SHKOLLA ME USHQIM! Mapo, 24. 01. 2018
Projekti propogandohet të këtë edhe një dimension të fortë mbrojtës të shoqërisë nga injoranca e vet, sepse konsiderohet , si ‘një mënyrë për të edukuar ushqyerjen e shëndetshme me produkte bio’. Pra, duke qenë se shqiptarët ushqehen me ushqime OMGJ kur produktet bio kanë përmbytur tregjet, qeveria ka vendosur ta luftojë vet papërgjeshmërinë dhe padijen e tyre. Nga ana tjetër, meqënëse shkollat tona kanë hapsira të hapura e të mbyllura pafund, Ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër të përzgjedhi vendin ku do të lokalizohet menca, e cila ‘duhet të mos jetë nga dielli apo nën ndikimin e kushteve atmoferike’. Synim shumë bazik ky, po të kemi parasysh se fëmijët shqiptarë sot në familjet e tyre ushqehen në rrugë. Dimesionin demokratik, projektit, do ja japi Bashkia Tiranë duke e kushtëzuar atë me ‘miratimin e menusë nga prindërit’, megjithëse askush nuk i ka pyetur këta nëse janë, apo jo, dakort me projektin në tërrësinë e tij.
Referuar këtij shpjegimi minimalist teknik, dhe faktit që shkollat shqiptare janë ndërtuar para shkurtit të këtij viti (në fakt që në kohën e rregjimit komunist), është e lehtë të kuptohet se ky projekt nuk ka asnjë gjasë të suksesojë. Të synosh të integrosh aktivitete të reja njerëzore, të tilla si ushqyerja, në një ndërtesë të ndërtuar dekada më parë është absurde deri në qesharake. Jo vetëm në kuptim teorik, por më shumë në kuptimin praktik të gjësë, sepse ato janë projektuar në funksion të aktiviteteve që sistemi arsimor i kohës kërkonte. Trekëndëshit revolucionar ‘mësim-punë-kalitje ushtarake’ nuk e asorbon dot këtë funksion të ri që duan ti japin ndërtesës shkollore. Kthimi i saj me ngrënie kërkon: personel shërbimi; module, pajisje e enë guzhine; dhe sete ngrënieje. Po le te themi se gatimin dhe shërbimin do ti sigurojnë me katering nëpërmjet PPPve për të cilat janë ekspertë globalë, por si do t’ja bëjnë për mjediset dhe mobiljet e ngrënies?!
Do ti nxjerrin fëmijët të ushqehen në oborr dhe terrenet sportive, të cilat kanë 25 vjet që i ngushtojnë për të rritur numrin e klasave?! Do t’jua cojnë pjatat e ushqimeve në palestër, apo nëpër klasa?! Të qeshësh apo të qash, është cështja! Fëmijët janë 40 vetë në një klasë, ndërsa ngrijnë së ftohti; bëjnë mësim me dy turne, në klasa pa ndricim; edukohen nga mësues me aftësi të diskutueshme që zëvendësohen cdo 4 vjet; arsimohen me libra jashtë standartit tematik, kulturor e moral, këta recitojnë poezi! Ne nuk kemi shkolla, këta flasin për shkolla me ushqim! Ndërsa makina qeverisëse na tregon përralla futuriste, ajo zvarritet e ushqyer nga mishelimi i arrogancës së qeveritarëve që ndihen mbinjerëzor; injorancës së përgjithshme dhe tematike që i karakterizon ata; dhe përcmimit deri në neveritje që ata kanë për pjesën tjetër të shoqërisë! Ajo nuk është një ferrari, sikurse po na thonë, por një gaz 69-sh rrangall që po na con në asgjëkund.
Comments
Post a Comment