Posts

Showing posts from July, 2016

SA PALMA KUSHTON NJË STADIUM I RI? Mapo, 20. 07. 2016

Image
Shqipëria e erës Rama po mbushet me palma. Duket se për shijet e rilindjes urbane ato pemë janë të parezistueshme. Ndërsa vet palmat, nuk i rezistojnë dot ‘buburecit të kuq’. Një virus ky që e kalb deri në vdekje. Sikurse ndodhi në Sarandë ku degradimi vegjetativ, i palmave të mbjella trecerek shekulli më parë, detyroi prerjen e mbi 150 prej tyre. Humbje e madhe! Dhe të mendosh se palmat ndihen shumë mirë në klimën bregdetare të Sarandës, apo të Vlorës, ku gjithashtu kemi pësuar të njëjtën humbje. Kjo, duket se, është arsyeja pse palmat e programuara për tu mbjell në Lungomare u zëvendësuan me pisha. Këto mendime më kalonin në mëndje ndërsa “shijoja estetikën dhe lehtësirat” që ofron sot kryevepra e rilindjes urbane, Lungomare e Vlorës, kur u njoha me një arritje po kaq simbolike të saj: shkatërimin e Stadiumit ‘Qemal Stafa’. Një ekran i madh televiziv më njohu me këtë arritje të re- sikurse asnjëherë në këto 25 vjet- ndërsa shfaqte pamje të Kryeministrit që i sqaronte dicka me këmbë