Posts

Showing posts from July, 2017

ERJON HARROJE BLOOMBERGUN, REND PAS RED KENIT! Mapo, 28. 07. 2017

Image
Një blasfemi mediatike u përshfaq javën e kaluar, kur filtrat e një pjese të medias toleruan dhe mediatuan informacionin se Tirana është ‘ qyteti më i ndotur i vendit ’. Informacioni vinte nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, por gjithsesi të guxosh të kritikosh punën e shefit të propogandës Kombëtare, është një “blasfemi” e vërtetë. Për më tepër, kur ky njeri shpërndan ‘lejet e ndërtimit’. Sidoqoftë, situata u balancua në pak minuta kur të njëjtat media raportuan se z. Veliaj ishte në New York me ish-kryebashkiakun Bloomberg. Lajmi se ‘ z.Veliaj u përzgjodh si një nga 40 kryebashkiakët më të spikatur të botës për hapjen e programit “Bloomberg-Harvard City Leadership Initiative” , asnjëansoi plotësisht dëmin e lajmit të parë. Kurse shtojca se ‘ nisma u krijon mundësi pjesëmarrësve të përfitojnë grante nga Bloomberg Philanthropie ’ e lartësoi z. Veliaj në sytë e atyre shqiptarëve që mbeten në pritje të të huajit të pasur që ju paguan faturat. Michael Bloomberg  është Kyebashkiaku mil

DISFATA E TRIESTES E KA EMRIN RILINDJE URBANE! Mapo, 21. 07. 2017

Image
Për opinionin e gjerë shqiptar të ditëve të fundit, me të cilin mund të njihesh letësisht dhe gjerësisht në median sociale, Samiti i Triestes solli tre element për debat public. Të radhitura kronologjikisht ato ishin: Kryeministri Shqiptar pjesmorri në takimet e Samitit i veshur me kostum dhe atlete të bardha adidas; në të u konkludua krijimi i Jugosllavisë së Re që përfshin edhe Shqipërinë; dhe Shqipëria nuk mori asnjë qindarkë nga fondet që u ndanë për ndërtim të infrastrukturës kombëtare dhe rajonale! Për veshjen e Kryeministrit kishte statuse pa fund. Nga ato që e justifikonin me argumentin e ndonjë sëmundje të mundshme të mesit apo shtyllës kurrizore që e detyronte të përdorte atlete dhe jo këpucë me lidhëse, deri te ata që e anatemonin me arsyetimin se Kryeministri Shqiptar nuk mund të sillet e vishet ndryshe nga mënyra e tij provokative i të bërit të gjërave, apo se ky veprim është një fyerje për gjithë popullin shqiptar.   Këtë element të debatit publik e mbylli vet z. Rama

RIKONCEPTIM I QEVERISJEVE ËSHTË NJË DOMOSDOSHMËRI! Mapo, 12. 07. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa rikonceptuar qeverisjet. Si asnjëherë tjetër në këto vite, që të nesërmen e ditës së zgjedhjeve u kuptua se kush ishte fituesi e kush humbësi i tyre. U deshën pak ditë më shumë që ky rezultat i pritshëm të merrte formë të plotë zyrtare. Lista Basha humbi drastikisht zgjedhjet, dhe bashkë me të ra edhe ‘Republika e Re’ e tij. E kam fjalën për ‘Republikën e Re’ të premtimeve populiste e socialiste që z. Basha dhe ‘ ekipi i tij fitues’ i shfaqi në premierën e 13 majit dhe i përsëriti shumë herë përgjatë fushatës elektorale. E kam fjalën, gjithashtu, për atë ‘Republikë të Re’ ku ‘ e vjetra shëmbet, kohët ndryshojnë, një jetë e re lulëzon gërmadhash ’ e huazuar nga një hartim i komunistit 15 vjecar Qemal Stafa, që më vonë u kthye në himnin e shkatërimit komunist të cdo gjëje tradicionale dhe patriotike. Por kurrsesi, nuk e kam fjalën për tonën ‘Republikë të Re’, që as premton e as shkatërron, por