Posts

Showing posts from March, 2018

NJË LIGJ PËR STREHIMIN SOCIAL DHE TRE KEQKUPTIME QEVERISËSE! Mapo, 30. 03. 2018

Image
Vitin e pestë të qeverisjes Rama, ekipi rilindas u kujtua edhe për familjet që nuk kanë mundësinë financiare ti drejtohen tregut të shit-blerjes së banesave. Edhe kësaj radhe, sikurse shpesh në këto vite, për ti dhënë përgjigje shteruese këtij fenomeni shoqëror rilindasit ju drejtuan instrumentit të ‘reformimit nga niveli qëndror qeverisës’. Dhe zgjodhën një nga dy mënyrat e vetme që ata njohin, hartuan një ligj të ri për të ndihmuar me paratë publike këtë shtresë të popullsisë. Socialistët e rilindur nuk hartuan politika kombëtare, impakti i të cilave të rriste aftësitë paguese të qytetarëve për tu përfshirë në tregun ekzistues të banesave, sepse për të majtët është e pamundur të kuptojnë rrugë të tilla. Ata nuk e trajtuan as me mënyrën më komune të të majtës, planifikimin dhe alokimin e më shumë parave publike për përballuar këtë ndihmë që shteti u jep qytetarëve në nevojë. Jo, ata thjeshtë u mjaftuan me rishkrimin e një draftligji për këtë cështje. Për brendinë e dispozitave t

VELIAJ DHE DEKORATAT GLOBALE. Mapo, 19. 03. 2018

Image
Një shkrim i autores Laura Laker botuar këto ditë në gazetën britanike ‘The Guardian’, tërhoqi vëmendjen time. Ajo që më provokoi habi te unë, nuk ishte përfshirja e një qyteti si Tirana në një shkrim të prestigjozes Britanike që po mbush dy shekuj jetë. Ishte fakti, se në pjesët ku flistej për qytetet e Rotterdamit, Vancouverit, Lexingtonit dhe Bogotas autorja transmetonte fjalët e saj, ndërsa në pjesën për Tiranën i referohej apo mbështetej në citime të z. Veliaj! Dhe nga kjo, sipas interpretimit tim modest, duhet të kuptojmë se autorja ngarkonte veten me përgjegjësi publike vetëm mbi vërtetësinë e informacionit për katër qytetet e tjera, por jo për Tiranën urbane. Sidoqoftë, ne nuk jemi të interesuar për marrdhënien e besimit midis autores, gazetës dhe lexuesve britanike, por për vlerën e punëve të administatës Veliaj. Si një shembull emblematik, shkrimi në ‘The Guardian’, koicidon në kohën e duhur për të prezantuar grupin e tretë të tyre. Punët e ‘njeriut që punon’ të tipi

RISHPËRNDARJE TË POPULLSISË NË TERRITOR NGA QASJA VENDORE! Mapo, 09. 03. 2018

Image
Jo shumë kohë më parë u gjenda në një debat televiziv mbi Kullat e Tiranës me numrin dy të Bashkisë, z. Mazniku. Dy ishin bindjet që mu ngulitën: përball tij ishte e pamundur të shtjelloje ndonjë tezë apo argument; dhe se administrata e bashkisë nuk kishte njohuritë bazike mbi cfarë është, dhe për cfarë shërben planifikimi territorial. E ngatëronin me legalizimin e trendit rastësor të lëvizjes demografike. Edhe lejimin e ndërtimit të Kullave e justifikonin si përgjigje ndaj ardhjes së banorëve të rinj (rritjes mekanike të popullsisë). Totalisht në të kundërt, detyra e parë e kësaj shkence të aplikuar është të përcaktojë kapacitin (popullsinë) mbajtës të territorit vendor në studim, dhe të gjejë mënyrat (politikat publike) që ky kapacitet të respektohet. Mbajtja e një balance në shpërndarjen e popullsisë nëpër territorin kombëtar, në fakt, është një detyrë primare e qeverisë qëndrore, porse edhe qeverisja vendore mund të bëj shumë për këtë synim kombëtar. Gjë për të cilën modestis