëmje i bashkohet kësaj proteste, duke tërhequr me vete edhe opinionin publik nëpërmjet mediave që e ndjekin kudo. Protesta tashmë e ka humbur karakterin luftarak, që fatkeqësisht degjeneroi në pikën kulmore të saj, për tu kthyer në modelin urban që e karakterizonte që nga fillesa. Tashmë, palët kanë hequr dorë nga e drejta për ‘dhunë legjitime të shtetit’ apo e drejta për të reaguar kundër ‘të drejtës së mohuar’ dhe ‘dhunës së pësuar’; për tju kthyer qasjeve të tyre fillestare. Të dëmtuarit kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, kurse dy qeverisjet ofrojnë strehim social.   Nuk do zgjatem me, sa nor

DISA SHPJEGIME URBANISTIKE MBI PROJEKTIN E UNAZËS TE ZONA E ASTIRIT! Mapo, 01. 12. 2018

Image
Konflikti i zonës së Astiritmidis protestuesve civil dhe policisë së militarizuar të qeverisë, të enjten e kaluar, u kthye në një betejë luftarake që përvec se prodhoi të dëmtuarit e rradhës, dëshmon edhe se Rilindja po zhytet përditë e më shumë në veprime fashiste. Ajo po kthehet në një qeverisje fashiste, jo vetëm sepse shqetësimeve qytetare po ju përgjigjet nëpërmjet dhunës “legjitime” dispropocionale të shtetit, por edhe sepse nuk po kupton rolin e saj. Ajo nuk po kupton se nuk është pronare e pronave dhe parave publike, por vetëm administratorja e tyre. Ajo nuk po kupton, gjithashtu, se paprekshmëria e pronës private nuk është alternativë të cilën ajo mund ta respektojë ose jo. Por cka është më e rëndësishmja për këtë shkrim, ajo nuk po kupton se vullnetet e saj nuk mund të dalin mbi shkencën. Prandaj, në këtë shkrim modest do tentojmë të shpjegojmë projektin e këtij segmenti të unazës së madhe, nga kuptime teknike të urbanistikës. Korridori i Unazës së Madhe nuk mund të je

RAPORTI MORAL MIDIS “SHPELLARËVE” DHE SHOQËRISË! Mapo, 23. 11. 2018

Image
Në mënyrë evidente partitë shqiptare kanë injoruar interesat që përplasen në konfliktin te Astiri dhe po e fokusojnë diskursin te projektimi i interesave të tyre mbi këtë konflikt. Eksponentët e opozitës po e mediatojnë si të ishte një kontraditë e një grupi pronarësh të ligjshëm me qeverinë e korruptuar, dhe si zgjidhje shteruese propozojnë rrëzimin e qeverisë. Kurse për eksponentët e mazhorancës e vetmja zgjidhje qëndron te dorëzimi i protestuesve te ‘xhymertllëku’ i qeverive socialiste. Ndërkohë, më “xhymerti” prej tyre, kryebashkiaku i Tiranës, mendon se konflikti vjen sepse, protestuesit janë disa shpellar që duan të pengojnë modernizimin e qytetit. Sidoqoftë, asnjëra palë nuk na propozon zgjidhjen politike, realisht të vetme, për adresimin e këtij konflikti urban, që do të përsëritet edhe në të ardhmen. Ajo që na mbetet ne të tjerëve, për ta kuptuar situatën, është të bëjmë një kornizë morale të dinamikës së marrdhënies “shpellar” – shoqëri. Megjithëse konflikti shfaqet sot

BASHKËQEVERISJA SI PROVË E MOSQEVERISJES! Mapo, 20. 11. 2018

Image
Shqipëria “udhëhiqet” nga dy qeverisje në të njëjtën kohë! Nuk ka një qeveri në dritë të mazhorancës, dhe një qeveri në hije të opozitës, sikurse kujtdo do ti shkonte mendja nëse dëgjonte këtë pohim. Është praktikë e njohur në vendet demokratike që; përvec qeverisjes së drejtuar nga Kryeministri i votuar nga populli dhe i përbërë nga ministra, të përzgjedhur nga Kryeministri, të dekretuar nga Presidenti dhe të votuar në Kuvend; të ekzistojë edhe një qeveri hije e opozitës. Ajo nuk ka asnjë mandat të asnjë lloji nga sovrani (votuesit), përcaktohet nga vet opozita, dhe roli i saj është opozitarizmi sipas tematikës. Që do të thotë se, sipas sektorëve dhe tematikave që mbulon në parti, ‘ministri hije’ formëson një ekip teknik e politik, dhe në drejtim të këtij ekipi, ai i bën opozitë politikave qeverisëse për sektorin që mbulon. Të gjithë së bashku krijojnë ‘qeverinë hije’ dhe opozitarizmi i tyre formëson projeksionin e ‘qeverisjes së nesërme’! Kështu, sovrani krijon një pamje të qar

INTERVISTA PËR MONUMENTIN E ‘SHQIPONJËS’. Standart, 15. 11. 2018 Gazetare Klea Neli

Image
1.Si e cilesoni ju veprimin e kryeministrit duke rrezuar monumentin e shqiponjes dhe duke e quajtur ate ‘simbol vulgar’?  Në momentin e parë që u njoha me faktin e heqjes në mënyrë brutale dhe pa asnjë njoftim paraprak të monumentit të ‘Shqiponjës’, vendosur në rrethrrotullimin me të njëjtin emër, u cudita dhe nisa të mendoj mbi arsyet e mundshme të këtij veprimi. Mirëpo, Kryeministri Rama nuk na la shumë kohë të arsyetojmë, analizojmë apo supozojmë mbi këtë cështje, sepse na e sqaroi menjëherë këtë cudi duke prezantuar arsyen pse ai kishte vendosur ta hiqte këtë monument. Dhe ai e kishte shqyer këtë ‘Shqiponjën’ nga rrethrrotullimi që mban emrin e saj, sepse e konsideronte, sikurse e keni konstatuar edhe ju, një simbol vullgar. Ndjesia ime për këtë akt anormal të Kryeministrit ishte e njëjtë më atë të shumicës dërmuese të shqiptarëve, neveri e thellë për të paguarin nga taksat e shqiptarëve që godet popullin e vet në një nga pikat më të rëndësishme të identitetit të tij ko

CFARË DUHET TË KUPTOJMË NGA PROTESTA E BANORËVE TË ZONËS ASTIRIT! Mapo, 14. 11. 2018

Image
Për të disatën ditë, banorët që preket nga rizhvillimi e zgjerimi i unazës së re, po protestojnë në mbojtje të interesave të tyre. Ngjarje shumë e mirë, kjo, në lidhje me angazhimin qytetar në cështjet urbane, dhe në këtë kuptim, edhe në shërbim të demokracisë së aplikuar në proceset vendimarrëse. Vendi ynë e ka domosdoshmëri një frymë të tillë qytetare, pavarësisht se edhe ata vet e kanë formatuar protestën duke kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tjerë që kanë nevojë të përdorin atë infrastrukturë. Po kaq i rëndësishëm, gjithashtu, në kuptim të demokracisë së aplikuar është edhe përfshirja e deputetëve të opozitës në këtë konflikt qytetar. Të strukur në foltoren e selisë dhe studjot televizive, e vetmja punë që kanë bërë është akuzimi i antarëve të qeverisë për krime monstruoze; dhe zhvendosja e tyre nga statika e pozimit para kameras te dinamika e kundështisë qytetare, në një protestë antiqeveritare është një zhvillim shumë pozitiv.      Sidoqoftë, kjo është një ven

KANABISI SI VALA E GJASHTË E SPEKULLIMIT NË TREGUN IMOBILIAR! Mapo, 26. 10. 2018

Image
Nëse do të bënim një intervistë të strukturuar me pyetjen e parapërcaktuar ‘kush është problemi më i madh i Tiranës urbane?’, shumica dërmuese e të intervistuarve do të jepnin të njëjtën përgjigje. Ata do fajësonin ndërtesat e shumta që janë lejuar të ndërtohen në Tiranën post-komuniste. Pra, për perceptimin e gjerë publik, në Tiranë janë ndërtuar më shumë godina sesa është e pranueshme, që një qytet të funksionoj normalisht në shërbim të qytetarit. Këtë perceptim e vërteton si fakt edhe vëzhgimi statistikor, sipas të cilit në Shqipërinë postkomuniste janë ndërtuar më shumë se 1 milion ndërtesa dhe banesa të reja. Kjo shifër nuk është teknikisht e saktë përderisa nuk ekziston një matje empirike, por sidoqoftë është një shifër afër faktit. Në Shqipëri janë ndërtuar mbi 400 mijë ndërtesa e banesa paleje apo shtesa paleje në ndërtesat me leje, pa llogaritur këtu lejet e shumta të dhëna nga njësitë e qeverisjes vendore në këto 25 vite. Përbri kësaj gjendet edhe një fakt tjetër, sot n

SHKOLLA KOSOVA SI MODEL I SHKATËRRIMIT TË INSTITUCIONIT SHKOLLË! Mapo, 05. 10. 2018

Image
Kohët e fundit kam filluar të kem frikë nga vetja sepse, gjithmon e më shpesh, po dakortësoj në mendime me z. Rama. Këtë herë bëhet fjalë për deklaratën e tij në ditën e parë të vitit të ri mësimor, sipas të cilës shkolla Kosova, tashmë e rindërtuar, është shkolla më moderne në Shqipëri. Kështu mendoj edhe unë. Shkolla Kosova, është një godinë shumë moderne. Bile, aq moderne, sa nuk mund të jetë më një shkollë. Mund të jetë gjithcka tjetër, mund të kryej cfarëdo lloj funksioni privat apo publik, por shkollë nuk mund të jetë. Për të qënë i qartë, duhet pranuar, se në këtë vendin tonë shprehja ‘nuk mund të jetë’, e thënë nga një teknik, nuk është se ka ndonjë vlerë publike apo dobi praktike. Në ndryshim nga kushtëzimet teknike, godina Kosova sikurse cdo gjë tjetër në Shqipërinë e sotme, e merr potencën nga botkuptimi i z. Rama, dhe në këtë konteks, pa dyshim që ajo do të funksionalizohet si një element i rrjetit arsimor të kryeqytetit. Pa dyshim që do ndodhi kështu! Pa dyshim se rr

SA MË SHUMË KULLA TË LARTËSUARA NË TIRANË AQ MË SHUMË SHKOLLA TË MBYLLURA NËPËR SHQIPËRI! Mapo, 13. 09. 2018

Image
Fillim viti i ri shkollor solli edhe debatin partiak të radhës në këtë sistemin tonin partitokratik që nuk e di pse e quajmë demokraci. Kryebashkiaku i Republikës shpërndahu libra “falas” për disa fëmijë, dhe kjo ngjarje u transmetua drejtpërdrejt në televizionin e tij privat. Mediat private e publike, që në cdo rast mund të na e kursenin këtë shëmtirë populiste, demagogjike e fasadiste, i bënë ‘share’ në hapsirat e tyre, dhe kështu, të gjithë shqiptarët u njohën me këtë vepër të lartë të qeverisë Rilindase. Halli është se këtë “kronikë” e ndoqën edhe drejtuesit e opozitës të cilët, nuk e injoruan për ta lokalizuar këtë shëmtirë socialiste vetëm në oborrin e qeverisë, por e kthyen në një debat partiak pa asnjë kuptim politik. Si përfundim, shoqërisë shqiptare i mbeti në derë halli i zakonshëm: të përcaktoj kush është më socialiste: Ps, që po ju jep libra falas vetëm nxënësve të fillores; apo Pd, që paska premtuar se do t’jua japi të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar! Të

KORSITË E BICIKLETAVE, NJË TJETËR MEDALJE NDËRKOMBËTARE PËR VELIAJN! Mapo, 31. 09. 2018

Image
Një nga djemtë më simpatik të një qyteze të vogël u kthye nga studimet jashtë shteti sëbashku më gruan e tij, të renë nga vendi ku ai kishte studjuar, e cila për shkak të dashurisë kishte pranuar të braktiste të mirat, bollëkun, dhe modernitetin e vendit të saj të madh për të vijuar jetën në një qytezë të vogël dhe periferike, të një vendi të vogël dhe periferik. Familja e djalit, që ishte një ndër më të pasurat e më të kulturuarat e qytezës, por gjithësesi shumë larg modelit të familjes së saj, mezi po priste që djali të kthehej në atdhe së bashku me dy trofetë e tij, diplomën dhe gruan e huaj. Në fakt, gjithë qyteza mezi po priste, por zhgënjimi nuk vonoi! U zhgënjye familja e djalit, u zhgënjye qyteza, por u mërzit edhe burri nga zhgënjimi i përgjithshëm. Gruaja e shqetësuar se mos i shoqi ishte zhgënjyer nga martesa, e pyeti; buzëqeshi me përgjigjen; dhe morri përsipër zgjidhjen e “problemit”. U deshën pak ditë, dhe gjithë qyteza nuk ja ndante më sytë të huajës. Zhgënjimi i q

PARKIMI ME PAGESË NUK ËSHTË ZGJIDHJA, POR PROBLEMI! Mapo, 07. 08. 2018

Image
Ishte një shkrim i autores së pavarur Laura Laker, në gazetën 2 shekullore britanike, ‘The Guardian’, që konsolidoi te unë idenë se kryebashkiaku Veliaj nuk do të mjaftohej me propogandën lokale për të prezantuar mrekullinë urbane që po vinte në Tiranë si pasojë e administrimit të tij. Koha e vërtetoi këtë ide, sepse daljet e përditshme në Tv-të shqiptare për të reklamuar punët e tij publike nuk mund ti mjaftonin yllit të propogandës rilindase. Është në thelbin e internacionalistëve majtist, vecanërisht të vendeve të varfëra dhe të vogla si Shqipëria, të vetshkëputen nga “popullsia injorante, e prapambetur   dhe konservatore” e vendit të tyre dhe ti bashkëngjiten intelektualisht elitës majtiste globale. Mund të marrim në vëzhgim të gjithë majtistët e botës dhe do arrijmë në përfundimin se, ata nuk ngopen dot me aspiratat minimaliste e mediokre të popullit të tyre, bile ju duket jologjike ti konsiderojnë interesat e shprehura prej tij. ‘Besojini shumicës së heshtur’ ishte titulli

KU GABOJNË PETICIONISTËT E ARTIT SKENIK! Mapo, 02. 08. 2018

Image
Për herë të parë në 15 vjet aktivitet publik të z. Veliaj, unë dakortësova me të kur ky deklaroi se cështja e teatrit i ndau artistët në dy grupe. Megjithëse synimi i këtyre fjalëve të z. Veliaj ishte reklamimi i një peticioni që 54 artistë i kishin dërguar Presidentit, Kryeministrit, atij vetë dhe dy prej institucioneve ndërkombëtare më të rëndësishme në vend, konstatimi ishte real. Cështja e godinës së Teatrit, vërtetë, i përcau artistët në dy grupe: në grupin që kërkon prishjen e tij të menjëhershme, gjë që ja kërkuan me forcë edhe Presidentit dhe ndërkombëtarëve; dhe grupit që, të tretur tashmë në masën elitare të Tiranës, po lufton në mbrojtje të kësaj godine historike. Mirëpo, që k y fakt i pamohueshëm nga askush të sjelli dobi, duhet lexuar në konteksin e tij specifik. Është e vërtetë se ndryshe nga 20 vjet më parë, kur artistët ishin të bashkuar kundër prishjes së Teatrit, sot janë të përcarë. Por është, gjithashtu, e vërtetë se ndryshe nga 40 vjet më parë, kur artistët i