Posts

Showing posts from July, 2022

Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë! Liberale, 03. 07. 2022

  ‘Varësia nga shteti’ është një nga barrierat më të mëdha me të cilat përballet një shoqëri në tranzicion nga një regjim etatist drejt një sistemi demokratik dhe liberal. Është e kuptueshme, një shoqëri e cila për një kohë të gjatë është organizuar dhe ka funksionuar në një strukturë etatiste të dizainit institucional, e ka në kufinjtë e të pamundurës të shkëputet nga mentaliteti i pritjes që shteti tju zgjidhi të gjitha problematikat e jetës, bile edhe t’ju siguroj mirëqënie. Nga ana tjetër, qeveria jo vetëm nuk mundet ta realizojë këtë aspiratë populiste, por as nuk ka dëshirë ta bëj. Synimi i saj është si ta varësoj shoqërinë ndaj vetes, çfarë i jep asaj pushtetin e pakufijshëm për të vepruar si i pëlqen. Për më tepër, nëse qeveria do zgjidhte të gjitha problematikat e shoqërisë, atherë kujt do ti duhej më qeveria. Problemet e shoqërisë janë “lënda e parë” e pushtetit politik. Ky është një nga pohimet më të vërtetuara në të gjitha rastet kur një vend e kryen këtë tranzicion, por