Posts

Showing posts from August, 2021

Tre rrugë të mundshme opozitare për PD-në. Liberale, 30.08. 2021

Ky fillim shtatori e gjen PD-në në situatën më të vështirë të gjendur ndonjëherë në jetën e saj relativisht të shkurtër. Ndërsa ka refuzuar të pranoj rezultatet negative që arriti në zgjedhjet e prillit të këtij viti, grupi i kandidatëve fitues të saj është i detyruar të hyj në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë është e qartë për edhe më fanatikun nga deputetët e ardhshëm demokrat- për të mos thënë, për çdo antar të saj- se alternativa për të bojkotuar është vetvrasje përfundimtare. Në jetën politike ka vetëm një rregull, dhe ai është pjesmarrja. Nëse merr pjesë ka gjasa edhe të dëgjohesh; nëse nuk merr pjesë, nëse nuk flet, askush nuk mund të dëgjoj atë që ke ti në mendje edhe sikur të jetë i interesuar. Gjë, disafish e pamundur kjo, po të kemi parasysh karakteristikën përqëndruese të pushtetit te vetja, që e dallon këtë shumicë qeverisëse. Në këtë kuptim është e qartë se PD-ë do të hyj në Kuvend, por mbetet akoma e paqartë se kush është rruga që do ndjeki ajo për të bërë që fjala e saj

Kurthi ku ka rënë PD-ja erdhi pikërisht prej parimeve të shitura! Liberale, 09. 08. 2021

Sikurse shqiptari politikisht më periferik e ka mësuar, Ambasadorja Kim, përdori një togfjalësh të shkëputur nga një parullë propogandistike të regjimit komunist në Shqipëri. Në deklaratën publike, të bërë pas një takimi me z. Basha, Ajo ndër të tjera do të theksonte se ‘ Do të ishte një ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do të duhet të hajë bar për hatër të një deputeti të saj ’. Kjo ngjarje ka hapur debat të gjerë publik në lidhje me marrdhënien midis SHBA dhe PD-s, por ky shkrim modest opinioni nuk është i interesuar për të. Ai është i interesuar për të ardhmen e PDs, dhe në këtë kuptim do tentojë të kuptojë çfarë ajo duhet të ndryshoj për më mirë.  Parrudha origjinale ‘ bar do hamë dhe parimet nuk i shesim ’, në kohën kur u përdor, kishte kuptimin praktik sipas të cilit shqiptarët duhet të pranonin një cilësi jetese në kufinjtë e mjerimit por nuk do të hiqnin dorë nga ‘uniteti i celiktë rreth Partisë’, ‘PPSh si forcë e vetme udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë’, ‘lufta

Çfarë mbetet pas 25 Prillit për shoqërinë shqiptare! Liberale, 24. 05. 2021

  Zgjedhjet e Prillit thyen një tabu të madhe për shqiptarët. Ato treguan se siguria për një rotacion pas dy mandateve të qeverisjes së një partie, mund të të lëri në baltë. Shpesh, është pikërisht ajo që e pengon rotacionin politik. Pas kësaj, shoqëria shqiptare u gjend në një zbrazëtirë të madhe kuptimore, mbi atë që kishte ndodhur. Ajo nuk është gjendur dhe nuk mendonte se do gjendej ndonjëherë në këtë “kurth”! Ajo nuk di si të orientohet në këtë ‘vazhdimësi të tretë’! As fituesit dhe as humbësit e zgjedhjeve të 25 Prillit nuk dinë si ta administrojnë këtë realitet. Fituesit bëjnë sikur fitorja e tyre është një gjendje normale, por ftojnë humbësit në qeverisje! Humbësit mundohen ti japin një dimension paranormal, duke fajësuar qytetarët që masivisht paskan shitur votën, dhe ndërkombëtarët që njohin si demokratike këtë ‘masakër elektorale’!   Mirëpo, përveçse realitet në praktikë, ky “kurth” është një nga gjendjet normale të demokracisë në teori. Ekzistojnë, gjithashtu, shembuj p