Posts

Showing posts from July, 2020

A DO TË VIJ NJË DITË KUR AMERIKANËT TA NJOHIN TË VËRTETËN NGA RADIO TIRANA? Liberale, 06. 07. 2020

Prej vitesh nuk e ndiqja faqen e Zërit të Amerikës në facebook. Në fakt unë mbetem ndjekës formal i saj, por kisha vite që nuk i lexoja statuset e tyre me vëmendjen e dikurshme, dhe akoma më pak komentet që bënin njerëzit e tjerë në ato raportime e opinione. Hoqa dorë kur bezdisja nga komentet servile të ndjekësve të saj e tejkaloi masën e nevojës time për t’u njohur me qëndrimet e këtij institucini shumë të rëndësishëm për publikun shqiptar. Pa më të voglin dyshim, mënyra sesi radio ‘Zëri i Amerikës’ e pozicionon veten kundrejt ngjarjeve politike në Shqipëri, ka qenë grafia më e vlefshme për opininin publik në këto tre dekadat e fundit. Bile, për një grup shqiptarësh, të cilët nuk ishin të paktë, raportimet dhe opinionet e VOA përbënin të vetmen shpresë për ti mbijetuar komunizmit edhe përpara se ky të binte 30 vite më parë. Në atë kohë unë mendoja se ishin vetëm të ‘rriturit’ e familjes time, por në fund të vitit 1990-të kuptova sa të shumtë ishin ata që dëgjonin 'Zërin e të Vë

PD DUHET TË HAPET NDAJ POLITIKËS JO NDAJ POLITIKANËVE. Liberale, 29. 06. 2020

Kushdo që ka ndjekur median ditët e fundit është njohur me faktin se Partia Demokratike ka ndërmarrë dy veprime të rëndësishme politike. Së pari, ka vendosur që listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, në masën 80%, ti hartojë baza e antarësisë së partisë; dhe së dyti, të ftojë të rikthehen ‘figurat politike që janë larguar në vitet e fundit’ prej saj. Nëse vëzhgohen të dyja bashkë, këto veprime shkojnë në të njëjtin drejtim, në drejtimin e hapjes së Partisë për të përfshirë edhe kategori qytetarësh dhe ish politikanësh që nuk ishin të përfshira deri në këtë moment në proçeset vendimarrëse. Por nëse vëzhgohen të ndara duken shumë të ndryshme. Proçesi i parë tenton të përfshijë mendimin e njerëzve të zakonshëm dhe të panjohur, që në vet të parë nuk krijojnë asnjë ndjeshmëri publike; ndërsa proçesi i dytë shokon përshkak të valencës publike që kanë këta individë, dhe të lë në shoqërinë e disa pyetjeve për përgjigje.        Pyetja e parë është disi naive dhe ka lidhj