Posts

Showing posts from January, 2018

BALANCIMI I POPULLSISË NËPËR TERRITORIN KOMBËTAR ËSHTË DOMOSDOSHMERI! Mapo, 31. 01. 2018

Image
Tre tumoret që kanë shtrirë metakstazat në trupin social dhe territorial të Atdheut: imigracioni nga territoret periferike dhe kufitare drejt Durasanës; emigracioni masiv drejt vendeve të zhvilluara perëndimore; dhe ulja e rritjes natyrore të popullsisë po e shkatërrojnë Shqipërinë e sotme. Cdo simptomë që konstatohet në mënyrën tonë të jetesës, dhe që mëndjet e pastërvitura ja faturojnë sistemit kapitalist, ka komponent shkaktues të paktën një nga këto tre tumore. Të treja kërkojnë ndërhyrje radikale dhe të menjëheshme, por ne do fokusohemi te balancimi i shpërdarjes së popullsisë nëpër territorin kombëtar, sepse ky është kurimi ku rezultatet mund të jenë më të shpejta dhe politika ka kompetenca dominuese. Sepse politikat publike jo vetëm mund të stimulojnë një qasje patriotike të shoqërisë për të mos u larguar më nga trojet e të parëve apo për të rikontruktuar modelin e saj politik dhe ekonomik, por edhe për synime të tjera kombëtare. Në këtë shkrim modest të opinionit do fokus

SHKOLLA ME USHQIM! Mapo, 24. 01. 2018

Image
Informacionin se qeveria ka ndërmend të ndryshoj strukturën mësimore në mes të vitit shkollor e morra nëpërmjet një njoftimi në facebook. Luftën midis të besuarit të një statusi në media sociale apo një anekdode të tillë qeverisëse, në fillim e fitoi kjo e dyta. Mirëpo e kisha gabim, qeveria jonë nuk ka më limite. Qasjet e saj fashiste që ushqehen nga mishela e karburanteve më toksike në botë, mund të kapërcejnë cdo kufi. Prandaj e fala veten për skepticizmin, por jo për paaftësinë në arsyetim. Qeveria jo vetëm synon të ndryshoj strukturën mësimore në mes të vitit duke bashkuar mekanikisht dy orë të të njëjtës lëndë pa llogaritur impaktin e kësaj në mësimdhënie, por edhe ka vendosur që aktiviteti në shkolla përvecse arsimor të ketë edhe karakter emancipues shoqëror. Konkretisht, në shkurt starton në 20 shkolla të 5 bashkive projekti ‘të bëjmë detyrat e shtëpisë’, i cili kërkon të ushqejë nxënësit dhe ti mbaj ata nëpër shkolla deri në orën 17.00. Projekti propogandohet të këtë edhe

KONCENTRIMI I POPULLSISË NA MBAN NË VARFËRI! Mapo, 15. 01. 2018

Image
Edhe pas 27 vjetësh në tranzicion politik e ekonomik shoqëria shqiptare vijon ti mbështesi synimet për prosperitet ekonomik te investimet e huaja. Në fakt, dy ndërmarjet që kanë shërbyer si një serum për ekonominë kombëtare në qeverisjen e fundit, TAB dhe kaskada e Devollit, janë investime të huaja. Mirëpo edhe këto trashëgohen nga qeverisje të mëparshme, cka e pozon këtë pritshmëri shoqërore në pikëpyetje për të ardhmen. Në 5 vitet e fundit nuk është tërhequr asnjë investim i huaj i qënënsishëm, dhe ky fakt duhet ta shkundi elitën drejtuese të vendit. Ndërkohë, burimet potenciale për investime zvogëlohen dhe investitorët po orientohen në përzgjedhjen për të investuar ato vende që ofrojnë kombinimin më të favorshëm të potencialit, stabilitetit dhe klimës së bisnesit. Të paktën kështu na thonë ekonomistët, ndërsa na shpjegojnë se asgjë nuk do ndryshoj në ekonomi po nuk u rrit niveli i stabilitetit politik dhe përmirësua qasja ndaj bisnesit. Nga ana tjetër, serumi i vërtetë i mbij