Përfshijnë gjithçka gjejnë, mjafton ti shmangen politikes! Liberale, 15. 03. 2021

 

Gara mes partive këtë javë hyri në një fazë të dytë, atë të prezantimit të kandidatëve. Me fjalë të tjera, partitë dorëzuan listat me emra individësh, të cilët synojnë që duke përdorur partitë të bëhen përfaqësues të sovranit në Kuvend. Ky në fakt është thelbi i marrdhënies midis kandidatëve për përfaqësues të sovranit, partive që duhet të ishin politike dhe vet sovranit.

‘Gjëja e parë’ që dallohet në këtë fazë të dytë para zgjedhore, ishte fakti se partitë i dërguan këto lista dy-tre minuta përpara se të mbyllej afati ligjor. Kjo është një praktikë që ndodh prej disa proçesesh zgjedhore. Partitë e mëdha i dërgojnë listat në minutat e fundit, për të shmangur që ndonjë individ, të cilin nuk e kanë përfshirë në lista e tyre, të futet në listën e ndonjë partie tjetër. 

Thënë këtë, është e qartë pse individët përdorin partitë ‘për tu bërë përfaqësues të sovranit’. Për këtë shërben edhe kodi zgjedhor, i cili siguron që partitë të jenë ‘e vetmja rrugë’, nëpërmjet të cilës një individ të bëhet deputet. Jashtë dëshirës së partive, barierat që duhet të kaloj një idivid me këtë aspirat, janë praktikisht të pakapërcyershme, por kjo është një çështje krejt tjetër.

Te çështja për të cilën po flasim, na con çudia sesi mundet një individ të kaloj nga lista e një partie te lista e një partie tjetër! Nuk bën kuptim. Nëse një individ pret ta gjej emrin e tij në një listë kandidatësh, do të thotë se ai i përket asaj “familje” politike. Nga ana tjetër, si mund të pretendojë i njëjti individ të jetë në një listë tjetër, menjëherë pasi “familja” e ka lënë jashtë liste!  

Përgjigja është shumë e thjeshtë, dhe ne e kemi përsëritur me dhjetëra here. Partitë shqiptare nuk janë politike! Janë familje, apo më sakt, janë si ato lloj organizatash që e prezantojnë veten si familje, por jo organizata politike. Një organizim politik, formësohet rreth një seti parimesh politike, apo rreth një ideologjie, të cilat një individ nuk mund ti ndryshojë dot në pak minuta.

Nëse partitë do të ishin politike proçesi i kalimit nga një ‘listë’ te një tjetër do të kërkonte vite. Në këtë rast, individi me partinë do të ishte i lidhur përshkaqe parimore dhe jo me ‘marrveshjen që ka me kryetarin’. Në këtë rastin e dytë, që duket se është rasti ynë, individi është i përligjur që të ndryshoj partinë sa herë që kryetari nuk i përmbahet ‘marrveshjes për ta futur në listë’.

Kurse sipas rastin e parë, atje ku individi është i lidhur me shumë indivitë të tjerë nëpërmjet parimeve të përbashkëta, duke formuar një parti, ky lloj kapërcimi nuk ndodh. Ose, e pakta më e sigurtë, nuk ndodh brenda pak minutash. Ai kërkon një dinamikë të gjatë dhe të shtrirë në kohë, transformimi kuptimor (ideologjik) për individin në fjalë ose për partinë ku ai ka aderuar.  

I tillë ishte, përshembull, rasti i Presidentit Ronal Regan, i cili për disa vite ishte antar i Partisë Demokratike përpara se të bëhej një President Republikan. I pyetur për këtë kalim “hendeku” ideologjik, Regan do të shpjegonte me detaje sesi, ai asnjëherë nuk u largua nga partia, porse ishte partia që dal nga dal pësoi një ndryshim të ndjeshëm të parimeve ideologjike të saj.

Të njëjtën gjë mund të supozojmë për Presidentin Kenedi, parimet e shpalluara të të cilit ishin shumë të ndryshme nga thelbi ideologjik i Partisë Demokratike të sotme. Fatkeqësisht, ai ndëroi jetë shumë herët, por nëse do të jetonte akoma, ai sot ideologjikisht do ti përkiste partisë tjetër. Kenedi nuk i ndryshoi parimet e tij dhe i mori ato me vete, por partia e tij mundej dhe e bëri.     

Përfundimin tonë se partitë shqiptare janë jo-politike, e vërteton edhe ‘gjëja e dytë’ që dallohet në proçesin para-zgjedhor. Secila nga partitë po krekoset para sovranit, se në listat e saj ka më shumë shkencëtarë se në partitë e tjera. Medemek, sovrani duhet të ndihet i llastuar sepse do të përfaqësohet nga shkencëtarë dhe jo nga politikanë, në institucionin më politik që ka vendi!   

Kjo në fakt, është njësoj sikur partitë të mburren se në spital nuk do të punësojnë mjekë por politikanë të shkëlqyer. Nuk ka asnjë ndryshim, përveç kuptimit të shtrëmbëtuar shoqëror mbi politikën dhe qeverisjen. Edhe në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste, kishte “deputetë” të tillë. Ata ishin ‘njerëz të spikatur në fushat prodhuese, artistike, sportive, teknike dhe shkencore’, dhe ‘kishin bërë ndonjë heroizëm të madh në luftën për ndërtimin e socializmit’.

Kjo ishte normale në atë kohë, sepse në Kuvend nuk kishte çështje politike për tu diskutuar e vendime politike për tu marrë. Politikat ishin shpallur një herë e mirë me pushtimin komunist, kurse detyra e kuvendarëve ishte thjeshtë të miratonin nismat e Partisë. E njëta qasje anti-politike prezantohet edhe sot, kur partitë për të shmangur politiken janë gati të përfshijnë edhe shkencën.

 

Comments

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete
  2. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017