Posts

Showing posts from June, 2017

ZGJEDHJE PA PARTI IDEOLOGJIKE DHE PROGRAMORE?! Mapo, 30. 06. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa parti që konkurojnë më projekte reformash të kuvenduara me qytetarët. As këto zgjedhje nuk e realizuan ëndrën bazike të atyre qytetarëve, të cilët e presin demokracinë nga ndonjë ndërhyrje qiellore. E kam fjalën, presin t’ju vij nga qielli një udhëheqës i frymëzuar nga parime të ‘moralit të krishterë’. Ti dojë shqiptarët dhe Shqipërinë deri në vetmohim; të punojë natë e ditë për të mirën e të varfërve e tu mbaj dorën të fortëve; të mos u grabisi paratë publike e pronat private; ti pasurojë e të prodhojë të mira për ta, sic mund të na e përshkruante Nietzsche (Nice) një udhëheqës të tillë me arsyetimet e librit ‘ Gjenealogjia e Moralit’ . Për këtë fakt evident (ëndërdështimin) janë koshientë një pjesë e madhe e shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër do ndërgjegjësohet përgjatë këtij mandati qeverisës. Kështu ka ndodhur për 27 vjet, dhe kështu do vijojë përsa kohë e shohim cështjen e politikës si cësht

ZGJEDHJE PA PROJEKT PËR PRONËN?! Mapo, 21. 06. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa zgjidhur cështjen e pronës . Fushatës së zgjedhjeve po i vjen fundi. Shumë shpejt do marrim vesh jo vetëm kush do ta qeverisi Shqipërinë e katër viteve të ardhshëm, por edhe si ka ndikuar diskursi politik i partive garuese në këtë fakt të pashmangshëm. Ajo që të alarmon është mungesa e propozimeve për zgjidhje të një nga cështjet më të rëndësishme që mban pezull shumëcka në këtë vend. Cështja e kthim-kompensimit të pronësive të paluajtshme të shtetëzuara nga sistemi komunist, dhe që nuk u adresua kurrë shterueshëm në këto 27 vjet. I vetmi artikulim është ai i z. Basha në protestën e 13 majit, sipas të cilit e tija ‘Republikë e Re do ti kompesonte pronat me vlerë Europiane’! Sigurisht që shumëkujt mund ti ketë pëlqyer kjo “zgjidhje”, porse për mua nuk është gjë tjetër vecse një shkallë më e lartë e talljes së klasës partike me qytetarët. Gjë, që thërret nevojën e kontributeve për propozime racion

ZGJEDHJE PA TË DJATHTË! Mapo, 15. 06. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa një model të ri ekonomik. Fushata për zgjedhje politike (nëse mund ti quajmë të tilla), ka mbërritur këto ditë në pikën e ngopjes informative. Sot të gjitha partitë pjesmarrëse i kanë shpalosur plotësisht ofertën politike që kanë për votuesin. Ato kanë prezantuar, të detyruara nga ligji, listën e kandidatëve për deputet, por edhe premtimet bazë nëpërmjet të cilave synojnë të fitojnë besimin qytetar. Për listat e kandidatëve nuk dua të zgjatem, edhe sepse interesi i këtij shkrimi janë premtimet. Nëse i vëzhgon me kujdes ato (premtimet), qoftë edhe pa ndonjë impenjim të vecantë, dallon me lehtësi se të gjitha partitë janë fokusuar te rishpërndarja e të hyrave publike. Me një fjalë, kanë shpjeguar se cfarë do bëjnë me paratë’ që do mbledhin nga doganat, tatim-taksa dhe borxhet që do marrin në emrin tonë. Të gjitha partitë, pa asnjë përjashtim, premtojnë se do bëjnë namin me ‘ndihmën e shtetit’ që

E JONA ‘REPUBLIKË E RE’! Mapo, 08. 06. 2017

Image
Në protestën e 13 majit shkova me kënaqësi. Njerëz të rëndësishëm të PDs më kishin njoftuar se z. Basha do shpaloste tezat e tij për ‘Republikën e Re’, dhe unë si i apasionuar pas kësaj teme, nuk kisha sesi t’ja mohoja vetes këtë kënaqësi. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova: ‘ Republika re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin … nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla … pensionin 250 mijë lekë në muaj … stazhet e punës për studentët prej 200 mijë lekësh në muaj … do injektoj 1 miliardë euro në ekonomi … do të paguajë faturat e energjisë deri në 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar … subvencione 100 milionë euro për bujqësinë …pronat do të kompensohen me çmimin evropian’, ishte zhgënjyese! Një kaskadë premtimesh populiste, që në rastin më të mirë mund të sigurojnë një rotacion politik, por nuk mund të prodhojnë një ‘Republikë të Re’! Ajo duhet të ndërtohet ‘nga qytetarët dhe për qytetarët’ prandaj nisur nga ky shkrim modest opinioni le t