Kurthi përçarës ku politikanët e kanë futur shoqërinë në lidhje me ndërtesat informale! Liberale, 23. 02. 2022

 

Nëse ka diçka që më bezdis deri në nervozizëm është kuptimi populist sipas të cilit, çdo gjë e keqe që i ndodh individit, familjeve, komuniteteve apo gjithë shoqërisë shqiptare vjen si rezultat i politikanëve të lig të vendit. Ky kuptim i gjerë shoqëror nënkupton se shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më të mira të botës, por “fati” i keq ka bërë që ajo të drejtohet nga politikanët më të ligj të saj.

Ka vetëm një arsye pse më nervozon ky kuptim, dhe ajo ka të bëjë me faktin se nuk ekziston asnjë mundësi praktike që një shoqëri e moralshme të drejtohet nga një kastë e pamoralshme. Një burrë i mençëm thoshte se çdo shoqëri merriton qeverinë që ka. Ky postulat nuk bën kuptim vetëm për shoqëritë e demokracive liberale, por edhe për shoqëritë me problem të nivelit të demokracisë. Edhe këto, dikur, kanë gabuar duke votuar apo pranuar pa reaguar të drejtohen nga një kastë e tillë.

Përveç se ka probleme me të vërtetën, ky kuptim i gjerë shoqëror kontribuon në mbetjen në të njëjtën gjendje shoqërorore. Pra, mbetjen në gjendje ku djemtë më të këqinj të vendit drejtojnë punët e tij, për aq sa kjo mund ti afrohet realitetit. Kjo sepse, ndërsa fajësojmë “fatin” që na ka “rrënë” të kemi politikanë të pamoralshëm, ne heqim dorë nga mundësia për tu vet-korrigjuar në mënyrë që kjo gjë të mos ndodhi në të ardhmen.

Prezantuar këtë konteks të përgjithshëm, ndihemi të lirë të pranojmë edhe faktin tjetër. Punët e Shqipërisë nuk i kanë drejtuar djemtë më të mirë të kombit, kushdo qoftë kuptimi që secili prej nesh i jep këtij koncepti. Nëse fokusohemi vetëm në 30 vitet e fundit kur shoqëria shqiptare ka pasur pritshmëritë më të larta, mund të thuhet se shpesh herë politikanët e kanë futur shoqërinë në kurthe përçarëse mes vetes. Kurthe ku shoqëria shqiptare, veçanërish edhe për mungesë të moralit të vet, ka rënë me lehtësi.

Ato janë të shumta, veçanërisht në lidhje me përplasjen e të drejtave negative (natyrore) të individit që origjinalizojnë prej asaj që Lock, apo Hobbes e shumë filozofë të tjerë do ti quanin ‘gjendja natyrore’; me të drejtat pozitive të qytetarit, të cilat e kanë themelin te kuptimi sipas të cilit shteti krijon të drejta dhe ja shpërndan ato qytetarëve. Në këtë shkrim modest ne do të flasim mbi kurthin qeverisës, sipas të cilit ‘familjet që kanë ndërtuar banesën e tyre në mënyrë informale i paskan grabitur familjeve të tjera tokën mbi të cilën kanë ndërtuar’!

Rënia e shoqërisë shqiptare në këtë kurth, ka bërë që jo vetëm fenomenit të ndërtimit informal të mos i jepet zgjedhje as pas një çerek shekulli kur mund të adresohej vetëm për gjashtë muaj; por mbi të gjitha të krijohet një përçarje e thellë midis këtyre dy grupeve shoqërore, e cila do ti mbivendosej shumë përçarjeve të tjera që ka pësuar shoqëria shqiptare, që prej pranimit prej saj të ideve etatiste e bolshevike 80 vite më parë.

Në fakt, nuk ka gjë më absurde se të thuash se toka mund të grabitet një individi, nga një individ tjetër. Mund të ndodhte në kohën kur shoqëritë ishin në ‘gjendje natyrore’, por jo në kohët e sotme, ku edhe shoqëritë më primitive, përfshirë edhe atë shqiptare, janë organizuar dhe funksionojnë brenda hapsirës së ‘shoqërisë politike’ dhe dizainit të saj institucional. Pra, kanë krijuar institucione shtetërore, të cilat kanë detyrë parësore, edhe regjistrimin e ‘pronësive të paluatshme’ të qytetarëve. 

Nuk ekziston pronë më e paluatshme sa pronësia mbi tokën. Ajo (toka) ka qënë aty prej 4.6 miliard vjet më parë, dhe ne shpresojmë se do jetë aty edhe për 4.6 miliard të tjera. Ajo, apo pjesëza të saj, as mund të vidhet as mund të grabitet, në shoqëritë politike ku titujt e pronësisë mbi të i ka të regjistruara shteti. Ose më sakt, nuk mund të vidhet e grabitet nga një indivit, sepse shteti e bën sa herë të dojë, sikurse e ka bërë shteti shqiptar disa herë në këto 77 vitet e fundit.

Ky është thelbi i kurthit përçarës ku politikanët e pamoralshëm e kanë futur shoqërinë shqiptare në lidhje me formalizimin e ndërtesave informale. Ajo ju ka mbushur mendjen familjeve që kanë trashëguar tituj pronësie mbi tokën, se janë ndërtuesit informal që ju kanë grabitur atë. Ndërkohë ju ka mbushur mëndjen ndërtuesve informal se është në të drejtën e shtetit (pra të tij) t’ju dhuroj atyre tokën në pronësi të dikujt tjetër. Medemek, shteti krijon të drejta dhe i shpërndan ato te qytetarët!

Kështu, si përfundim logjik i rënies në këtë kurth etatist dhe përçarës: dy grupet e qytetarëve urrehen mes vetes; proçesi i formalizimit të ndërtesave informale ka mbetur në vend; proçesi i “kthim kompensimit” të pronave është harruar; ndërkohë që shoqëria shqiptare si një e tërë, trashëgon një borxh të brendshëm prej dhjetëra miliard euro për “xhymertllëkun” e qeverisjeve etatiste me titujt e pronësive të paluatshme të shqiptarëve!

Comments

  1. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017