Posts

Showing posts from April, 2017

KATËR SQARIME SHTERUESE PËR SHESHIN SKËNDERBEJ. 28. 04. 2017

Image
Trafiku i mbingarkuar në zonën qëndrore të Tiranës nuk na lejon të mbyllim një sy me atë që po ndodh në sheshin Skënderbej. Pas disa investimesh të mirëmenduara në sistemin kryesor rrugor të qytetit; përmirësimit të ndjeshëm të transportit publik dhe uljes së varësisë së qytetarëve nga automjeti privat, në mesin e mandatit Basha të administrimit të Kryeqytetit, sheshi Skënderbej e humbi funksionin si kryqëzim kryesor i rrymave të trafikut. Si koseguencë logjike, prej disa vitesh, trafiku motorik nuk bllokohej më dhe në këtë kuptim ky shesh nuk përbënte më një temë për diskutimin publik. Do të vijonte kështu derisa kryetari i ri i bashkisë, z. Veliaj, ti kthehej një vizioni të vjetër të ishkryebashkiakut Rama: kthimin e plotë të sheshit Skënderbej në këmbësor. Gjë shumë e mirë kjo në pamje të parë për syrin e pavëmendshëm dhe mëndjen e pastërvitur, por që kërkon katër sqarime shteruese, të cilat ne do ti ndajmë në këtë shkrim të shkurtër të opinionit.  Gjendja e trafikut nuk do përmir

INTERVISTE PER KULLAT E TIRANES. Gazeta Standart 18. 04. 2017

Image
Intervistoi:Anesti Barjamemaj Miratimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për Tiranën, ka sjell debate në media, ky mbizotërojnë rrjetet sociale. Kundërshtitë janë të shumta, pasi pas miratimit dolën dhe disa çështje që nuk ishin bërë të ditura më parë, pasi u zbulua se do të ndërtohen kulla mbi 100 metra të larta. Deri tani janë zbuluar dy kulla, por ky plan i hap rrugë ndërtimeve të tilla. Për këtë temë ka folur për Standard urbanisti dhe drejtuesi “Urbanism and Democracy” , Gentian Kaprata. Ai ka folur rreth tezave te tij dhe probleme që ka ky plan. Sipas tij plani është shumë i nevojshëm, por mënyra se si u ndërtua dhe lënia jashtë publikut në procesin e formimit të tij ka sjell shumë devijime që janë kundër qytetit. Ditën e premte kryeministri miratoi në mbledhjen e KKT-së planin e ri urbanistik të Tiranës, dhe firmosi për ndërtimin e disa kullave shumë katëshe. Sipas mendimit tuaj a duhej dhënë drita jeshile për këto kulla? Megjithëse këto ditë fundjave të zgjatur nuk kam pa

“BLASFEMI” MBI PAZARIN E RI! Mapo, 06. 04. 2017

Image
Demagogjia e qeverisjeve të Rilindjes ka arritur në atë nivel force sa është e rrezikshme për këdo ekspert të bëj oponencën teknike të punëve të saj. Sot kemi një television të Kryebashkiakut që po punon të mbysi edhe frymën e fundit të lajmit të prodhuar nga burime të pavaruara. Kemi, gjithashtu, edhe televizionin e Kryeministrit (Edi Rama TV) i cili bën apsolutisht të panevojshëm ndjekjen e televizioneve të tjera. Në këtë realitet, kuptimi publik mbi ngjarjet në qytet e ka të pamundur të ndikohet nga mendime teknike alternative, dhe nëse aksidentalisht kjo ndodh, opinionet rrokin vlerën e blasfemisë dhe mbartësit e tyre marrin fizionominë e blasfemuesit. Të blasfemosh në kohëra “besimesh të mëdha” është shumë e rrezikshme. Por ne e kemi bërë prej vitesh, dhe do vijojmë ta bëjmë edhe sot me projektin e fundit të Rilindjes, Pazarin e Ri! Projekt që propaganda po na e shet për arritjen më të madhe të artit dhe shkencës së urbanistikës së aplikuar. Sigurisht që nuk do flasim për dim