Posts

Showing posts from August, 2017

REPUBLIKA E LEGALIZIMEVE. Mapo, 25. 08. 2017

Image
Këtë të martë Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, doli në një ‘Deklaratë për Shtyp’. Ai nuk i njoftoi shqiptarëve përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve të ndërtimeve paleje, sikurse Kryeministri dhe ai vet ju kishte premtuar pak më tepër se 4 vite më parë. Por, ai renditi një sërë arritjesh të jashtëzakonshme të institucionit të tij në këtë proces të rëndësishëm për dimensionin territorial dhe urban të vendit. Dhe këtë e bëri me shifra. Shifra të shprehura në mënyra të ndryshme por që në asnjë rast nuk mund tu kontrollohet vërtetësia përderisa i vetmi vend ku mund të aksesohen është institucioni i ALUIZNI-t, transparenca publike e të cilit përcaktohet nga i njëjti zyrtar që i shpalli ato. Sidoqoftë, ka një të dhënë që mund të verifikohet lehtësisht, përderisa nuk varet nga ky institucion. Ky është pohimi hyrës i deklaratës, ‘ Në këto ditë të fundit të këtij mandati, dëshiroj të ndaj me ju disa rezultate të arritura në këto 1000 ditë’ . Nëse ka një gjë që ësht

VIJIMI I ‘RILINDJES URBANE’ KËRKON REFERENDUM KOMBËTAR! Mapo 16. 08. 2017

Image
Samiti i Triestes na dha një leksion papagesë. Ai i tregoi edhe më besimtarëve të Rilindjes se ka dicka të rëndë që nuk funksionon me qeverisjen. Sigurisht, ai foli për njerëzit që duan të dëgjojnë. Në asnjë rast, nuk foli për shqiptarë që janë ‘pro’ cdo gjëje që bën qeverisja, vetëm se ajo është e partisë së tyre. Për këta, Samiti i Triestes na ‘ renditi në vend të parë me pesë projekte’ dhe kjo flet për suksesin e Qeverisë Rama. Kurse njerëzit që duan të dëgjojnë, dëgjuan. Samiti i Triestes, i konsideruar jo si një xhep me para’ europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, por si një test aftësie dhe eficense për qeveritë e këtyre vendeve, na dëshmoi se qeveria jonë ishte totalisht e papërgatitur për të konkuruar në evente të tilla me projekte infrastrukturore kombëtare. Nuk ekziston matje më e saktë se kjo, për vizionin qeverisës të një vendi që aspiron të jetë pjesë përbërëse dhe e barabartë e këtij bashkimi shtetesh, i cili ishte edhe juria vlerësuese e kësaj gare. Anekdoda

VETORGANIZIMI NË CËSHTJET URBANE DHE DEMAGOGJIA MAJTISTE. Mapo, 07. 08. 2017

Image
(Një rast shqiptar dhe një praktikë perëndimore) Një ngjarje e bukur me dimension urban nuk e la pa tërhequr vëmendjen time profesionale. Një qytetar i përgjegjshëm dhe zonja e tij kishin dalë nga korniza e përmirësimit të cilësisë familjare të jetesës nëpërmjet investimit te apartamenti privat, për të kaluar te përmirësimi i jetesës duke investuar te bashkëpronësia! Ata kishin përdorur një sasi parash të familjes për të përmirësuar hapsirat e përbashkëta të pronësisë në ndërtesën e banimit ku jetonin. Nga pikëpamja urbanistike, kjo është një fitore e madhe. Së pari, nga dimensioni i nevojës së ndërtesave të banimit - si element të njësisë urbane - është shumë positive që qytetarët kuptojnë se banesa e tyre sado e modernizuar nuk ka vlerë e lokalizuar në një ndërtesë në mjerim. Së dyti, nga dimensioni i jetesës urbane në komunitete - qytetari si element i grupit në bashkëpronësi - është akoma më positive që qytetarët e kuptojnë se mirëqënia familjare nuk ka vlerë në varfërinë e k