Posts

Showing posts from February, 2023

Tortura e re që na ofron Veliaj! Liberale, 31. 01. 2023

  Kushdo që ka shkruajtur apo ka folur ndonjëherë me gjuhën e kërkimit shkencor e di se edhe punimi më i keq përfshin një prezantim të pikave të dobëta të tij. Nëse bën një replikë teknike, është e domosdoshme të prezantosh edhe ku personi që po replikon ka të drejtë. Këtë parim deontologjik kam ndjekur edhe unë, sa herë kam opinionuar mbi punët e qeverisjes në çështjet urbane e territorial. Me qeverisjen e administratës lokale Veliaj ka qenë në kufijtë e të pamundurës, por ja kam dalë. Ajo i ka dhënë një zgjidhej të mirë lokalizimit të stacioneve transportit interurban të qytetit. Nëse administrata Basha vendosi ti grumbullonte të gjitha tranzitet në një Terminal të vetëm që e cilësuan ‘Multimodal’; administrata Veliaj e ndahu këtë fluks hyrës në dy pika të ndryshme, në përputhje me origjinën gjeografike nga ku këto flukse gjeneroheshin. Aq më gëzoi ky fakt sa mezi prisja që ndonjë gazetar të më vinte përpara pyetjes shpesh të përsëritur ‘A ka bërë ndonjë gjë mirë, administrata e