Posts

Showing posts from May, 2022

Shqipëria nuk mund të ketë një antikomunist për President, jo se nuk duhet por se nuk mundet! Liberale, 26. 05. 2022

  Shqipëria nuk mund të ketë një antikomunist për President, jo se nuk duhet por se nuk mundet! Përcaktimi nga z. Alibeaj se Presidenti i ardhshëm do të jetë antikomunist më kujtoi premtimin e z. Basha, në 13 maj 2017, se Republika e tij e Re sapo të vinte në pushtet do të kompensonte ish-pronarët “me çmim europian”. Dy ishin ngjashmëritë e ndërlidhura mes vetes, të këtyre dy ‘shpalljeve politike’ nga njerëzit që kanë drejtuar opozitën shqiptare të nëntë viteve të fundit. Së pari, niveli i lartë i dimensionit cilësor apo mungesa e dimensionit sasior, çfarë i bënte të dyja premtimet të pamatshme. Si mund të matet nëse dikush është apo jo antikomunist? Kush është njësia matëse? Le të themi se mund të masim nëse dikush nuk ka qenë antar partie në kohën e komunizmit, por kjo nuk e bën antikomunist. Ka me qindra arsye pse një individ mund të mos ishte antar i partisë së punës. Përshembull, ai mund të ketë dashur por për dhjetëra arsye nuk e kanë pranuar antarët e tjerë të partisë që t