ZGJEDHJE PA PARTI IDEOLOGJIKE DHE PROGRAMORE?! Mapo, 30. 06. 2017
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk
mund të ketë një të tillë pa parti që konkurojnë më projekte reformash të
kuvenduara me qytetarët.
As këto zgjedhje nuk e realizuan ëndrën bazike të atyre qytetarëve, të cilët e presin demokracinë nga ndonjë ndërhyrje qiellore. E kam fjalën, presin t’ju vij nga qielli një udhëheqës i frymëzuar nga parime të ‘moralit të krishterë’. Ti dojë shqiptarët dhe Shqipërinë deri në vetmohim; të punojë natë e ditë për të mirën e të varfërve e tu mbaj dorën të fortëve; të mos u grabisi paratë publike e pronat private; ti pasurojë e të prodhojë të mira për ta, sic mund të na e përshkruante Nietzsche (Nice) një udhëheqës të tillë me arsyetimet e librit ‘Gjenealogjia e Moralit’. Për këtë fakt evident (ëndërdështimin) janë koshientë një pjesë e madhe e shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër do ndërgjegjësohet përgjatë këtij mandati qeverisës. Kështu ka ndodhur për 27 vjet, dhe kështu do vijojë përsa kohë e shohim cështjen e politikës si cështje të moralit individual të liderit dhe jo bashkëkuvendim , të partive dhe shoqërisë, për të konceptuar reforma ekonomike e shoqërore!

Sigurisht që,
filozofi gjerman i shekullit të 19-të Friedrich Ëilhem Nietzsche nuk e
shkroi librin e tij për të na treguar sesi moralisht duhet të jetë një lider.
Ai e shkroi për të treguar se përqasja ndërkulturore është
përqasja më e rëndësishme për të arritur në një përfundim të saktë. Sidoqoftë,
nëse e huazojmë këtë tezë Niceane në shërbim të cështjes për të cilën po
flasim, na del se të kërkosh ‘liderin më të ndershëm se të tjerët’ është një
dështim i sigurt për një shoqëri. Sepse, si në dimensionin kohor edhe në
dimensionin individual (të individëve që e përbëjnë), shoqëria nuk ka një moral
të unifikuar. Cka e bën të pakuptimtë dhe jo produktive të kërkojmë liderin e premtim-mbajtës
duke larguar liderët që na zhgënjejnë! Nga ana tjetër, nëse bëjmë një rezyme minimaliste të diskursit diferencues
midis dy partive kryesore përfshirë partitë mbushëse (aleate) të tyre në këto
27 vjet, do dallojmë se të gjithë tezat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me politikën.
Përjashto tezën
antikomuniste të PDs 1991, të gjitha kanë qenë parapolitike apo jashtëpolitike.
‘Antikomunizmi’ dhe ‘antikorrupsioni’ kanë qenë tezat bazike, por në asnjë rast
nuk krijonin diferencë politike midis partive. Secila parti, për 27 vjet, ka
akuzuar të tjerat si komuniste e të korruptuara. Pjesa tjetër e ‘fushatës
negative’ është dominuar nga ngjarjet më tragjike për kombin dhe vendin: firmat
piramidale; vrasja e z. Hajdari; Gërdeci; 21 janari, të cilat gjithashtu nuk
përmbanin asnjë thërmijë ideje sesi partitë mund ta ndryshonin për mirë ecurinë
e shoqërisë. Mirëpo, ky diskurs jo vetëm
ka prodhuar të kaluarën dhe të sotmen, por po na projekton edhe të ardhmen,
sepse është ky diskurs që ka strukturuar partitë! Njësimi i politikes me partiaken duke mënjanuar
nga politika tezat për zhvillim të intelektualëve, dhe diskursi populist i
premtimeve parazgjedhore janë plotësuese në formësimin e partive si bashkësi
njerëzish besnik ndaj kryetarit.
Kjo është mishela që
prodhon struktura partiake të tejmbushura me njerëz që nuk kanë vetëdijen
minimale politike. Është e kuptueshmë se në partitë ku pushteti kërkohet ‘se
kundështari është më i keq’ dhe në struktura partiake ku karriera ndërtohet me
besnikëri ndaj kryetarit dhe jo në besnikëri ndaj ideologjisë, njerëzit me
besueshëri publike nuk i duhen kujt. Dhe në këtë kuptim të kërkosh ‘liderin më
të ndershëm se të tjerët’ është një pamundësi e plotë shkencore. Kjo është arsyeja
pse ka ardhur koha të braktisim këtë model dhe të ndërtojmë një të ri. Modelin
e transferimit të sovranitetit nga i përfaqësuari te përfaqësuesi nëpërmjet
projekteve me origjinë e frymëzim ideologjik dhe të dakortësuara mes palëve. Për
të dhënë një shembull praktik sesi mund të funksiononte ky model, dhe përparësitë
e implementimit të tij do vëzhgojmë premtimin
më të cuditshëm, më të pamundshmin për realizim, por edhe më intriguesin në këto
zgjedhje.
Comments
Post a Comment