Tortura e re që na ofron Veliaj! Liberale, 31. 01. 2023

 Kushdo që ka shkruajtur apo ka folur ndonjëherë me gjuhën e kërkimit shkencor e di se edhe punimi më i keq përfshin një prezantim të pikave të dobëta të tij. Nëse bën një replikë teknike, është e domosdoshme të prezantosh edhe ku personi që po replikon ka të drejtë. Këtë parim deontologjik kam ndjekur edhe unë, sa herë kam opinionuar mbi punët e qeverisjes në çështjet urbane e territorial.

Me qeverisjen e administratës lokale Veliaj ka qenë në kufijtë e të pamundurës, por ja kam dalë. Ajo i ka dhënë një zgjidhej të mirë lokalizimit të stacioneve transportit interurban të qytetit. Nëse administrata Basha vendosi ti grumbullonte të gjitha tranzitet në një Terminal të vetëm që e cilësuan ‘Multimodal’; administrata Veliaj e ndahu këtë fluks hyrës në dy pika të ndryshme, në përputhje me origjinën gjeografike nga ku këto flukse gjeneroheshin.

Aq më gëzoi ky fakt sa mezi prisja që ndonjë gazetar të më vinte përpara pyetjes shpesh të përsëritur ‘A ka bërë ndonjë gjë mirë, administrata e Veliajt?’, që unë të mbushja gojën e të thoja ‘po’. Por edhe kjo mundësi për ta mbajtur të folurën time në gjuhën teknike, u sfumua me shpejtësi kur vizitova në vend terminalin jugor të qytetit, që është në përfundim e sipër. Sapo e pashë, në mëndje më erdhi një batutë nga një film i vjetër i realizmit-socialist.

A do ta dënoj me varrje në litar edhe Duçja shqiptar, Teraçinin e tij, sikurse bëri origjinali?! Terminali Jugor, njësoj si Porti Viktor, nuk ishte asgjë më shumë se një çiban në menderen e TEG. Atje, as mund të hynin e jo më të përpunoheshin autobusët e shumtë që vijnë nga jug-lindja e vendit! Terminalet ndërtohen në periferi të qytetit, për dy arsye: së pari, të mos sjellin lëvizjen ndërqytetase në bërthamën e qytetit; dhe së dyti të kenë hapsirën e duhur për përpunim të pasagjerëve.

Me pak fjalë, mbeta përsëri pa një ‘punë të mirë, të njeriut që punon’. Por ky shkrim nuk ka lidhje me terminalët e Tiranës. Ky shkrimi i shkurtër i opinionit ka lidhje me një torturë të re që ka projektuar Kryebashkiaku i Tiranës për “nënshtetasit” e tij. Ai ka vendosur të bëj çdo javë një ‘emision me gënjeshtra’. Do dali çdo javë dhe do të shpalli “arsyet” pse ekspertët, që ai i konsideron ‘baltosës profesionist’, gabohen kur flasin për cilësinë urbane të përkeqësuar të jetesës në Tiranë.

Për ta nisur me shfaqen e tij të parë, nuk do replikoj për qindra kullat që ai po lejon të ndërtohen në qytet, duke çvlerësuar pronat e vjetra dhe ato të sapo krijuara, imobiliare në Tiranë. Nuk ka nevojë për mendim teknik për të analizuar nga ana sasiore apo cilësore bumin e madh të kullave të reja që po ndërtohen, dhe impaktin negativ që ato kanë në njësitë strukturore ekzistuese të qytetit. Çdokush e vet-dallon lehtësisht atë.

Ajo që ‘ka nevojë për kallauz’ teknik, janë dy çështje që nuk mund të anashkalohen. Së pari, anekdota se po u bllokua ndërtimi i kullave të reja do të rritet çmimi i shitjes. Do ishte kështu sikur tregu i shitblerjes së banesave të ishte një treg i lirë. Në fakt, ky treg është i deformuar në gjashtë valë të spekulimit me cilësinë dhe çmimin, pa folur për impaktin në dimensionin urban të qytetit dhe territitorial të vendit.

Çmimin për njësi të sipërfaqes ndërtimore e stabilizon karteli që e ka kapur industrinë e vetme që rritet në vend, kurse ndërtuesit e tjerë i shkojnë pas vendimit të të mëdhenjve, ndoshta edhe se ju pëlqen. Në fakt, kujt nuk do ti pëlqente një çmim më i lartë për produktin e tij, kur sasinë e produktit që mund të sjelli në treg ja kushtëzon karteli?! Mund të jetë një qasje e pamoralshme, por gjithësesi ekonomike.

Ligjësia që rregullon çmimin, në një treg të lirë, është shumë e thjeshtë: sa më shumë rritet oferta, apo sa më shumë ulet kërkesa në treg, aq më shumë bie çmimi për njësi. Dhe në fakt, në Shqipërinë e sotme, të dyja këto variabla imperative për uljen e çmimit po ndodhin. Ndërkohë që popullsia dhe aftësia e saj blerëse po zvogëlohet më shumë se kurrë në 25 vitet e fundit, çmimet po rriten.

Me pak fjalë, asgjë e ndryshme nga ajo që ka vendosur karteli të ndodhi, nuk do të ndodhi me çmimet në tregun imobiliar nëse bllokohet ndërtimi i banesave të reja. Në të kundërt, çmimi mund të bjeri deri në 30%, nëse ai lihet në ligjësinë e tregut të lirë. Ky tren natyror çmimesh nuk mund të pengohet as nga shumë barrierat që i janë vendosur këtij tregu, nga qeverisja etatiste dhe klienteliste e administratës Veliaj.

Çështja e dytë është edhe më e rëndësishme, ajo na prezanton me karakterin e vërtetë të kësaj qeverisje vendore. Qeverisja Veliaj e Tiranës nuk është vetëm etatiste dhe klienteliste, porse më keq akoma, ajo është legalizuese e zhvillimit të paplanifikuar, të fragmentarizuar dhe të atomizuar urban. Nëse Tiranës urbane që u përplas me zhvillimin kaotik të 25 viteve të para, i duhet një planifikues i së ardhmes, kryebashkiaku i sotëm nuk është gjë tjetër veçse një legalizues i realitetit të shëmtuar.  

Ky është një fakt që Kryebashkiaku e pranon vet, kur thotë se ‘ne lejojmë ndërtimin e 8 mijë apartamenteve në vit, sepse Tirana rritet me 25 mijë banorë të rinj’! Për të mos folur për legalizimin që po i bën gjendjes ekzistuese të njësive strukturore të qytetit- ku po riasfalton ndonjë rrugë, lyen ndonjë pallat, mbjell ndonjë pemë, vendos ndonjë stol apo ndonjë kosh basketbolli; por pa ndryshuar asgjë që ka vërtet ndikimin në raportet e hapsirave të hapura me ato të ndërtuara- do të ndalojmë te legalizimi i trendit migrator.

Të thuash se do të ndërtojmë që të strehojmë 25 mijë persona që po ikin nga fshatrat, qytezat dhe qytetet e tyre për të ardhur në Tiranë, është të thuash se asgjë nuk është e planifikuar në Tiranën urbane. Dikur thamë se, shqiptarët ndërtojnë informalisht, le ti ti legalizojmë ndërtesat e tyre; sot po themi se, shqiptarët po vijnë në Tiranë, le tu ndërtojmë nga një shtëpi. Më hapur se kaq, nuk mund të injorohet një shkencë si ajo e planifikimit territorial dhe urban.

Njësoj si dikur, kur ja bënë të pamundur shqiptarëve të ndërtonin formalisht, me një seri barrierash burokratike e korruptive për lejedhënien ndërtimore: sot po ja bëjnë të pamundur të jetojnë në fshatrat, qytezat dhe qytetet e tyre që po shpopullohen përditë e më shumë. Arsyeja e vetme, që karteli i ndërtimit të banesave të ndërtoj ca kulla të reja, dhe administrata klienteliste e Tiranës të japi ca leje të reja kullash.

Pa analizuar pse ky model demografiko-territorial (koncenrim-braktisje) po dëmton modelin ekonomik (përfshirë atë bujqësor), modelin politik, strukturën sociale, cilësinë urbane të jetes qytetare, dhe të tjera çështje të mëdha shoqërore, kjo mendësi legalizuese po shpopullon vendin. Çfarë mendon administrata Veliaj, se do të ndodhi me të ardhurit rishtas në qytet, kur Tirana urbane pasi i ka marrë paratë që ju kanë dërguar të afërmit nga emigracioni dhe i ka zhytyr në kredi skllavëruese për të blerë beton?! 

Jo vetëm këta, por edhe banorët eksistues të qytetit do të ndihen të përjashtuar nga modeli ekonomik i konsumit dhe nga modeli politik i kryetaro-kracisë, që prodhon modeli territorial i koncentrim-braktisjes. Të përjashtuarit gjithmon largohen, kësaj radhe do të shpopullojnë Shqipërinë. Shumë studime të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare na projektojnë vetëm 500 mijë banorë në fund të këtij shekulli.

Në pritje që kjo të ndodhi, mbetet ti nënshtrohemi torturës së fundit, në të cilën na fton Kryebashkiaku Veliaj, ku do të na sqarojë se në Tiranën e tij ‘asgjë nuk është si duket’!

Comments

  1. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017