Posts

Showing posts from March, 2022

Kurthi përçarës ku politikanët e kanë futur shoqërinë në lidhje me ndërtesat informale! Liberale, 23. 02. 2022

  Nëse ka diçka që më bezdis deri në nervozizëm është kuptimi populist sipas të cilit, çdo gjë e keqe që i ndodh individit, familjeve, komuniteteve apo gjithë shoqërisë shqiptare vjen si rezultat i politikanëve të lig të vendit. Ky kuptim i gjerë shoqëror nënkupton se shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më të mira të botës, por “fati” i keq ka bërë që ajo të drejtohet nga politikanët më të ligj të saj. Ka vetëm një arsye pse më nervozon ky kuptim, dhe ajo ka të bëjë me faktin se nuk ekziston asnjë mundësi praktike që një shoqëri e moralshme të drejtohet nga një kastë e pamoralshme. Një burrë i mençëm thoshte se çdo shoqëri merriton qeverinë që ka. Ky postulat nuk bën kuptim vetëm për shoqëritë e demokracive liberale, por edhe për shoqëritë me problem të nivelit të demokracisë. Edhe këto, dikur, kanë gabuar duke votuar apo pranuar pa reaguar të drejtohen nga një kastë e tillë. Përveç se ka probleme me të vërtetën, ky kuptim i gjerë shoqëror kontribuon në mbetjen në të njëjtën