Posts

Showing posts from March, 2021

Përfshijnë gjithçka gjejnë, mjafton ti shmangen politikes! Liberale, 15. 03. 2021

  Gara mes partive këtë javë hyri në një fazë të dytë, atë të prezantimit të kandidatëve. Me fjalë të tjera, partitë dorëzuan listat me emra individësh, të cilët synojnë që duke përdorur partitë të bëhen përfaqësues të sovranit në Kuvend. Ky në fakt është thelbi i marrdhënies midis kandidatëve për përfaqësues të sovranit, partive që duhet të ishin politike dhe vet sovranit. ‘Gjëja e parë’ që dallohet në këtë fazë të dytë para zgjedhore, ishte fakti se partitë i dërguan këto lista dy-tre minuta përpara se të mbyllej afati ligjor. Kjo është një praktikë që ndodh prej disa proçesesh zgjedhore. Partitë e mëdha i dërgojnë listat në minutat e fundit, për të shmangur që ndonjë individ, të cilin nuk e kanë përfshirë në lista e tyre, të futet në listën e ndonjë partie tjetër.   Thënë këtë, është e qartë pse individët përdorin partitë ‘për tu bërë përfaqësues të sovranit’. Për këtë shërben edhe kodi zgjedhor, i cili siguron që partitë të jenë ‘e vetmja rrugë’, nëpërmjet të cilës një individ

Dy fjalë mbi marrinën se në Shqipëri nuk ka të majtë! Liberale, 08. 03. 2021

  Në Shqipërinë e tranzicionit nuk është korrupsioni problematika e parë, apo më së paku nuk është ai prodhuesi i ‘të gjithë të këqijave që gëzojmë sot’. Ai është pasoja më e dukshme dhe më e propoganduar e mendësisë socialiste që ka frymëzuar qeverisjet e tranzicionit, por kursesi shkaku. Shkaku është i qartë si drita e diellit për këdo që ka lexuar diçka mbi filozofitë politike. Ai është qasja etatiste dhe centralizuese e elitës partiake ndaj qeverisjes në këto vite tranzicion. Kjo qasje nuk është shfaqur në zbrazëtirë të mendimit shoqëror. Akoma më pak, nuk ka ekzistuar një konflikt kuptimor mbi rrugën që duhet të ndiqte Shqipëria në këto vite, midis shoqërisë dhe elitës politike të vendit. Në këtë konteks, është e qartë, gjithashtu, se masa dërmuese e shoqërisë e kishin kuptuar demokracinë dhe kapitalizmin, si një rend shoqëror ku shteti të jep më shumë ‘gjëra falas’ se në socializëm. Fatkeqësisht, edhe sot shoqëria shqiptare ndan të njëjtin kuptim. Elita politike në qeverisje,

I pengmarrë nga ‘Shoqëria Politike’. Liberale, 01. 03. 2021

Konceptin ‘shoqëri politike’ e ka sjellë për herë të parë filozofi britanik John Locke pothuajse 250 vjet më parë. Sipas tij, njerëzit në ‘gjendje natyrore’ hoqën dorë nga pushteti ekzekutiv për të mbrojtur ‘të drejtat natyrore’ të tyre, për tu bashkuar në një ‘shoqëri politike’. Kësaj ja dorëzuan këto të drejta, “si një mënyrë më efikase për të arritur paqen dhe lumturinë”. Nga ana e saj ‘shoqëria politike’ ngriti institucione për ti mbrojtur në mënyrë të organizuar këto të drejta. Locke dallonte të drejtën e lirisë, jetës dhe pronës, si të drejta natyrore të individit. Për të, qeverisjet e ‘shoqërisë politike’ kishin vetëm një detyrë, atë të mbrojtjes së këtyre të drejtave të patjetërsueshme të individit. Ky ishte edhe kuti i tyre, kurse mos kryerja e kësaj detyre apo akoma më keq shkelja e këtyre të drejtave ishte arsyeja pse qeveritë duhet të largoheshin. Në të njëjtin libër Locke na sqaron pse është e rëndësisë bazike për ‘shoqërinë politike’, ajo që Dukheim do ta quante ‘soli