PARKIMI ME PAGESË NUK ËSHTË ZGJIDHJA, POR PROBLEMI! Mapo, 07. 08. 2018


Ishte një shkrim i autores së pavarur Laura Laker, në gazetën 2 shekullore britanike, ‘The Guardian’, që konsolidoi te unë idenë se kryebashkiaku Veliaj nuk do të mjaftohej me propogandën lokale për të prezantuar mrekullinë urbane që po vinte në Tiranë si pasojë e administrimit të tij. Koha e vërtetoi këtë ide, sepse daljet e përditshme në Tv-të shqiptare për të reklamuar punët e tij publike nuk mund ti mjaftonin yllit të propogandës rilindase. Është në thelbin e internacionalistëve majtist, vecanërisht të vendeve të varfëra dhe të vogla si Shqipëria, të vetshkëputen nga “popullsia injorante, e prapambetur  dhe konservatore” e vendit të tyre dhe ti bashkëngjiten intelektualisht elitës majtiste globale. Mund të marrim në vëzhgim të gjithë majtistët e botës dhe do arrijmë në përfundimin se, ata nuk ngopen dot me aspiratat minimaliste e mediokre të popullit të tyre, bile ju duket jologjike ti konsiderojnë interesat e shprehura prej tij.
‘Besojini shumicës së heshtur’ ishte titulli i këtij shkrimi të znj. Laker, që sigurisht e kishte shkëputur nga fjalimet e kryebashkiakut të ndërkombëtarizuar Veliaj. Pra, lëreni cfarë thonë qytetarët gërrnjarë që flasin, e drejta qëndron me qytetarët që nuk flasin por që mendojnë njësoj si kryebashkiaku, përderisa është vet kryebashkiaku që vendos cfarë mendojnë këta. Teknikë manipulimi që do ta kishte zili edhe diktatori Hoxha, nëse do ishte gjallë. Socializmi i tij monist, i detyronte njerëzit të shpreheshin ashtu si “duhet”, kurse socializmi demokratik i Veliajt arrin ti lexoj në mendje ata që heshtin. Ishte kështu për ‘këndin e lodrave’ te Parku i Liqenit, për stadiumin me kullë te Stadiumi Kombëtar ‘Qemal Stafa’, për këmbësoren publike pa publik te ‘Sheshi Skënderbej’; dhe është edhe për projektin e fundit të kryebashkiakut Veliaj, sipas të cilit pagesa për parkimin në rrugët kryesore në Tiranë do të përmirësojë  dimensionin urban të qytetit.  
Në të kundërt, parkimi me pagesë në rrugët kryesore është një projekt që do ta dëmtoj më tej gjëndjen katastrofike urbane në të cilën është bllokuar dhe mbahet i shantazhuar kryeqyteti. Dy janë gjëndjet fizike të një automjeti: ai është ose në gjendje statike, pra i parkuar; ose në gjendje dinamike, pra në lëvizje. Nëse një automjeti i vështirësohet parkimi, sikurse është rezultati logjik i kësaj mase administrative që kërkon pagesë për parkim, atherë ky automjet do mbetet në lëvizje. Është e kuptueshme dhe racionale, sikurse vet qënia njerëzore, që drejtuesit e mjetit do të tentojnë të ulin sa më shumë kostot e parkimit të automjetit të tyre, duke kërkuar vendparkime me kosto më të ulët. Mbajtja e automjeteve për një kohë më të gjatë në lëvizje, prodhon më shumë ndotje të ajrit, akustike dhe vizive për qytetin. Dhe vështirë të gjendet një qytetar, përvec z. Veliaj apo ndonjë prej dishepujve të tij, që thotë se ndotja e trefishtë është në të mirë të qytetit.
Nëpërmjet konseguencës parësore të tij, atë të vështirësimit të parkimit, ky projekt prodhon edhe një dëm të madh për blloqet e banimit. Nëse e vëzhgojmë me kujdes Tiranën urbane, dëmi më i madh i është bërë hapsirave të brendshme të njësive të banimit. Nëpërmjet lejeve të ndërtimit të dhëna në mënyrë të fragmentarizuar dhe pa projektim urban që paraprin zhvillimin, blloqet urbane mbeten në raporte shumë negative midis hapsirave të hapura dhe të gjelbërta dhe sipërfaqeve të ndërtuara. Lejimi i ndërtesave të reja pa parkim nëntokësor e ka thelluar me tej këtë disbalancë, dhe projekti i parkimit me pagesë do ta rrënoj më tepër. Është e kuptueshme dhe racionale që drejtuesit e mjeteve, për të ulur kostot e parkimit, do i parkojnë mjetet e tyre në brendësi të bllokut të banimit. Cka në asnjë rast nuk mund të jetë një gjë e mirë për bllokun e banimit apo për qytetin, pavarësisht se cfarë deklaron z. Veliaj apo ndonjë prej dishepujve të tij.
Parkimi me pagesë dëmton edhe ekonomitë familjare të qytetarëve të Tiranës. Sigurisht nuk dëmton të pasurit, të cilët mund ta përballojnë me lehtësi këtë kosto shtesë dhe për më tepër do ju lehtësohet gjetja e vendparkimeve. Porse dëmton xhepin e familjeve të mesme, të cilat e kanë ndërtuar gjithë aktivitetin ditor nëpërmjet kësaj skeme të lëvizjes, përderisa rrit për ta koston e përdorimit të një automjeti. Po kaq dëmtohen edhe të varfërit, të cilëve do ju duhet të ndajnë me një pjesë të shtresës së mesme atë palo transport publik që ekziston, dhe që propocionalisht do të rrisi cmimet. Por të mos shqetësohemi, sepse z. Veliaj do ketë më shumë para të marra nga xhepat e qytetarëve (2,7 milion euro për 2017),  dhe kështu mund të fitojë edhe ca dekorata të tjera ndërkombëtare. Të cilat, vërtet nuk mund ta përmirësojnë gjëndjen urbane të Tiranës, por mund ti mbushin mëndjen një pjese prej nesh, që “e ardhmja urbane e Tiranës është e ndritur”!


Comments

  1. Dua të ndaj dëshminë time të përzemërt për Dr. Dawn dhe magjinë e pabesueshme të dashurisë që ai bëri për mua. Pasi burri im më la mua dhe djalin tonë, u ndjeva e humbur dhe e shkatërruar. Por me magjinë e dashurisë së Dr. Agimit, gjithçka ndryshoi. Burri im u kthye, i mbushur me keqardhje dhe dashuri, dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Në familjen tonë ishte sikur të kishte rindezur një dritë.

    Nëse jeni duke u përballur me ndonjë sfidë në martesën ose marrëdhëniet tuaja, apo edhe nëse keni nevojë për ndihmë me çështje gjyqësore, çështje shëndetësore ose ëndërroni të keni një fëmijë, ju rekomandoj me gjithë zemër t'i drejtoheni Dr. Dawn. Dhembshuria dhe aftësitë e tij bëjnë vërtet mrekulli. Faleminderit, Dr. Agim, që mblodhët përsëri familjen time!
    Whatsapp-i i tij: +2349046229159
    Email. dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  2. Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159

    Për magjinë e ribashkimit.
    Për magjinë e shtatzënisë.
    Magjinë fituese të lotarisë.
    Çështjen gjyqësore fituese.
    Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,

    HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

BAJRAMI PA XHAMI. Mapo, 21.10.2013

Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë! Liberale, 03. 06. 2022

Tortura e re që na ofron Veliaj! Liberale, 31. 01. 2023