A DO TË VIJ NJË DITË KUR AMERIKANËT TA NJOHIN TË VËRTETËN NGA RADIO TIRANA? Liberale, 06. 07. 2020

Prej vitesh nuk e ndiqja faqen e Zërit të Amerikës në facebook. Në fakt unë mbetem ndjekës formal i saj, por kisha vite që nuk i lexoja statuset e tyre me vëmendjen e dikurshme, dhe akoma më pak komentet që bënin njerëzit e tjerë në ato raportime e opinione. Hoqa dorë kur bezdisja nga komentet servile të ndjekësve të saj e tejkaloi masën e nevojës time për t’u njohur me qëndrimet e këtij institucini shumë të rëndësishëm për publikun shqiptar. Pa më të voglin dyshim, mënyra sesi radio ‘Zëri i Amerikës’ e pozicionon veten kundrejt ngjarjeve politike në Shqipëri, ka qenë grafia më e vlefshme për opininin publik në këto tre dekadat e fundit. Bile, për një grup shqiptarësh, të cilët nuk ishin të paktë, raportimet dhe opinionet e VOA përbënin të vetmen shpresë për ti mbijetuar komunizmit edhe përpara se ky të binte 30 vite më parë.

Në atë kohë unë mendoja se ishin vetëm të ‘rriturit’ e familjes time, por në fund të vitit 1990-të kuptova sa të shumtë ishin ata që dëgjonin 'Zërin e të Vërtetës'. E dëgjonin me frikën për jetën dhe nuk guxonin ta komentonin atë që kishin dëgjuar. Në të kundërt, në vitet e tranzicionit, shqiptarët më shumë e komentonin sesa e dëgjonin Zërin e Amerikës. Ndërsa komentet e tyre ngjanin më shumë si lutje e falenderime ndaj “Zotërve” që ju sollën dhe po ju mbronin demokracinë, sesa opinione racionale mbi shkrime redaksionale e gazetareske. Kalimi i masës gjithmon prodhon një mbingopje, dhe kjo solli që unë prej vitesh nuk e ndiqja më institucionin prej të cilit shqiptarët prej dekadash njiheshin me të vërtetën. Do të ishte kështu deri pak javë më parë kur ngjarje të jashtëzakonshme prekën Amerikën e madhe të demokracisë liberale.

Një oficer policie ushtroi dhunë vdekje prurëse mbi një qytetar amerikan, dhe kjo ngjarje u kthye në një shkëndijë për një zjarr që po përfshin gjithë vendin. Nuk kam ndërmend të harxhoj rreshta të këtij shkrimi të opininit mbi çfarë po ndodh në Atdheun e Lirisë, sepse megjithëse të çensuruara me kujdes të madh, ato ngjarje po vijnë në njohjen e çdo qytetari të botës perëndimore. Thelbi i gjithçkaje është një urrejtje e frikshme e një pjese, jo të anashkalueshme, të shoqërisë amerikane ndaj themeleve të Atdheut të tyre! Këta po sulmojnë të gjitha vlerat e demokracisë amerikane, nisur nga baballarët themelues që ndërtuan shtetin më demokratik që ka njohur historia moderne botërore, flamurin kombëtar si shprehje e unitetit kombëtar, dhe liritë e individit dhe pronën private mbi të cilin kanë ngritur rendin ekonomik dhe politik për 244 vite.

Ishin këto ngjarje që rikthyen vëmendjen time të përqëndruar ndaj asaj që unë e konsideroja; Institucionin e të ‘Vërtetës që vjen nga Liria’. Por ajo që përjetova ishte zhgënjyese. Megjithëse kushdo e ka parë dhunën e ushtruar në këto protesta apo zgjatime të tyre, radio Zëri i Amerikës na prezantoi me ‘protesta paqësore’ dhe ‘protestues paqësor’! Protestuesit i vënë zjarrin Brooklyn-it dhe gjithë Neë Yorkur; Minneapolis; Trenton-it të Neë Jersey-it, dëmtojnë e grabisin qindra dyqane firmato të Manhattan, por për Zërin e Amerikës po protestojnë kundër dhunës së policisë. Ata shtëngojnë me presion psikologjik e me forcë fizike qytetarë të tjerë të kërkojnë falje të ulur në gjunjë që ‘janë të privilegjuar se janë të bardhë’, apo të puthin këpucët e disa qytetarëve të tjerë afro-amerikan, por për Zërin Amerikës po protestojnë për barazi racore.

Nëse e vërteta nuk mbretëron në të thënin dhe të shkruajturin, atje ka probleme të mëdha me lirinë. Kjo është ajo që më shqetëson e më frikëson këto kohë të vështira. Sigurisht që ndryshe me Shqipërinë e 1945, Amerika e 2020 nuk do bjeri preh e ideologjive kriminale kolektiviste klasore apo racore. Dhe në këtë kuptim, ndryshe nga shqiptarët e gjysëm shekullit të kaluar që të vetmen shpresë për të mësuar të vërten e investuan te media e një vendi tjetër, amerikanët e sotëm nuk e kanë të nevojshme sepse të vërtetën e kanë pjesë të ADN-së së tyre kulturore. Ata do ta kuptojnë se ajo që ju duhet nuk është një revolucion marksist që “tranformon” rrënjësisht shoqërinë amerikane, por një evolucion që kërkon të përmirësoj përditë e nga pak individin, dhe do ti largohen këtij përshtjellimi shoqëror që e ka pushtuar prej disa javësh. Prandaj amerikanët do të vijojnë ta mësojnë të vërtetën nga Zëri i Amerikës dhe jo nga Radio Tirana, Radio Moska apo Radio Pekini, fat që nuk e patën shqiptarët, rusët e kinezët e para 30 viteve apo të sotëm.


Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017