DISFATA E TRIESTES E KA EMRIN RILINDJE URBANE! Mapo, 21. 07. 2017
Për
opinionin e gjerë shqiptar të ditëve të fundit, me të cilin mund të njihesh letësisht
dhe gjerësisht në median sociale, Samiti i Triestes solli tre element për debat
public. Të radhitura kronologjikisht ato ishin: Kryeministri Shqiptar
pjesmorri në takimet e Samitit i veshur me kostum dhe atlete të bardha adidas;
në të u konkludua krijimi i Jugosllavisë së Re që përfshin edhe Shqipërinë; dhe
Shqipëria nuk mori asnjë qindarkë nga fondet që u ndanë për ndërtim të
infrastrukturës kombëtare dhe rajonale! Për veshjen e Kryeministrit kishte
statuse pa fund. Nga ato që e justifikonin me argumentin e ndonjë sëmundje të
mundshme të mesit apo shtyllës kurrizore që e detyronte të përdorte atlete dhe
jo këpucë me lidhëse, deri te ata që e anatemonin me arsyetimin se Kryeministri
Shqiptar nuk mund të sillet e vishet ndryshe nga mënyra e tij provokative i të
bërit të gjërave, apo se ky veprim është një fyerje për gjithë popullin
shqiptar.  Këtë element të debatit publik e mbylli vet z. Rama me përgjigjen carmatosëse ‘Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur me kohë cështjen e lirisë së veshjes si liri themelore të njeriut…’, kështu që duke shpresuar se herën tjetër z. Rama nuk do e ushtrojë lirinë themelore të veshjes me shapka plazhi, na mbetet ta mbyllim edhe ne. Për të kaluar te një element tjetër i debatit mbi Samitin, atë të: Tregu i Përbashkët Rajonal, a mos do të thotë Jugosllavi e Re? Pyetje shumë shqetësuese kjo për shqiptarët, një pjesë e të cilëve sapo kanë dalë nga thundra e Jugosllavisë së Vjetër! Përgjigje që me pyetjet e duhura kushdo mund t’ja japi vetes: nëse po integrohemi në BEn e rajoneve, kush mendoni se do jenë shtetet e tjera të rajonit tonë?; nëse Serbia është qëndra më e fuqishme ekonomike e tij, kush mendoni se do e drejtojë rajonit?; dhe nëse Serbia drejtohet nga i njëjti botkuptim lidershipi si i ish-Jugosllavisë, cfarë modeli mendoni se do ketë rajoni?
Sidoqoftë,
le t’ja lëmë detyrën e vëshirë të një përgjigje shteruese e profesonale
ekspertëve të gjeopolitikës dhe marrdhënieve ndërkombëtare, për të kaluar te
elementi më pragmatik dhe më i qënësishëm nga pikëpamja e debatit publik. Sepse
në fund të fundit Samiti i Triestes, si pjesë e procesit të Berlinit, këtë
specifikë kishte. Përgjigjja e pyetjes 3 milion e 35 euroshe: sa financime përfitoi
Shqipëria?; është Shqipëria përthithi 3 milion e 35 euro! Të paktën kjo është
shiftra zyrtare e servirur nga qeveria në konferencën për shtyp të
mbajtur për këtë temë. Konferencë, ku megjithëse Kryeministri i vendosi
gazetarëve kushtin që në kronikat e tyre të flitej vetëm për Samitin, ai vet e
shkeli kur foli më shumë për programin ‘1
miliard euro’ të qeverisë Rama 2, se për financimet nga Trieste. Gjë që në
fakt shpjegon, përvecse në dimensionin sasior edhe në atë cilësor, përfitimin
real të Shqipërisë nga procesi i Berlinit dhe konkretisht nga Samiti i
Triestes.Në procesin e Berlinit janë përfshirë gjashtë vendet Ballkanike që nuk janë antarë të Bashkimit Europian. Ai (procesi i Berlinit) ka krijuar një xhep europian të quajtur Instrumenti i Investimit të Ballkanit Perëndimor ku këto gjashtë shtete të përfshira në këtë proces kanë mundësinë që nëpërmjet paraqitjes së projekteve të aksesojnë grande nga Komisioni i Bashkimit Europian. Kjo ndodhi në Trieste, por ndryshe nga si e paraqiti propaganda qeveritare, sipas të cilës Shqipëria qëndronte në vend të parë me pesë projekte, në Samitin e Triestes të dy vendet e banuara nga shqiptarë nuk paraqitën asnjë projekt për financim. As të sektorit të transportit (lëvizshmërisë) dhe as të sektorit të energjitikës. Në Samit u pranuan për financim shtatë projekte të transportit dhe energjitikës. Nga këto shtatë projekte që u paraqitën dhe u financuan me vlerë preventive rreth 0.5 miliard euro, katër ishin të Bosnjë Hercegovinës, dy të Serbisë dhe një i Malit të Zi.
Arsyet e këtij dështimi të turpshëm të
Qeverisë nuk lindën në Samit. Ato lindën ditët kur z. Rama ishte në opozitë dhe
refreni i diskursit të tij ishte shprehja ‘rrugë…
rrugë … rrugë, por rrugët nuk hahen’! Ato u rritën përgjatë katër viteve
qeverisje, kur Kryeministri i iku cështjeve kombëtare për tu marrë me ato
lokale. Atherë kur e konvertoi Republikën në Republikën e Fasadave dhe veten në
Kryebashkiak të Republikës. Atherë kur në vend të përgatitjes të projekteve për
infrastrukturë kombëtare, investoi 550 milion euro të shqiptarëve të sotëm dhe
të nesërm për të ndërtuar ‘Sehirhanet e Dembelave’ në qëndrat kryesore të
qyteteve. Ndërkohë, institucionet e BE nuk janë kaq të cmendura sa të tallen me
taksapaguesin europian. Prandaj ja dhanë ato 3 milion e 35 eurot në Trieste,
sepse rruga e zhvillimit nis nga hartimi i projekteve.
Comments
Post a Comment